Spanjë, aksident hekurudhor, 77 viktima

Didi

C'est la vie.
Firma hekurudhore “Renfe” konfirmoi daljen e një treni nga shinat, pranë qytetit të Santiago de Compostela, në rajonin e Galicia-s.
treni-spanje.jpg


Deri tani njoftohet për mbi 77 të vdekur dhe mbi 100 të tjerë të plagosur nga një ndihmës i kryeministrit Rajoy, teksa pamjet filmike nga vendngjarja tregojnë shumë trupa të shtrirë e të shpërndarë pranë vagonëve të shkretuar.



spanjatren1.jpg



Kryeministri Mariano Rajoy pritet të udhëtojë drejt këtij rajoni ditën e enjte. Raportimet lokale bëjnë të ditur se aksidenti është më i keqi i ndodhur në Spanjë gjatë këtyre dekadave të fundit.

Treni kishte 13 vagonë, të gjithë të dalë nga shinat, ndërsa 4 prej tyre janë përmbysur tërësisht. “Renfe” njofton se në tren gjendeshin më shumë se 200 pasagjerë dhe ishte një tren “express” mes Madridit dhe Ferrolit në bregdetin gacilian.


spanjatren2.jpg


Pamjet tregojnë gjithashtu dhjetra punonjës emergjence të mbledhur pranë vagonëve të shkatërruar. Pasagjerët shfaqen të shtrirë në tokë, teksa marrin ndihmën mjekësore.

spanjatren3.jpg


spanjetreni4.jpg



Top Channel.
 

Attachments

  • spanjatren2.jpg
    spanjatren2.jpg
    37.7 KB · Shikime: 3
Titulli: Spanjë, aksident hekurudhor, 77 viktima

Spanja vajton humbjen e 80 jetëve në aksidentin tragjik hekurudhor të një dite më parë. Tre dite zije kombëtare janë shpallur në vend, ndërsa policia pret të marrë në pyetje drejtuesin e trenit të shpejtësisë së lartë, që tashme është vënë zyrtarisht nën hetim.

Më shumë se 90 pasagjerë nga 218 personat në bordin e trenit të aksidentuar në rrethinat e Santiago de Compestelas, vazhdojnë të mbeten të shtruar në spital. 30 prej sipas, sipas raporteve në media, janë në gjendje kritike për jeten. Mes tyre, ka edhe femije.

Ka te dhena se ne momentin e perplasjes, treni po udhetonte me shpejtesi dy here me te larte se kufiri i lejuar. Per Spanjen, ky ishte nje prej aksidenteve me te renda hekurudhore ne te gjithe historine e saj. Ne radhet e te lenduarve ka dhe shtetas te huaj, perfshire pese amerikane dhe nje britanik. Nje amerikan eshte ne mesin e te vdekurve. Edhe pse spanja konsiderohet si vend qe i ka kushtuar vemendje te madhe rrjetit te tij hekurudhor, duke derdhur shuma gjigande parash ne mirembajtjen e tij, aksidentet nuk kane munguar. Gushtin e 2006-s, nje tren doli nga shinat ne Villada, te Palencias duke vrare 6 vete e duke plagosur dhjetera te tjere. nderkohe, korrikun e po atij viti, perplasja e nje treni metroje ne Valencia shkaktoi 43 te vdekur.

Perpara kesaj, episodi me fatkeq i kesaj natyre konsiderohet ai i vitit 1972, kur nje aksident ne Andaluzi mori ndermjet 76 dhe 86 jete njerezish. Ngjarja e 1944-tes, kur qindra vete vdiqen nga perplasja ne Torre del Bierzo, eshte me i rendi ne dekada te tera. Drejtuesi i trenit ne qender te tragjedise se fundit, Francisco Jose Garzon Amo ka marre vetem disa plage te lehta dhe per momentin, nuk dihet nese hetimet do te perqendrohen edhe mbi persona te tjere pervec tij.

52-vjeçari ka 30 vjet eksperience pune me kompanine Renfe, ndersa ne linjen ne fjale punonte prej me shume se nje viti. Vagonat e permbysur te trenit u levizen nga binaret me vinca e po analizohen me kujdes, por nga verifikimet paraprake rezulton se treni nuk ka pasur probleme teknike. Garzon Amo eshte nen akuza per faktin se ka kaluar limitin e shpejtesis nga 80 km qe lejohej ne tek kthesa po ecte me 180km nga disa hetime duke pare dhe faqen e tij te fb nuk ishte hera e pare qe makinisti kalonte limitet e shpejtesis. Burri ka thene qe do veten te vdesi tani dhe qe se mendonte te kishte keto viktima nen supe!


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

/ Top Channel
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Spanjë, aksident hekurudhor, 77 viktima

Momenti i daljes nga shina i trenit,me shpejtesi 190 km ne ore
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top