Skandali/ Fituesi i tenderit 15 milion euro në Porto Romano u regjistrua në QKB 3 ditë para procedurës

Nga BoldNews.al

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime ka shpallur fitues të tenderit 15 milionë euro për mbylljen e land-fillit të Porto-Romanos bashkimin e operatorëve ndërmjet kompanisë shqiptare “Victoria Invest International” dhe asaj italiane, “De Mare” srl”.

Tenderi është zhvilluar me procedurën e prokurorit “me negociim, pa shpallje paraprake”, duke e argumentuar “për shkak të nevojës ekstreme në të cilën ndodhemi pas ngjarjeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26.11.2019”.

Screenshot_3-86.png


Ky argument, si edhe i gjithë tenderi për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos, krijon hije dyshimi për një proces të paracaktuar.

Kompani 3-mujore në Shqipëri
Fituesit e tenderit rreth 15 milionë euro janë kompanië “Victoria Investment International” e regjistruar në Kosovë, pjesë e “Victoria Invest”, e regjistruar në Shqipëri nga biznesmeni elbasanlli, Fatmir Kuçi.

Ndërsa, kompania e dytë është “De Mare” srl, një kompani me qendër në Itali dhe që ka regjistruar në Shqipëri “De Mare-Albania”, si degë e huaj e saj. Kompania mëmë drejtohet nga Fausto De Mare, nga rajoni jugor italian i Potenzas.

Biznesmeni De Mare ka drejtuar, për disa kohë, edhe “Confcommercio”-n, Konfederatën Italiane të Sipërmarrjes dhe Aktiviteteve Profesionale dhe të Profesioneve të Lira.

Në faqen zyrtare të kompanisë lexohet, ndër të tjera se, “shoqëria, ndër vite, ka siguruar një staf të kualifikuar, gjë e cila i ka lejuar që nga viti 2015 të zbatojë projekte, të realizojë drejtimin teknik të kantiereve të punës për realizimin e pastrimit dhe bonifikimit në zonat e Elbasanit, Tiranës e Fierit”.

Në bazë të të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), kompania “De Mare” është regjistruar në Shqipëri, fillimisht në 5 Qershor 2018, si “zyrë përfaqësimi” e “De Mare” srl, me objekt “Menaxhimi teknik i veprave të kryera nga kompania mëmë dhe ndjekja e punimeve dhe të politikave të shoqërisë”.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top