Sinodi katolik, Papa Françesku del kundër martesave gej

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Sinodi katolik, Papa Françesku del kundër martesave gej

papa-sinodi-320x192.jpg


Papa Françesku rikonfirmoi gjatë ditës së djeshme kundërshtimin e Kishës Katolike ndaj martesave homoseksuale teksa hapi mbledhjen trejavore të peshkopëve nga e gjithë bota, e njohur ndryshe si sinodi, por tha se kisha duhet të tregojë dashuri e mirëkuptim ndaj të gjithëve.
Ati i Shenjtë kryesoi meshën solemne në bazilikën e Shën Pjetrit për të hapur këtë takim të përvitshëm të njohur si “sinodë”, me temë kryesore familjen e kohëve moderne. Megjithatë, atmosfera përpara takimit, ku pjesëmarrës janë mbi 300 peshkopë e delegatë të tjerë, është dominuar nga çështjet e homoseksualëve.
Në prag të mbledhjes, Vatikani shkarkoi një prift polak nga puna në Selinë e Shenjtë, pasi rezultoi se ishte gej dhe bënte thirrje për ndryshime në mësimet katolike kundër aktivitetit homoseksual.

Katolikët konservatorë mbajtën një konferencë në Romë vetëm pak para se të niste sinodi, për të diskutuar sesi homoseksualët mund të jetojnë përballë rregullave të kishës që kërkojnë ndershmërinë e tyre, ndërkohë që aktivistë gej të besimit katolik, mbajtën një tjetër bashkëbisedim, ku kërkuan pranimin e plotë të homoseksualëve nga kisha.
Papa Françesku ia dedikoi një të tretën e predikimit të tij çështjes së dashurisë mes mashkullit dhe femrës, si dhe rolit të kësaj të fundit në krijimin e jetës.
“Kjo është ëndrra e Zotit për krijesat e tij të dashura. T’i shohë ata të mbledhur në një bashkësi dashurie mes një burri dhe një gruaje, duke gëzuar në udhëtimin e tyre të përbashkët dhe të frytshëm, sa i përket dhuratës së përbashkët”, tha Ati i Shenjtë. Ai foli edhe për “kuptimin e vërtetë të çiftit dhe seksualitetit njerëzor në planin e Zotit”, një referencë e qartë e martesave heteroseksuale. Debati mbi këtë temë ka kohë që ka nisur në mjediset e Kishës Katolike.
 
Back
Top