Siri, dy milionë persona janë pa ujë dhe drita në Alepo

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Siri, dy milionë persona janë pa ujë dhe drita në Alepo

siria-lufta_1.jpg


Më shumë se dy milionë civilë në Alepo, në zonat si nën kontrollin e rebelëve, ashtu edhe në atë të qeverisë, janë pa energji dhe pa ujë për shkak të bombardimeve që kanë goditur impiantet e shpërndarjes në ditët e fundit.

Në qytetin sirian, paralajmëron OKB-ja, më shumë se 2 milionë persona rrezikojnë të përfundojnë në një shtetrrethim total. Në dy javë bombardime të dhunshme, kryeqendra është ndarë në dy pjesë me rebelët e opozitës nga njëra anë dhe forcat e regjimit nga ana tjetër. Secila palë kontrollon rrugët e hyrjes së armikut, duke vendosur civilë të armatosur në pikat e kontrollit.

Në një komunikatë, Yacoub el Hillo, koordinator i OKB-së për çështjet humanitare në Siri dhe Kevin Kennedy, koordinator humanitar rajonal për krizën siriane, nënvizojnë që pas ndërprerjes së rrjetit hidrik, “uji i depozitave dhe cisternave nuk është më i mjaftueshëm për t’iu përgjigjur nevojave të popullatës”.

“Kombet e Bashkuara, – theksojnë ata të dy, – janë gati të asistojnë popullatën civile në Alepo, një qytet tashmë në vuajtje dhe varfëri. Civilët, përfshirë të sëmurët dhe të plagosurit, duhet të ndihmohen me operacione përmes rrugëve më të shpejta dhe linjave në kufirin me Turqinë. Ata duhet të ndihmohen pa diskriminim dhe kudo që ndodhen. Të gjitha palët duhet të garantojnë siguri, shpëtimin dhe dinjitetin e të gjithë civilëve”.

“Kur përdoren njerëz në mënyrë të qëllimshme për mbijetesën e tyre, taktikat e shtetrrethimit përbëjnë një krim lufte”, – shton deklarata.

Për armëpushimin, duke diskutuar në Gjenevë, ekspertë ushtarakë rusë e amerikanë për praninë e përfaqësuesve të OKB-së.
g.shqip
 
Titulli: Siri, dy milionë persona janë pa ujë dhe drita në Alepo

Allah bone hajr :'(

Sa padrejtesia u behet popullit te shkrete, sa femije te porsalindur vdesin....Bota drejt qametit
 
Titulli: Siri, dy milionë persona janë pa ujë dhe drita në Alepo

Flm presidentit me te keq te historise se SHBA.Kur mendoj qe i kane dhene edhe cmimin Nobel te vjen per te qeshur per te mos qare.
Njerezit nuk duan lufte, popujt duan paqe.Uroj te mbaroje nje here e mire lufta jo vetem ne Siri por kudoqofte!
 
Titulli: Siri, dy milionë persona janë pa ujë dhe drita në Alepo

Duke hapur syte lart/e duke pritur nga Allahu ... kane arritur ne k'te gjendje. Allahu i ndihmofte, c'fare te themi.

PS... Duke marre pasarysh gjendjen/historine , i ulet qenka nr.. 2millione, me i rene rreth e perqark, rrezik behen edhe ne Albania , pa drita & pa uje.

Perse nuk i strehojne.. pjesa e tjeter, qe kane drita & uje ?
 
Titulli: Siri, dy milionë persona janë pa ujë dhe drita në Alepo

Sa gjynah :( o Zot beje mire per keta njerez te shkrete, po vdesin c'do dit eshte bere gremine ai vend, lere me uje e drita !!!
 
Titulli: Siri, dy milionë persona janë pa ujë dhe drita në Alepo

Kombet e bashkuara jane gati ne ndihmojne thone?!

Po ikni mo hipokrite!

Zoti sjellte drejtesi! Se ne njerezit nuk mundemi ta shpetojme me boten qe fundosem vete!
 
Titulli: Siri, dy milionë persona janë pa ujë dhe drita në Alepo

Cdo thuash zoti sjellte drejtesi?
Qe kur njerzit besojne ne zot po vrasin njeri-tjetrin.
Edhe nje tjeter, a nuk besohet qe: asgje nuk ndodh ne bote pa deshiren e zotit?

...ncncnnc
 
Titulli: Siri, dy milionë persona janë pa ujë dhe drita në Alepo

Edhe ne tema te tilla, njerezit tregojne shpirtin e zi qe e kane !
 
