Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Arfenilla

Themelues i Forumit
2_1056.jpg
Skandalet me tekstet mësimore të shkollave shqiptare nuk kanë të sosur.
Pas “këshillave” se si nxënësit mund të rrisin temperaturën për të mos shkuar në shkollë apo rasti ku vëllai duhet të zgjedhë mes tij dhe të motrës se cili prej tyre do të hajë një karamele me helm vdekjeprurës, skandaleve i shtohet edhe një e dhënë kontroverse dhe jo e saktë që ka të bëjë me fetë.

Me vite të tëra, nxënësit e shkollave të mesme në Shqipëri mësojnë Sociologjinë nga libri me autorësi të Fatos Tarifës, Klementin Miles dhe Flora Gjokës e botuar nga Shtëpia Botuese “Mediaprint”.

Në faqen 109 të këtij libri, në pjesën ku shpjegohet Islami, aty ku renditen pesë shtyllat e Islamit, ekziston një fjali që është krejt e kundërta e asaj që predikon ky religjion,
1_2241.jpg

“Recitimi i motos islame, sipas së cilës Islami është i vetmi Zot dheMuhamedi është i biri i tij” (Sociologjia për klasën e 11-të, faqe 109).

Kjo është fjalia skandaloze pasi bie ndesh plotësisht me predikimin monoteist të Islamit për një Zot të vetëm.

Sipas predikimeve islame, Allahu është i vetmi Zot ndërsa Muhamedi është i dërguari i tij.
B koha
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Edhe kjo ndodhi, nje i pafe te na mesoj per fene...Me keqja eshte se Islami dallohet per ate se Beson ne Allahun nje te Vetem dhe I Pashoqe, kete e din cdo kush, e ky injorant me tregon per Muhamedin si bir i Zotit, kur gjithekush e din se Muhamedi a.s. eshte i derguari i Tij...The messenger....nejse, kesaj i thone i padituri tet fol per dituri
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Ateistet le tmirren me ateizem, jo me fe. As nje besimtar i fese tjeter kete nuk e beson
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Ky eshte vertet gabim i pafalshem. Cdo liber mesimor duket te kete kontroll per infon qe servirin. Ne rastin ne fjale teksti i permendur mbi nje fe te caktuar duhet ti cohet si verifikim autoritet fetar te atij besimi, ne kete rast KMSH per verifikim.

Por doja te shtoja dicka ne vrazhden e komenteve me se shumit:

Une, nuk e kam problem fare qe ai tekst te jete pregatitur nga nje i pafe,krishter ateist, what ever, neqoftese materiali eshte i sakte. Ne fund te fundit sociologjia nga sociologet do pregatitet, sepse dhe feja futet ne scope-in e tyre. Ashtu sic dhe nje fetar mund te shkruaj mbi dogma te tjera fetare apo mbi fete e tjera si budizmi apo krishterimi, por gjithmone duhet te kontrollohet sa i vertete eshte info qe zoteron dhe servir. Apo une ndonese jam muslimane neser pasneser te bej nje liber rreth arkitektures se kishave, apo tempujve qe s’kane lidhje me besimin tim. Pasi cdo gje do jete e bazuar mbi referenca akademike.

Si perfundim, Kjo eshte nje gafe e madhe, kalvar i gafave te shumta qe gjenden ne tekstet tona shkollore. Mendoj se vjen me shume nga injoranca e sociologut sesa per te deformuar dicka ne menyre dashakeqe. GJthss duhet te merren masa patjeter.
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Muhamedi i biri i Zotit? KMSH letër Nikollës, MAS korrigjon gabimin !

TIRANE - Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i ka kërkuar Ministres së Arsimit Lindita Nikolla rishikimin e tekstit të lëndës së Sociologjisë së klasës së 11, ku janë konstatuar gabime sa i përket çështjeve fetare islame.

Përmes një shkrese zyrtare dërguar Nikollës është kërkuar që të korrigjohet gabimi i bërë në këtë lëndë dhe ku thuhet se “Muhamedi është i biri i Zotit”

“Gjatë këtyre ditëve qarkullon në mediat e komunikimit një pasaktësi e dallueshme në tekstet shkollore të miratuar nga Ministria e Arsimit, i cili ngjall zemërim tek besimtarët myslimanë. Përkatësisht; në faqen 109 të Sociologjisë, Klasa 11, e mesme, me autor: Fatos Tarifa, Klementim Mile, dhe Flora Gjoka. ISBN 978-99956-93-10-7, ku citohet: “Allahu është i vetmi Zot dhe Muhamedi është biri i tij. Gjuha e përdorur në tekstin shkollor nuk është korrekte në kontekstin e asaj që përfaqëson besimi Islam, në besimin në një Zot të vetëm dhe Muhamedi është i dërguari i Tij, dhe JO biri i tij dhe rrjedhimisht është i pasaktë. Ju kujtojmë se, përsa i përket botimit të teksteve shkollore që kane lidhje me çështje fetare, Komunitetin Mysliman të Shqipërisë është i gatshëm të ofrojë konsulencën e duhur komisionit të miratimit të teksteve shkollore. Nisur nga kjo, kërkojmë nga ana juaj korrektimin e gabimit në fjalë”, thuhet në kërkesën e KMSH-së.

