Siri, Obama jep edhe 195 mln USD ndihma

cent

...Lontano
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka zhbllokuar një tjetër fond ndihmash shtesë prej 195 milionë dollarë, për popullsinë në Siri.
mjr68z.jpg
Me këtë ndihmë, shkon në mbi 1 miliard dollarë shuma që Shtetet e Bashkuara kanë dërguar për ndihma humanitare, që nga fillimi i luftës civile në Siri, 2 vjet më parë.

Njoftimi i dërgesës së re koincidon me festimin e Fitër Bajramit, që shënon edhe fundit e muajit të Ramazanit.
Amnesty: Pamjet satelitore, Aleppo e shkatërruar

Imazhet satelitore kanë nxjerrë në dritë vuajtjet dhe shkatërrimet e shkaktuara në qytetin më të madh të Sirisë, bën të ditur grupi i të drejtave të njeriut me seli në Londër, gjatë së mërkurës, duke kataloguar qindra shtëpi të shkatërruara apo prishura dhe më shumë se 1000 postblloqe.

“Amnesty International” tha se ka punuar me Shoqatën amerikane për Avancimin e Shkencës, për të analizuar fotot e Aleppo-s të marra nga transmetuesi i imazheve nga hapësira, DigitalGlobe dhe Astrium, për shenjat e shkatërrimit në metropolin sirian, që ka qenë skenë e luftimeve të përgjakshme prej muajsh mes forcave besnike të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, si dhe rebelëve që luftojnë për rrëzimin e tij.

“Imazhet satelitore në të vërtet flasin vetë”, tha Donatella Rovera, një këshilltare e lartë e Amnesty, e cila është rikthyer së fundi nga një udhëtim në Aleppo. “Mund të shihni me qartësi të madhe ndërtesa që kanë qenë aty 1 vit më parë, ndërsa sot nuk ekzistojnë. Ne jemi duke i ballafaquar ato me kërkimet tona në terren, kështu që i njohim mirë zonat e prekura, kur janë dëmtuar dhe nga ç’lloj armësh”.
/Top Channel
 
Titulli: Siri, Obama jep edhe 195 mln USD ndihma

kurse merr miliarda nga pasuria e tyre me mercenart e vet qe ka dergu atje ! :D
 
Titulli: Siri, Obama jep edhe 195 mln USD ndihma

vec ksaj qe si thua dot bamiresi..........
 
Titulli: Siri, Obama jep edhe 195 mln USD ndihma

kesaj i them ta laj koken me akull... dhe ta ha token nder kemb.... ah mjer ata njerez, se ata milardat shkojn dikund larg shuuuuuuum larg popullit te siris... ata sbej asgje per te ndal luften, dergon pare.po mire ben le te dergoj te ken ma shume qefina e tabut te blej..po edhe ato sbesoj se ua mundesojn...
.. sidoqoft smund te akuzoj vec obamen, jane shume qe rrin shikues te kesaj lufte dhe sbejn asgje
 
Back
Top