Sondazh per zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi

Per cilen parti do te votoni(t) ne zgjedhjet parlamentare te Prillit?

  • Partia Socialiste

    Votat: 6 16.7%
  • Partia Demokratike

    Votat: 14 38.9%
  • Levizja Socialiste per Integrim

    Votat: 0 0.0%
  • Partia Republikane

    Votat: 0 0.0%
  • Partia Agrare

    Votat: 0 0.0%
  • Partia Social Demokrate

    Votat: 0 0.0%
  • Partia e Bashkimit per te Drejtat e Njeriut

    Votat: 1 2.8%
  • Parti tjeter

    Votat: 2 5.6%
  • Do bojkotoj zgjedhjet

    Votat: 13 36.1%

  • Totali i votuesve
    36

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Duke qene se zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi po afrojne, forumi virtual do te kryeje nje sondazh te hapur me anetaret e vete mbi zgjedhjet. Sondazhi do te qendroje i hapur deri me 25 Prill, diten qe mbahen zgjedhjet. Votimi eshte i hapur per te gjithe anetaret, pavaresisht nese do te votoni apo jo. Qellimi i sondazhit nuk eshte te nxjerri rezultatin final te votimit, por te mati mbeshtetjen qe gezojne te gjitha partite qe konkurrojne ne zgjedhje ne opinionin publik shqiptar, si brenda edhe jashte Shqiperise.

Secili anetar eshte i lire te hedhi nje vote per partine qe ai mbeshtet ose per opsionin e sondazhit qe perfaqeson me qarte qendrimin e tij mbi zgjedhjet. Lexojini me vemendje te gjitha opsionet e sondazhit, pastaj zgjidhni ate qe perfaqeson qendrimin tuaj.


Pyetja e sondazhit:

Per cilen parti do te votoni(t) ne zgjedhjet parlamentare te Prillit?

Pasi te hidhni voten tuaj, mund te lini edhe nje argumentim te shkurter se perse votuat siç votuat. Keni te drejten e nje vote dhe nje argumenti ne kete sondazh.

Faleminderit
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Vota ime, pa medyshjen me te vogel per tek Partia Demokratike.

Vitet ne Qeverisjen e Rilindjes, fatkeqsisht jane te mbushur me varferi, me mizerje, korrupsion, emigrim si asnje here me pare te popullsise, krim, rrenim ekonomik..., etj.
Jemi nje popull ne mes te Evropes, por qytetare te katandisur te botes se trete.
 

Baboon

Relax
Heret për vote kom qejf te shof cik kur grisen neper studio me debate, megjithse edhe kte pak gjasa kemi me e pa debatet mes politikanve dmth rreth programeve politikave etj.
Tashi kan gjet model all instagram nxjerrin OpinGënjoristet GaZeptarët ti luftojne betejat për to. Si hiena që kush e kush tu sherbeje me mire padronit perkates... Duke marr vemndjen e popullsise "perputhese" lool
 
