Si vishen shqiptaret?

PetritKola

Anëtar Aktiv
Wednesday, October 11, 2006


Si vishen shqiptaret?


Ne nje diskutim rreth kesaj teme thashe se, sot ne bote mund te shikosh japoneze por edhe afrikane bionde, me floke te verdha. Natyrisht imitim.Pra, eshte nje tendence njerezore per te imituar dhe kjo ze vend sidomos ne individet pa taban, njerez te lehte, pra koke bosh. Pikerisht kjo cilesi njerezore synohet ne industrine e reklamave ku riperseritja bene qe ajo te zeje vend. Puna behet me e lehte ne kete industri sidomos kur tipat jane intesivisht ne kerkim te imitimit...
Persa i takon rinise shqiptare duhet thene se, ajo nen shembullin dhe stimulimin e politikaneve kerkon dhe imiton anet me negative te botes se qyteteruar.
Vrasje, vjedhje,grabitje, korrupsion, prostitucion ka edhe ne Amerike- thone politikanet shqiptar- per te justifikuar poshtersite e tyre. Une dua te them se, ne Amerike ka edhe denim me vdekje ka edhe burg per kongresmena qe mund te kene ngrene dreke qyl ne shkembim te favoreve... Po te shohesh njerzit ne Amerike do te shohesh qe ne pergjithesi kane veshje konservatore. Ne se del i dehur ne publik, denohesh. Sipas zonave dhe qyteteve, femijet poshte 18 vjece nuk mund te dalin nga shtepia te pa shoqeruar me te rritur pas ores 10 te darkes etj... Keto qe permenda une nuk ju interesojne politikaneve shqiptar...
Veshur apo zhveshur? Kjo eshte ceshtja. Si mund te quash veshje kur me shume se 50% e trupit eshte e zbuluar. Ne kete kategori (te zhveshjes) futen shumica e te rejave shqiptare. Ato vishen apo zhvishen tamam si prostituta. Ndoshta edhe jane te tilla. Per kete na siguroi edhe Kryeministri Yne i Nderuar ( njeri nga shkaketaret e renimit dhe degjenerimit te rinise shqiptare) kur tha me rastin e Kampionati Boteror te Futbollit qe u zhvillua ne Gjermani se, “vajzat tona ndodhen atje si prostituta per te kenaqur epshet e botes ne ate eveniment“.
Ne favor dhe me shembull personal per degjenerim-shkaterimin e rinise shqiptare jane edhe OJQ-te. Spikasin ata te “Mjaft” qe jo vetem bejne parada homoseksualizmi por edhe orgjira ne vende publike si ne klubet ne qender te Himares.
Interesant eshte puna e meshkujve. Ata pelqejne kepucet me maje. Gjatesia e majes se kepuceve ndoshta percakton poziten shoqerore. Sa me te gjata majet, aq me e larte pozita ne shoqerin shqiptare. Prej se largu kepucet e tyre duken si anije antike druri Ilire-Liburne ose Vikinge, me majen perpjet.
Bazuar ne faktet e mesiperme shpreh bindjen se, ne se Hollywood-sat,Tom Kruiz dhe Anxhelina Xholi do te dalin me legena dhe kova llamarine ne koke, te paret qe do ta imitojne ne bote do te jene te rinjte shqiptar. Kjo do te beje qe cmimi i legenave prej llamarine te veje ne stratosfere dhe ndonje dinak dhe i mencur bazauar dhe ne iniciativat e Qeverise shqiptare per te thithur investime te diaspores edhe paketa “nje euroshe”, do te investoje ne kete fushe shume fitimprurese, ndoshta nga suksesi i madh ne kete biznes do te rezultoje si “Bilioneri i Pare Shqiptar”. Ketu flitet per para te pastra, sepse po te jete per para droge dhe trafiku, kete shifer (bilionin) e kane kapur shume nga politikanet dhe qeveritaret tane.