Titulli: Siri, dy milionë persona janë pa ujë dhe drita në Alepo

Si shpirtin keni edhe flamurin.
Ps. Allahu ju ka premtuar Romen. Natyrisht po prisni drejtesin e allahut qe ta merrni.
 
Titulli: Siri, dy milionë persona janë pa ujë dhe drita në Alepo

Si mendon i shkreti se na ben dicka me keto shprehje loool. Eh i gjori laur i gjori, t'ka marre lumi !
 
Titulli: Siri, dy milionë persona janë pa ujë dhe drita në Alepo

Epo duhet ti paguanin dritat se ndryshe Oshee ua pret, dihet kjo
 
Titulli: Siri, dy milionë persona janë pa ujë dhe drita në Alepo

Njerezit vdesin ne menyra te ndryshme, masakrohen, digjen, bombardohen femije te porsalindur, gjersa ketu ne forum bejne shaka akoma, cfare edukate, sjellje e femijeve, me shpirt te zi ! Nuk keni faj ju, sepse keshtu jeni edukuar, dhe si edukoheni, ashtu edhe shpreheni !
 
Titulli: Siri, dy milionë persona janë pa ujë dhe drita në Alepo

Jemi te paret e te fundit qe duhet te qeshim me fatkeqesine e nje populli,njerzish te pafajshem aq me shume kur vuajtje te tilla i kemi hequr ne kurrizin tone dhe akoma vazhdojme ti heqim...Zoti i meshirofte nese ekziston!
 
Titulli: Siri, dy milionë persona janë pa ujë dhe drita në Alepo

Ou pse tema e Sirise qenka
Mendova mos po qani hallet e vendit tuaj lol se keshtu me fjale te rruani fare ju

Gjithsesi mund tia lejoj vetes tua paguaj faturat se skane cf hane e konsumimi do jete i paket
 
Titulli: Siri, dy milionë persona janë pa ujë dhe drita në Alepo

Ngelet duke thene Zoti ... Zoti , Zoti .

Zoti I ndihmofte , zoti I meshirofte ... Ne duart e Zotit , Zoti sjellte drejtesi etj etj . Une qesh me fatkeqesi te tilla , Jo me ngjarjen ne fjale .

Keni Ikur per lesh .. Sorry .
 
Titulli: Siri, dy milionë persona janë pa ujë dhe drita në Alepo

Nuk ka pse te vjen sorry. Sepse as neve nuk na vjen sorry qe keni ikur per lesh gjithashtu.
 
Titulli: Siri, dy milionë persona janë pa ujë dhe drita në Alepo

Ne lufte, ne cdo lufte, me dhimbsen femijet, pleqt dhe femrat duke parasysh se ne keto lufterat moderne numri me i madhe i viktimave perfaqeson keto tre shtresa andaj per keto tre shtresa ndjeje dhembje per gjendjen e tyre ne Alepo dhe duhet te behet gjithcka per tu ndihmuar.

Por me duhet te shtoje dicka. Alepo paska 2 milion banore qe vuajne qe sa vite aty. Ma ha mendja qe diku afer 1 milion banore nga keta jane te afte per lufte apo per perballje. Cfare presin keta? Cfare bejne keta? Apo mos valle po presin qe tu vriten femijet cdo dite para syve e keta te perqyrraven? Apo mos valle keta po presin se cila ane do fitoje (forcat qeveritare apo kryengritesit) qe tu bashkangjiten.

Per mua nje force gati nje milioneshe e afte per lufte qe shef cdo dite vdekjen me sy dhe nuk nderrmerr nje mase per egzistence eshte mase qyqaresh.

Sa ushtare paska qeveria aty? Sa kryengrites paska aty? Mendoje qe qytetaria qe gjendet ne kete qytet 2 milionesh me thonje dhe gure do e kishin fituar lirine.:peshkim:
 
Titulli: Siri, dy milionë persona janë pa ujë dhe drita në Alepo

Si mendon i shkreti se na ben dicka me keto shprehje loool. Eh i gjori laur i gjori, t'ka marre lumi !

Mos ke deshire qe ti marr nje e nga nje te gjitha pikat e kuqe? Me date e emer beteje. Ne emer te Zotit.
Mos humb kohe me laurin, shko e hap libra histoire ne vend te Kuranit.

mapa_zpshgddfzrr.png
 

Attachments

  • mapa_zpshgddfzrr.png
    mapa_zpshgddfzrr.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • mapa_zpshgddfzrr.png
    mapa_zpshgddfzrr.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Siri, dy milionë persona janë pa ujë dhe drita në Alepo

Laur, me mur je duke fol, monolog ben ti gjithnje !
 
Back
Top