Por menjëherë pas kërkesës, Ministria e Arsimit Nikolla është përgjigjur përmes një shkrese zyrtarë të dërguar në Komunitetin Mysliman, ku theksohet se janë marrë masat menjëherë dhe është bërë rishikimi.

“Menjëherë kemi kontaktuar me botuesin “Mediaprint”, botues të cilit i takon teksti “Sociologjia 11”, në të cilin është konstatuar pasaktësia… Ky botues ka marrë masat, duke rishtypur faqen ku është konstatuar pasaktësia dhe duke organizuar shpërndarjen e saj në shkallë vendi, tek të gjithë nxënësit që janë pajisur më këtë tekst”, thuhet në shkresën e Ministrisë së Arsimit.
shqiptarja.com
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Edhe kjo ndodhi, nje i pafe te na mesoj per fene...Me keqja eshte se Islami dallohet per ate se Beson ne Allahun nje te Vetem dhe I Pashoqe, kete e din cdo kush, e ky injorant me tregon per Muhamedin si bir i Zotit, kur gjithekush e din se Muhamedi a.s. eshte i derguari i Tij...The messenger....nejse, kesaj i thone i padituri tet fol per dituri

Ndoshta Engjelli Gabriel eshte i derguari i Allahut, dhe jo Muhameti!! Muhameti dhe Allahu nuk jane takuar kurr...apo jo?
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Ndoshta Engjelli Gabriel eshte i derguari i Allahut, dhe jo Muhameti!! Muhameti dhe Allahu nuk jane takuar kurr...apo jo?

Ska ndoshta Laur... Muhamedi a.s eshte i derguari i Allahut, Xhibrili eshte meleku qe nepermjet tij eshte zbrit Kurani...a sa per pjesen e dyte sjam e sigurt ne ate qe thua, per takimin e Allahut, se une besoj te kunderten... Miraxh.
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Te thashe Ndoshta per te terheq ne debat. Muhameti nuk eshte i derguar i Allahut, po ja fut kot fare. Mbase do thuash i zgjedhuri = mesazheri, dhe jo o derguari.
Mesazhet Muhameti nuk i ka marre kurr nga Allahu direkt, por inidrekt nepermjet Gabriel-it (...!!)ne shellat e malit Hira. http://www.islamitalia.it/img/grotta2.jpg
Ne fakt edhe Gabriel i thote: "O Muhamet, ti je mesazheri i Allahut e une jam Gabriel.."..;)
 
Ti Laur je enciklopedi me vete, :p.. Tani po na ben diferencen midis fjales mesazher dhe derguar, Lol.. mesazher nuk eshte shqip iher :p shqip i thone i derguar dhe vjen nga fjala arabe Rusul, qe shqip i bie i derguar :D..

Mgjth, hajd e pranojme llogjiken tende, prap fjala mesazher nuk i bie Bir i ZOtiti apo jo?????
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Thirre si te duash. I derguari apo mesazheri, gjithsesi asnjeri nuk eshte i Allahut por i gabrielit. ..:)
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Mesazhet Muhameti nuk i ka marre kurr nga Allahu direkt,

Sa per info, i ka marre edhe nga Zoti. Nga metodat e vahjit (shpalljes), ka qene edhe kur Profeti a.s. ishte ne gjume, i vinte shpallja, direkt nga Zoti.

Pastaj kemi udhetimin ne Miraxh, po nejse, ti aq din aq flet, aq ben copy-paste
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Tani te dinte bota zgjuarsin qe mbart feja islame mendo se sdo beheshin gjith kto qe po ndodhin sot apo gabohem sipas jush? :D

Esht nje tekst shkollor dhe nese ju pelqen mesojeni lexojeni nese jo mos e lexoni ...Ndoshta e paska ofenduar silamizmi duke e quajt birin e zotit ndoshta duhej ta quanin i derguari zotit do tju pelqente me shum per mos te ber kto budalleqe qe bejen neper shkolla
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Sociologët, filozofët dhe ata qe studjojn Art, ata skane besim ne Zot....
apo: ata te cilet prej tyre kane pak sado pak besim, mirren me bestytni me shum, porse skanë besim te paster. Kete kam vertetuar tek te tillet, ne te cilet kam has...
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

c'ia fut kot mi? loL

Une jam sociolog dhe jam besimtar. Besoj ne Nje Perendi dhe ne fjalen e Tij, por nuk besoj ne perrallat arabe. Ne fakt uadithet jane lloj bestytnish.
 
