Spitali gjigand, gati për lundrim

Ado

FISEBILIL-LAH


Ministri turk i shëndetësisë, Muhamed Muezin Oglu, ka deklaruar se tashmë gjithçka është gati për nisjen e lundrimit të anijes spital. Ai tha se ideja e ndërtimit të një anije spital, ishte ide e kryeministrit Taip Rexhep Erdogan,i cili kishte sugjeruar që Turqisë i duhet një spital shëtitës për transportin e të lënduarve nga vendet me fatkeqësi natyrore si Pakistani, apo dhe Libia më parë.
Ministri tha se anija është 200 metra e gjatë, ka 206 krevate, 10 klinika emergjence, 8 salla operacioni dhe shumë shërbime të tjera.
Ajo përmban dhe një vend të posaçëm për uljen e helikopterëve. Stafi punonjës i këtij spitali shëtitës është 157 specialistë mjekësorë dhe marinarë.
Ministri shtoi se anija do u shërbejë të sëmurëve jashtë republikës turke dhe se buxheti vjetor i saj është 100 milionë dollarë.
/Interkative.info/
 
Titulli: Spitali gjigand, gati për lundrim

Asgje e tille nuk eshte negative
 
Titulli: Spitali gjigand, gati për lundrim

Ky qenka per mua!
Ama vetem te jete deti i qet:p

Ide e mire:)
 
Back
Top