Skaneri serb i gjakut!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Haris Silajdzic dhe Sarajeva zyrtare hoqën dorë nga kandidatura e Golub Arifit si ambasador të BeH në Beograd. Mendohet se kjo u bë falë shkrimeve të gazetës serbe ‘Vecernje Novosti’, që me plotë entuziazëm njoftoi për këtë lajm.

Dusan Stojakovic, gazetari i ‘Vecernje Novosti’ që lajmin se Arifi mund të caktohej ambasador në Beograd në artikullin e kaluar e vlerësoi si “një provokim të paramenduar me shumë kujdes në llogari të autoriteteve serbe”, dhe atë pikërisht “në vitin kur u shpall ilegalisht pavarësia e Kosovës”, kësaj radhe shkruan se në Sarajevë vetëm brenda 24 orësh pas publikimit të lajmit, Kabineti i Haris Silajdzic hoqi dorë nga ideja që Arifi të emërohet ambasador. Pavarësisht kësaj, Golub Arifi – pa kurrfarë faji - kësaj here u gjet edhe nën skanerin e gjakut të gazetës ‘Vecernje Novosti’ dhe të gazetarit të saj. Kështu, ata kuptuan se ku punon aktualisht Arifi, prej çfarë martese e ka prejardhjen, si deklarohet bashkëshortja e tij,si deklarohej ai vetë gjatë kohës së RSFJ, e si pas shpërbërjes së saj, etj.Ja si duket kjo gjë në artikullin e ‘Vecernje Novosti’: “Golub Arifi u lind në Mal të Zi, nga një martesë e përzier - nëna malazeze dhe babai shqiptar. Bashkëshortja e tij është serbe. Gjatë kohës së RSFJ deklarohej si jugosllav,ndërkaq që nga shpërbërja e shtetit si boshnjak, e cila gjë sipas Kushtetutës së BeH kategorizohet nën ‘të tjerët’”. Megjithëse e “kuptoi” se Arifi nuk ishte aq i entuziazmuar me këto spekulime, sepse nuk ka ambicie të ngjashme, por edhe për shkak se i frikësohet reagimit të opinionit,ndaj vetes dhe vajzave të veta, për gazetarin e ‘Vecernje Novosti’ Arifi edhe më tej mbetet një shqiptar që nuk është i mirëseardhur në Beograd, pavarësisht asaj se as ai vetë nuk e dëshiron këtë gjë. Në këtë rast as rruazat e gjakut, tëcilat gazetari aq mirë i kishte analizuar, nuk ishin vendimtare për akuzim, por vetëm emri dhe mbiemri i njeriut, të cilit marrëzia i shkeli thellë brenda privatësisë .


Express
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top