Skandali: Qeveria liron për zgjedhje kriminelë nga Durrësi dhe Fieri.

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Lindita اela

burg-300x224.jpg


Kriminelë, të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, anëtarë të bandave kriminale e deri tek doganierë të dënuar për korrupsion, janë armata e të burgosurve që qeveria po shfrytëzon në këtë zgjedhje elektorale.

Duket se partia në pushtet po përdor çdo mekanizëm për të fituar zgjedhjet e 23 qershorit.

Madje dhe të burgosurit janë shpërblyer me leje në këtë muaj. Sipas dokumenteve që ka mundur të sigurojë “Fiks Fare”, bëhet fjalë për hartim listash të të burgosurve që kanë fituar lirinë për një muaj.

Bie në sy se të dënuarit janë kryesisht në zonën e Durrësit, në një zonë ku kandidat për deputet është Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi dhe në Fier, një zonë kjo ku partia në pushtet e ka të vështirë sigurimin e mandateve.

Sipas dokumentit, bëhet fjalë për të dënuar që kanë kryer vepra të rënda penale si vrasje, grabitje, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike apo dhe të akuzuar si anëtarë të bandave kriminale.

Pikërisht këto njerëz, për të cilët Policia e Shtetit ka organizuar operacion super të bujshëm, kanë lënë qelitë këto ditë e po shijojnë lirinë në këto kohë që përkon me fushatën zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.


Të dënuarit e liruar me leje


Eno Naci

Pas disa ditësh kërkimi, forcat e rendit kanë arritur të arrestojnë 21-vjeçarin që tentoi të vriste moshatarin e tij. Eno Ymer Naci, 21 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr.7 Durrës, me arsim 8 klase, ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati Policisë Durrës.

Emiljan Taipi

Një grua shtatzënë dhe një foshnje janë terrorizuar dhe dhunuar brenda shtëpisë së tyre nga Emiljano Taipi. Rasti i fundit shton skedën personale kriminale të Emiljan Taipit nga lagjja periferike e Shkozetit në Durrës. Burimet policore bënë të ditur se Taipi ka qenë i dënuar dy herë më parë për veprën penale të vjedhjes dhe dhunës së ushtruar ndaj qyetarëve.

Emiliano Keçi

Deri në vitit 2010 ishte person shumë i kërkuar nga policia dhe drejtësia për disa akuza të rënda trafiqesh. Emiliano Keçi është dënuar në mungesë nga Gjykata e Pizës në Itali më datë 15.04.05 me vendimin nr. 400/05 për veprat penale të “trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit” me masën e dënimit me 9 vjet e 6 muaj. Arrestimi i Emiliano Keçit pason disa arrestime të tjera të atij që në Itali quhej si “grupi Keçi”. Disa nga anëtarët e “grupit Keçi” janë të dënuar me vendim të formës së prerë në Itali.

Menduh Koçi

Sipas vendimit të gjykatës, Menduh Koçi nga Fieri është dënuar për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij për korrupsion.

Napoleon اipi

Me vendim gjykate, Napoleon Sulo اipi, është dënuar për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 283.2 të Kodit Penal është dënuar me shtatë vjet burgim.

Petrit Sulejmani

Operacioni i koduar me emrin “Kompas”, i përqendruar në Fier, vetëm pak ditë pas arrestimeve të bujshme u pasua me arrestime të tjera në Fier. Ndër të arrestuarit e radhës ishte edhe Petrit Sulejmani, 40 vjeç, nga Fieri. Arrestimi është pasuar edhe me bllokimin e 11 kg heroinë.

Rigels Kaja

Pas një ndjekje përreth 15 minuta, forcat e Sektorit të Operacioneve Speciale bënë të mundur arrestimin e Rigels Agron Kaja, 22 vjeç, dhe sekuestrimin e sasisë rreth 85 kg lëndë narkotike. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Rigels Kaja, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe një automatik tip kallashnikov.

Mitat Dautaj

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 52-vjeçar, i akuzuar për favorizim të trafikut të paligjshëm të klandestinëve. Mitat Riza Dautaj është kapur pas një survejimi disajavor. Ai ka ndihmuar grupe klandestinësh për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, kundrejt fitimit prej 600 eurosh për person.

Sali Ndregjoni

Policia e Durrësit, që u vu në ndjekje të disa të rinjve që dyshoheshin për vjedhje, u ballafaqua me një realitet më kriminal. Gjatë kontrollit në banesat e 2 shtetasve, ata gjetën pistoletë me silenciator dhe bombë me telekomandë, përpos shumë gjërave të vjedhura si makina, aparate celulare e digjitale e miliona lekë. Në kuadër të operacionit të koduar “Kasaforta” janë arrestuar në flagrancë shtetasit Arbër Bardhi 21 vjeç, Sali Ndregjoni, 19 vjeç.

Shefki Kabashi

Më datë 25.12.2010, ora 22.30, u be arrestimi në flagrancë i shtetasit Shefki Kabashi, 32 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar autoveturën tip Toyota ka përplasur këmbësoren V.P., 8 vjeçe, nxënëse e klasës së dyte.

Ver Keci

Policia e Tiranës organizoi një operacion të koduar “Bag”, i cili u finalizua me sekuestrimin e 600 gram kokainë me një vlerë prej 60 mijë eurosh dhe arrestimin e Ver Kecit, banues në Shijak. Keci akuzohet si shpërndarës droge të llojit kokainë. Mësohet se Ver Keci ka qenë edhe me parë i dënuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali.

Xhevat Bregu

Një 20-vjeçar nga Fieri është qëlluar me thikë nga 42-vjeçari Xhevat Bregu. Bregu mësohet se e ka ndjekur të riun nga pas për pak minuta, pas një debati të ndodhur disa metra më tutje dhe ka mundur që t’i afrohet sapo ai ka hapur portën e shtëpisë. Burime nga grupi hetimor i ngritur për ngjarjen tregojnë se Sinanaj është qëlluar tre herë me thikë.

Xhuliano Muhametaj

Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë Xhuliano Muhametajn, lindur e banues në lagjen nr. 17 Durrës. Ndalimi u krye pasi me datën 3 mars, në lagjen nr. 13 në Plazhin e Durrësit në Sektorin “Hekurudha”, në bashkëpunim ka kryer vjedhje në lokalin “REAL” .

Zamir Malja

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ekstradoi nga Athina drejt vendit tonë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Zamir Isuf Malaj, 26 vjeç, lindur në Fier.
 
Titulli: Skandali: Qeveria liron për zgjedhje kriminelë nga Durrësi dhe Fieri.

Kush tha keshtu edi pfffff
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top