Boni i çik debat politik konstruktiv qe te na mbushni mendjen ne bojkotisteve😝
 

WxP

Hidrauliku
Une kam nje qendrim unik nga pikpamja ime. Historikisht une kam qen kunder ndryshimeve politike si ne kohen e PD si ne kohen e PS ka shume faktor qe ndikojne ne dobsim politik me jashte qe sot nese aspirojme per te qen vend antar po ashtu dhe ekonomik. Duke bere nje analize te gjere politike jasht Shqiperise do dilni me nje perfundim se ndryshimet jane shume negativ per zhvillimin dhe qendrueshmerine e nje shteti duke mar Shkas nga Gjermania, Rusia, Turqia, apo shtetet me anarki si Anglia, Belgjika, Pa anashkaluar shtetet me politike Komuniste ku vihet re qartazi se mos zevendesimi i kreut te shtetit apo partive ka sjell nje zhvillim ekonomik e me gjere ne keto shtete.
Marim shkas Gjermanine, qe ndryshe nga shtete te tjera kete dekate me ne krye Angela Merkel ka pseuar nje rritje te frikshme dhe eshte kthyer ne faktor kryesore ne BE apo ne bote jo se nuk ka qene por ka rritur ndikimin e saj, po gjat krizes ekonomike dhe gjate pandemise sot nuk njeh humbje ekonomike apo tkurrje. Po njejte edhe me Turqine dhe Rusine. Do te thoni ju qe kto jan shtete te medhaja ne krahasim me Shqiperine. Por ja tju jap nje shembull krahasojeni pak me Italine, Greqine, Francen dhe shtete qe cdo 4 apo 8 vjet ndryshojne politikat dhe politikanet. Jane shume faktore te jashtem qe ndikojn sot ne sistemin ton politik dhe ka shume arsye te ndryshme pse kerkojne cdo 4 apo 8 vjet ndryshimet. Ne pikpamjen time kjo ndiodh jo per shkak te Demokracise por per shkak se nuk do duan as nje here qe te zhvillohemi.
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Ky sondazh, kuptohet nuk perfaqeson opinion publik shqiptar dhe menyren se si do te votojne. Megjithate diçka qe eshte vertete per t'u shqetesuar jane ata qe mendojne te bojkotojne zgjedhjet, dhe ne realitet shume njerez ne Shqiperi nuk duan te votojne, te shtyre nga pesimizmi dhe shume arsye te tjera qe jane debatuar 1000 here, te pakten ne kete forum.

Kush nuk voton, humbet te drejten morale per t'u ankuar me vone per ndryshime apo mungese ndryshimesh nga cilado parti qe fiton.
Shume mendojne se keto zgjedhje jane thelbesore per fatin e Shqiperise.

Absentimi/bojkotimi i zgjedhjeve, te pakten moralisht, por edhe praktikisht (sidomos nqs % eshte e konsiderueshme) te le jashte ketij proçesi dhe ketij udhekryqi kaq te rendesishem ne te cilin ndodhet sot Shqiperia.
 

Lucifer

Cancer free
2 pale zgjedhjet e fundit i bojkotova,kto te 25 prillit do dal te votoj dhe djathtas.
Jo se pres ndonje ndryshim te madh,por eshte me shume nje vote kunder arrogances se ketyre 8 viteve.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Mund t'ju them me plot bindje qe kto zgjedhje i fiton.........
Kreshnik Spahiu! 😂
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Un skam mundsi me votu, por edhe te kisha mundsi, ska asnje parti ose figur fatkeqsisht qe mban me e votu.
Vetem Grida Duma me terhek pak tjeret jan gjith zero mendim i jemi.
 

Frank

Anëtarë i respektuar.
Ashtu siç kam bere 3 palet e zgjedhjeve te fundit, kam hyre brenda qendres se votimit si nje njeri i civilizuar per te kryer detyren time qytetare dhe me shume delikatese kam hedhur firmen time mbi fleten e bukur te votimit: “U’a befsha ca u mban pragu i shpise majtas, djathtas dhe ne qender”!
🤣🤣🤣
 

AnaVie

I Miss you so much my dad
Staf në FV.AL
Pa diskutim qe pd . ✌️
sikur te mund te votoja dhe ne réal ose te pakten online .?🤔
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
upgrade vertet mendon se ja vlen te votosh?
Vota eshte e rendesishme dhe me pergjegjesi per çdo shqiptar sot. Bindjet e mija jane te djathta dhe si te tilla preferoj te fitoje e djathta.

Sikurse e kam thene edhe me pare, qe eshte e veshtire te gjesh nje force vepruese dhe konstruktive ne Shqiperi, por qe te kuptosh se cilet jane ujqerit dhe qente qe po e shqyejne Shqiperine sot eshte shume e lehte.

