• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

"Sochi 2014", gati për ceremoninë

Sweetie

Anëtar i Respektuar

Sochi, një qytet resort në bregdetin rus të Detit të Zi, do të mirëpresë rreth 2900 atletë të 15 disiplinave të ndryshme, teksa ceremonia e hapjes do të nisë në orën 20:14, me orën lokale (16:14 me orën tonë).

Mbërritja deri në startin e këtyre lojrave është errësuar disi nga frika për sigurinë në këtë kompeticion, shqetësimet për të drejtat e njeriut, por edhe vonesat në përgatitje. Por, me një kosto prej 30 miliardë paundësh, Lojrat Olimpike Dimërore të Sochi-t shënojnë një rekord: kushtojnë më shumë se të gjitha lojrat e tjera të mbledhura së bashku, deri në ditën e sotme.

Kanadaja, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara konsiderohen si kandidatët kryesorë për të kryesuar tabelën e medaljeve të Sochi-t, ndërkohë që ekipi i Britanisë së Madhe (si mbretëri) ka caktuar një objektiv prej të paktën 3 medaljesh në këto lojra.

Nëse Britania arrin me sukses objektivin, kjo do të shënonte performancën më të mirë të këtij ekipi, në lidhje me medaljet e fituara që prej vitit 1936, ndërkohë që shpresat janë të mëdha se Britania do të mund të fitojë më shumë se 1 medalje ari në Olimpiket Dimërore, për herë të parë në histori.

Me organizimin e një Olimpiade dimërore, për herë të parë që prej Lojrave të Moskës 1980 të bojkotuara, atletët rusë janë nën presionin për të përmirësuar sikletin e pësuar me renditjen si të 11-tët në Olimpiket Dimërore të Vankuverit, në Kanada. Rusia i është përkushtuar me plot 600 milionë paundë sporteve elitare dimërore, që kur fitoi kandidaturën për të organizuar këto lojra, 7 vjet më parë.

Vëmendja e Rusisë do të fokusohet te ekipi i Hockey-t në akull për meshkuj, të cilët ende nuk kanë fituar një medalje të artë olimpike, që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovietik. Ndërkohë, figura më popullore në patinazh, Evgeni Plushenko, sapo është rikuperuar nga një dëmtim përpara pjesëmarrjes në Sochi, e megjithatë përballet me një sfidë të vështirë për të fituar një medalje.

Norvegjia do të synojë biatlonin dhe skitë në distanca të largëta për të siguruar medaljet e tyre, ndërsa medaljet e Kanadasë priten të vijnë nga skitë në distanca të shkurtra e tepër të shpejta, veçanërisht me Charles Hamelin, i cili ka potencialin për t’u bërë simbol i këtyre lojrave, ashtu sikurse dhe skitë e stilit të lirë dhe “snoëboarding” (ski me slitë teke).

Shtetet e Bashkuara kërkojnë të bëjnë gjëra të mëdha, sidomos në skitë alpine dhe “bobsleigh” (mjeti rrëshqitës që shtyhet nga ekipi apo individi garues, në ecje e sipër futesh në të, e rrëshqet deri në finishin e pistës, si rrjedhje uji).

Në mungesë të skiatores së dëmtuar, Lindsey Vonn, yjet amerikanë pretendohen të jenë specialistja e slalomit, Mikaela Shiffrin, dhe snoëbord-istja, Shaun ثhite, pavarësisht se është tërhequr nga një garë për arsye sigurie të pistës.

Siguria në Sochi ka qenë premtuese, teksa atletët nga mbarë bota dhe media botërore do t’i ketë sytë nga Lojrat Olimpike Dimërore. Kërcënimet e muajve të fundit përfshijnë thirrjet e përsëritura për të tensionuar Olimpiadën nga grupi Imarat Kavkaz, në Kaukazin verior, nga kamikazët me jelekë bombë pranë Volgogradit, si dhe paralajmërimi i fundit i SHBA-ve për potencialin e bombave nëpër kolinozët e dhëmbëve gjatë fluturimeve.