Pe: Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Tani te dinte bota zgjuarsin qe mbart feja islame mendo se sdo beheshin gjith kto qe po ndodhin sot apo gabohem sipas jush? :D

Esht nje tekst shkollor dhe nese ju pelqen mesojeni lexojeni nese jo mos e lexoni ...Ndoshta e paska ofenduar silamizmi duke e quajt birin e zotit ndoshta duhej ta quanin i derguari zotit do tju pelqente me shum per mos te ber kto budalleqe qe bejen neper shkolla

Gabimet ndodhin, kuptohet, po ti ç'ia paske futur se???

Njerëzit gabojnë, ore zotëri, por jo LIBRI!

Po sipas teje çfarë do të mësojmë nëpër shkolla, gënjeshtra?
Qe çka qe, ne do të mësojmë? Apo, ti zotëri nuk din se çfarë duhet
të mësohet në shkollë? Sipas qejfit të dikujt, apo diçka të vërtete shkencore?

Sjelljen nuk na mëson vetëm feja, por edhe shkolla. Po zgjuarsinë që mbart
shkolla ku e ke??? E din ti sa doktora të shkencës kemi në botë? Sa Nobelista? Sa mësues?
Sa njerëz të mençur???
Pse nuk i ndalin ato që ndodhin nëpër Botë?
Të niseshim sipas pikëpamjes tënde, ateherë as shkolla nuk do të duhej
të ekzistonte!
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

اa ja rrasni kot dhe ju,
Ku ka me skandal se islami !!!!
Fare me e poshtur nuk ka por shpresojm ta han veten .
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Qente lehin, karvani ecen perpara cdo here ka qene dhe do jete. :makina:
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Dmth shqiptaret qenkan fare e poshter :) ... Sepse mbi 90% e tyre i takojne besimit islam
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Skandal !!
ca boni kshu

na tmerrut

sdo flejn gjum te qet femijet tani qe e lexuan
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Shumë mirë që është bërë përmirësimi. ثshtë kuptuar gabimi dhe ka reaguar Ministria e Arsimit, dhe shtëpia botuese e ka përmirësuar gabimin.
Kurse komentuesit që flasin keq për Islamin, e bëjnë me gjuhë të urrejtjes, gjë e cila dëshmon për të kundërtën.
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

اa ja rrasni kot dhe ju,
Ku ka me skandal se islami !!!!
Fare me e poshtur nuk ka por shpresojm ta han veten .

Pse çfarë të paska bërë Islami dhe myslimanet ty?
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Perderisa sot librat po behen copi paste si duket kan ngaterru paragrafin lol eh injorante
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Pse çfarë të paska bërë Islami dhe myslimanet ty?

hahahahahaha Asgje sme kan bere , por po haja nje berxoll derri dhe po me shijonte shume , seç me erdhen ca mendime ekstreme hahahahaha
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

hahahahahaha Asgje sme kan bere , por po haja nje berxoll derri dhe po me shijonte shume , seç me erdhen ca mendime ekstreme hahahahaha

Deri sa nuk të ka bërë asgjë asnjë nga myslimanet, atëhërë mos i jep të drejtë vetës të u bësh diçka. Në rastin tënd të i ofendosh.
 
berxollen e derrit pa alkool te lutem se na solle isis_in ktuu :p :p :p
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

c'ia fut kot mi? loL

Une jam sociolog dhe jam besimtar. Besoj ne Nje Perendi dhe ne fjalen e Tij, por nuk besoj ne perrallat arabe. Ne fakt uadithet jane lloj bestytnish.

Sia fut askush kot.... at dert mos ke....

mirepo ti okej dhe per veten po tregon...
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Deri sa nuk të ka bërë asgjë asnjë nga myslimanet, atëhërë mos i jep të drejtë vetës të u bësh diçka. Në rastin tënd të i ofendosh.

Per kshu ofendimesh thua mo !!!! Po te jene keto ofendime i bie te me ofendojne sa here qe flasin !
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Sia fut askush kot.... at dert mos ke....

mirepo ti okej dhe per veten po tregon...

Bile ti t'pakten ia ke fut kot lol :d. Pothuajse te gjithe profesoret ee universitetit qe i kam passur, madje edhe asistetet kane qene besimtare. 5 here n'dite jane falur.
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

o ti Aguron qe skupton, une shkollen e mesme dhe studimet ne Kosove i kam ber....

don te me thuash ti se e din me mirë se une qe kam perjetu orët/vitet me ato persona?

Ps: nese ke ardh ne forum per tu shtyer gara, ta dijsh se ketu sesht vendi per konflikt... poashtu zgjidh dikend tjeter qe te perket ty. Thanks !
 
Titulli: Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit (Dokument)

Po mire de na muhabet po bojm. Ti mos u nxeh se ski nevoj mu nxeh qeshtu kaq shume.Qe jepma edhe nje disslike qetash se i paske marak loL
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top