E di qe vota ime mbase nuk mund te ndryshoje gje, por ajo ruan karakterin dhe ndershmerine time. Kush njeh kete fakt, ka njohur pergjejgeisne e tij qytetare qe ka para vetes, familjes dhe kombit.
 

Rina5

mjau
puna esht qe jo vetem te kemi ndergjegjien e paster po te mendojm si mund te behen ndryshime me forma te tjera se ktyre votimeve jua kemi pare hajrin der tani...

gjithashtu njerezit genjehen per pak dhe ja kan dhene voten atyre qe se meritojn..dmth gjithmon kan gabuar nga kjo dhe e kane pesuar....
 

ZHIGO

better than your ex, better than your next
Pse nuk eshte vetvendosja ne liste? (Alternativa re) Apo si gjithmon fundja, ndahen votat me konsesus. Nje PD, nje PS dhe çerek LSI.

Nje analize e vogel, mendim i imi.

Besoj qe ne si popull jemi ne periudhen me te veshtire te mundshme per te ber nje zgjedhje. Kemi informacion nje pjese e mire e jona por jemi te pavendosur per alternativat qe na ofrohen. Sepse po te shikosh faktoret politik perseri jan ata qe drejtojne ktu e shume vite me rradhe, pavarsisht nese fshihen apo jo nen "fustanellat qe kane mbaruar filozofikun" e qe i perfaqesojne ne parlament. Pavarsisht se vene gjumashe me krevater apo mbreter ne fron, apo 7% ne tavolina. Jane perseri ata qe premtojne qe ekonomia do rritet e forte, jane perseri ata qe premtojn vende pune, jane perseri ate qe premtojn ulje taksash. Ndoshta Siglat PD-PS, e djathta apo e majta duken te pamundura te ndryshojne, por njerzit duhet. Ata ndryshojne. Per te miren e kombit, per te miren tone.

Nje alternative e trete do ishte zgjidhja me e mire per ata qe duan te bojkotojne, por fatkeqsisht (e thene me te madhe fatkeqsisht) njerez te flakte , te majte apo te djathte bejne kompromise qe te ndajne votat e alternatives se 3-te duke ushqyer buçet e politkes qe me pas te ushqehen buçe te tjera akoma me te egra...ata qe nk i shikon dot me "sy te lire" ai qe shitet per nje miell, apo ai qe shet dhe cfare t'i dal para vetem qe te siguroj nje vend te sigurte ne zinxhirin e jetes. Ata jane kanceri i shoqerise tone...fatkeqsisht te ngulur shume thelle si semundje ne politikat e Shqiperise duke perdorur te dyja maskat.

I zhgenjyer per menyren sesi eshte menaxhuar vendi im me 3 milion banore. Per resurset qe ka dhe potencialin qe ka. I kapur nga Mafia , po patjeter sepse kete na ofruan. Nuk na shkolluan, nuk investuan tek rinia, teknologjia, turizmi. Na mbushen mendjen qe jemi nje vend i vogel edhe te shtrime kembet sa kemi jorganin. Jorganin qe qepen vete ata yjet, baballaret me yje ne ball dhe ne b...

Personalisht, uroj qe ta fitoj ky Bukuroshi gjate qe vdes per ne Shqiptaret, maron fare. Per te vetmin fakt qe te humbase perfundimisht kredibiliteti tek krahu tjeter dhe ti krijohet nje mundesi polit te trete qe me siguri do jete ose alaeanca me e madhe e "hajduteve te indinjuar me xhepat boshe per 12 vjet" ose nje levizje re, pse jo dhe LVV pa i j'u orvatur eksponenteve me njolle ne biografi. Edhe pse e veshtire shume duket.
 

Bebw

✖ Once
Staf në FV.AL
Do votoj per Shqipen lol 😛
 

MrCool

Old School.
Daja osh dashni komplet mos e krahaso me keta rrotat e shpifme
 
Top