Gazetarët e mbërritur në rajonin në fjalë kanë gjetur dhomat e hoteleve dhe mjediseve të tjera ende të papërfunduara, pavarësisht nxitimit të organizatorëve në minutat e fundit për të kompletuar gjithçka të nevojitshme për mbarëvajtjen e punës, ndërkohë që mjediset e olimpiadës në vetvete janë pritur me lavdërime nga atletët, përgjithësisht. /Top Channel
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: "Sochi 2014", gati për ceremoninë

Uroje qe te vejne mbare dhe sporti te jete prijetar i dashurise dhe mos urrejtjes ne bote.
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: "Sochi 2014", gati për ceremoninë

Se sporti dhe politika jane bere nje, e ka deshmuar olimpiada e bojkotuar ne Moske, dhe tash si dhe cdo here tjeter, kercenimet terroriste per grupet e caktuara te sportisteve ne menyre qe nje grupi tjeter ti jepet mundesia me e madhe per medalje (besoj se ka te beje edhe me perkrahjen nga vet shteti Rus). Aspak sportive dhe aspak ne frymen e tolerances ne mes njerezve.
Valle ku humbi koha kur sporti ishte vetem sport dhe rezultat i te arrijturave personale apo kolektive te sportisteve?

Sido qe te jete, uroj qe askush te mos pesoj nga terroristet dhe lojrat dimerore olimpike ne Sochi te mbahen mend per arritjet e sportisteve dhe jo te krimineleve.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
"Sochi 2014", gati për ceremoninë




Sochi, një qytet resort në bregdetin rus të Detit të Zi, do të mirëpresë rreth 2900 atletë të 15 disiplinave të ndryshme, teksa ceremonia e hapjes do të nisë në orën 20:14, me orën lokale (16:14 me orën tonë).

Mbërritja deri në startin e këtyre lojrave është errësuar disi nga frika për sigurinë në këtë kompeticion, shqetësimet për të drejtat e njeriut, por edhe vonesat në përgatitje. Por, me një kosto prej 30 miliardë paundësh, Lojrat Olimpike Dimërore të Sochi-t shënojnë një rekord: kushtojnë më shumë se të gjitha lojrat e tjera të mbledhura së bashku, deri në ditën e sotme.

Kanadaja, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara konsiderohen si kandidatët kryesorë për të kryesuar tabelën e medaljeve të Sochi-t, ndërkohë që ekipi i Britanisë së Madhe (si mbretëri) ka caktuar një objektiv prej të paktën 3 medaljesh në këto lojra.

Nëse Britania arrin me sukses objektivin, kjo do të shënonte performancën më të mirë të këtij ekipi, në lidhje me medaljet e fituara që prej vitit 1936, ndërkohë që shpresat janë të mëdha se Britania do të mund të fitojë më shumë se 1 medalje ari në Olimpiket Dimërore, për herë të parë në histori.

Me organizimin e një Olimpiade dimërore, për herë të parë që prej Lojrave të Moskës 1980 të bojkotuara, atletët rusë janë nën presionin për të përmirësuar sikletin e pësuar me renditjen si të 11-tët në Olimpiket Dimërore të Vankuverit, në Kanada. Rusia i është përkushtuar me plot 600 milionë paundë sporteve elitare dimërore, që kur fitoi kandidaturën për të organizuar këto lojra, 7 vjet më parë.

Vëmendja e Rusisë do të fokusohet te ekipi i Hockey-t në akull për meshkuj, të cilët ende nuk kanë fituar një medalje të artë olimpike, që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovietik. Ndërkohë, figura më popullore në patinazh, Evgeni Plushenko, sapo është rikuperuar nga një dëmtim përpara pjesëmarrjes në Sochi, e megjithatë përballet me një sfidë të vështirë për të fituar një medalje.

Norvegjia do të synojë biatlonin dhe skitë në distanca të largëta për të siguruar medaljet e tyre, ndërsa medaljet e Kanadasë priten të vijnë nga skitë në distanca të shkurtra e tepër të shpejta, veçanërisht me Charles Hamelin, i cili ka potencialin për t’u bërë simbol i këtyre lojrave, ashtu sikurse dhe skitë e stilit të lirë dhe “snoëboarding” (ski me slitë teke).

