Skoci, vagoni me fëmijë del nga binarët, bie nga lartësia 10 metra

AnGeLiC

VIP
V.I.P
253.jpg
Një aksident u regjistrua pasditen e sotme në një park lojërash në Skoci. Nëntë fëmijë dhe dy të rritur mbetën të plagosur pasi një vagon i vendosur në lartësi për zbavitjen e fëmijëve u shkëput duke rënë në tokë. Ngjarja ndodhi në Skocinë qendrore, në parkun e lojërave në North Lanarkshire.
431.jpg
Një vagon i “Tsunami Ride”, në të cilin kishin hipur 8-10 fëmijë doli nga binarët dhe ra nga një lartësi 10 metra. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat dhe ekipi i zjarrfikësve për të nxjerrë fëmijët e bllokuar.
525.jpg
Parku u evakuua menjëherë. Një incident i ngjashëm është shënuar në të njëjtin vagon në vitin 2011. Në atë kohë, nëntë fëmijë u bllokuan për tetë orë në vagonin që kishte mbetur i bllokuar në lartësinë 20 metra.
624.jpg
Shekulli
 

Attachments

  • 253.jpg
    253.jpg
    60 KB · Shikime: 0
  • 431.jpg
    431.jpg
    43.4 KB · Shikime: 0
  • 525.jpg
    525.jpg
    64.8 KB · Shikime: 0
  • 624.jpg
    624.jpg
    37.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Skoci, vagoni me fëmijë del nga binarët, bie nga lartësia 10 metra

And I'm a Superman.
 
Titulli: Skoci, vagoni me fëmijë del nga binarët, bie nga lartësia 10 metra

Booh prandaj i kam i cik frike une kta trenat e shpejtesise se lexoj kto lajme.
 
Back
Top