Shtetet e Bashkuara kërkojnë të bëjnë gjëra të mëdha, sidomos në skitë alpine dhe “bobsleigh” (mjeti rrëshqitës që shtyhet nga ekipi apo individi garues, në ecje e sipër futesh në të, e rrëshqet deri në finishin e pistës, si rrjedhje uji).

Në mungesë të skiatores së dëmtuar, Lindsey Vonn, yjet amerikanë pretendohen të jenë specialistja e slalomit, Mikaela Shiffrin, dhe snoëbord-istja, Shaun ثhite, pavarësisht se është tërhequr nga një garë për arsye sigurie të pistës.

Siguria në Sochi ka qenë premtuese, teksa atletët nga mbarë bota dhe media botërore do t’i ketë sytë nga Lojrat Olimpike Dimërore. Kërcënimet e muajve të fundit përfshijnë thirrjet e përsëritura për të tensionuar Olimpiadën nga grupi Imarat Kavkaz, në Kaukazin verior, nga kamikazët me jelekë bombë pranë Volgogradit, si dhe paralajmërimi i fundit i SHBA-ve për potencialin e bombave nëpër kolinozët e dhëmbëve gjatë fluturimeve.

Gazetarët e mbërritur në rajonin në fjalë kanë gjetur dhomat e hoteleve dhe mjediseve të tjera ende të papërfunduara, pavarësisht nxitimit të organizatorëve në minutat e fundit për të kompletuar gjithçka të nevojitshme për mbarëvajtjen e punës, ndërkohë që mjediset e olimpiadës në vetvete janë pritur me lavdërime nga atletët, përgjithësisht. B,Zeri
 

Aver

VIP
Titulli: "Sochi 2014", gati për ceremoninë

Keta tanet ne cilat disiplina do te perfaqesojne Shqiperine?
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: "Sochi 2014", gati për ceremoninë

40-vjeçari Ole Einar Bjoerndalen ka fituar medaljen e artë në 10 km sprint, duke lënë pas krahëve austriakun Landertinger dhe çekun Soukup.

Për sportistin norvegjez, kjo ishte medalja e shtatë olimpike, e 11 në garat individuale, dhe tashmë është vetëm 1 medalje më pak se bashkëkombasi i tij, Bjorn Daelie, rekordmen absolut i kësaj disipline.

Ndërkohë, Bjoerndalen bëhet njëkohësisht dhe sportisti më i vjetër në moshë, që fiton një medalje ari në olimpiadë.

Norvegjia fiton 2 medalje në skiatlon
Bjoergen fiton arin, Weng zë vendin e tretë

Norvegjia ka fituar një tjetër medalje në Sochi dhe këtë me Marit Bjoergen, e cila ka triumfuar në disiplinën Skiatlon 15 km, duke fituar medaljen e tetë olimpike në karrierën e saj.

Në pod, bashkë me të, është ngjitur Charlotte Kalla në vendin e dytë, ndërsa bronxin e fitoi norvegjezja 22-vjeçare Heidi Weng.

Ndërsa në kampin e meshkujve, medaljen e artë e fitoi amerikani Kotsenburg, i cili do të hyjë në historinë e këtyre lojrave, si medalja e parë e arit e fituar në “Sochi 2014”.

Rusia triumfon në patinazh
Medalje ari në kategorinë individuale dhe ekipore

Rusja Yulia Lipnitskaya fitoi medaljen e artë në patinazhin artistik, pasi arriti të mbledhë 72.9 pikë, duke lënë në vendin e dytë italianen Carolina Kostner, me rreth 2 pikë më pak.

Rusia zuri vendin e parë edhe në rang ekipor, falë një super performance të dyshes Ksenia Stolbova dhe Fedor Klimov.

Duel familjar në disiplinën Mogul
Lapointe mposht motrën e saj, merr medaljen e artë

Medaljen e fundit të artë, të ditës së parë, e fitoi kanadezja Justine Dyfur Lapont, në disiplinën Mogul. 19-vjeçarja fitoi duelin familjar në këtë garë, pasi mposhti motrën e saj, e cila zuri vendin e dytë. Medaljen e bronxit e fitoi amerikanja Hannah Kearney. / Top Channel
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: "Sochi 2014", gati për ceremoninë

Dy anët e Sochit

Zhgënjimi dhe gëzimi janë gjithmonë shoqërues të evenimenteve sportive dhe Lojrat Olimpike Dimërore të Sochit janë një vend i shkëlqyer për të provuar një miks emocionesh.

Megjithatë, patinatorja amerikane Ashley Wagner u bë protagoniste, brenda pak sekondash, e dy shpërhjeve ekstremisht të kundërta.

22-vjeçarja, pasi përfundoi provën e saj të parë shfaqi një entuziasëm dhe buzëqeshje të shkëlqyer, duke qenë dukshëm e kënaqur nga ajo që kishte dhënë mbi akull.
Por, në momentin që u publikuan vlerësimet e ulta të jurisë për kërcimin e saj, porteri i amerikanes ndryshoi tërësisht, duke shfaqur në mënyrë ekspresive zhgënjimin e saj të thellë.
T channel
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: "Sochi 2014", gati për ceremoninë

Soçi, 15 shkurt - Austriakja Anna Fenninger ka fituar medaljen e artë në skijim, disiplina super-G, në Lojërat Olimpike në Soçi.

Fenninger, 24 vjeçe, ka kaluar udhën prej 2.1 kilomterash për 1 minutë e 25 sekonda.

Vendin e dytë e ka zënë një garuese gjermane, ndërsa të tretin një tjetër austriake.

Fenninger është austriakja e tretë me radhë që fiton medaljen e artë në këtë disiplinë, pas Michaela Dorfmeister në vitin 2006 dhe Andrea Fischbacher më 2010.B..inaa
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: "Sochi 2014", gati për ceremoninë

Dje, rreth orës 19.15 (ora lokale në Sochi) skiatori Erjon Tola, pjesëmarrës për herë të tretë në Lojërat Olimpike Dimërore, në mbyllje të seancës stërvitore të mbrëmjes, rrëshqiti gjatë një ushtrimi në palestër dhe bëri një frakturë të dyfishtë në parakrahun e majtë. Me ndërhyrjen e mjekut të ekipit dhe personelit të poliklinikës së Fshatit Olimpik iu dha ndihma e parë dhe u dërgua ne Spitalin Rajonal të Krasnaja Poljanes, shkruan Panorama-Sport.

Sipas vendimit të ekipit të specializuar të spitalit, rreth orës 22.30 Erjoni iu nënshtrua një nderhyrjeje kirurgjikale. Operacioni mbarioi me sukses dhe Erjoni deri në mëngjes ka qëndruar nën kontrollin e mjekut reanimator.

Ekipi Olimpik në "Sochi 2014" dhe KOKSH po ndjekin nga afër gjendjen e skiatorit Tola. /albeu
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: "Sochi 2014", gati për ceremoninë

Rrëzime spektakolare në Sochi


Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Sochi kanë sjellur emocione gjithë spektatorëve të sporteve dimërore.

Por, si çdo herë tjetër, edhe këtë herë nuk kanë munguar rrëzimet spektakolare.

Në fotogalerinë e mësipërme, Portali Albeu ju sjell disa nga momentet e rrëzimit të sportistëve.






















 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: "Sochi 2014", gati për ceremoninë



















http://www.albeu.com/galeria/images/96851.jpg[/I
[IMG]http://www.albeu.com/galeria/images/96853.jpg
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: "Sochi 2014", gati për ceremoninë

Skiatorja shqiptare në Sochi 2014, Suela Mëhilli u skualifikua në raundin e parë në disiplinën Slalom, gara e dytë e saj në këtë olimpiadë.

20-vjeçarja e përfundoi garën në raundin e parë madje u rendit në vendin e 56, rreth 18 sekonda më shumë se amerikania Shifrin që u rendit e para.

Por në përfundim të raundit të parë, gjyqtarët vërejtën se shqiptarja ka bërë gabim teknik në portën 4 duke e skualifikuar skiatoren tonë.

Burime pranë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar pohojnë se as kontestimet e trajnerëve të Mëhillit nuk kanë dhënë rezultat, duke bërë që Shqipëria ta mbyllë këtu Olimpiadën në Sochi 2014.

Para disa ditësh, Mëhilli garoi në disiplinën Slalom gjigant dhe u rendit në vendin e 60*të. /tch/
 
Private conversations
Help Users
    Top