Petrit Kola
[email protected]
 
Titulli: Si vishen shqiptaret?

Bazuar ne faktet e mesiperme shpreh bindjen se, ne se Hollywood-sat,Tom Kruiz dhe Anxhelina Xholi do te dalin me legena dhe kova llamarine ne koke, te paret qe do ta imitojne ne bote do te jene te rinjte shqiptar.

sme duket e drejte,aq me teper e vertete..Un mendoj se ne shqiptaret kemi stilin tone ne veshje,pak te ekzagjeruar e pranoj,por ama nuk kopjojme njeri,perkundrazi duam te dukemi ndryshe nga te tjeret,se te ishte puna ashtu dilnim me atlete dhe me xhinsa si te huajt e mbaroi puna
 
Titulli: Si vishen shqiptaret?

Ne fakt shqiptaret veshjen e kane pak te ekzagjeruar, por nese iua ka qejfi le te vishen....
Cdo njeri ben si te doje dhe ka konceptin e vet i te qenurit mire, edhe se si eshte vendi duhet bere kuvendi nganjehere, ku thoje dicka per kepucet me maja sa kam qeshur hahahaha imagjino sic jane rruget ne Shqiperi e ngec ne balte hahaahahah :p:p,
Besoj se thjeshtesia eshte me mire :), por demokraci te bejne cte duan :D :p:p:p:p
 
Titulli: Si vishen shqiptaret?

Normal besoj se vishemi,me nga pak egzagjerime,por kjo nuk na ben as kopjace dhe as te vecante.Ke permendur majat e kepuceve si tregues i pozites te individit,pse nuk permend edhe pantallonat e gjera si thes dhe mbathjet me gjithe te pasme perjashta,kjo eshte mode ne USA meqense e permende,madje kjo tregon se sa i ''varfer''eshte poseduesi sa me te gjera pantallonat aq edhe me i ''varfer'' eshte personi LOL
Kushdo ka shijet e tij ne veshje dhe kjo nuk ka te beje me nje popullsi te tere,eshte e pa matur te pergjithsosh sepse nuk qendron si argument,pastaj ne i kemi vajzat e nxehta dhe detyrohen te zhvishen se kane temperature LOL LOL
 
Titulli: Si vishen shqiptaret?

Uau na ndrite me kete postim. :lexim:

1. Njeriun nuk e ben veshja por mendja.
2. Mos e dallo rinine shqiptare nga rinite e tjera te botes sepse veç faktit qe ndoshta nuk eshte aq e mbajtur ekonomikisht, nuk ka asgje mangut te tjereve.
3. Nqse je i zoti per keso analizash kapu ne pika ku duhet: sistemi arsimor, sistemi shendetsor, pensionistet pa rroge e ndihme, katastrofa e atyre qe vete i keni votuar per t'ju udhehequr. Fajsojini per gjera qe jane me rendesi e jo per budalliqe si sa shume apo sa pak ka vesh rinia shqiptare.

Une si individ vishem per vete, dhe veshja ime nuk karakterizon kombesine time por karakterin personal. Oh edhe mqse ra fjala, une personalisht:

Ne plazh dal me bikini, ne pune shkoj me kostum, ne vere dal me pantallona te shkurtra, funde te shkurtra e me bluze qe kane kurrizin e gjysmen e gjoksit jashte. Ne dimer vishem me xhup e tre kater pale pantallona. Ne vjeshte me fund te shkurter e me cizme me taka te gjata e me maje te holle.
Ne pranvere me ngjyra te celura.

Me thuaj nje cike sa shume reth kombesise sime mesove nga paragrafi i siperm o analist?
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Si vishen shqiptaret?

Shqiptaret kane mode me vete ,ne kush te na kopjoje jo te kopjojme :p.........por ajo qe eshte cudi me ne shqiptaret eshte menyra se si menaxhojme veshjet ...mund te ndodh qe vemi dhe ne plazh me sandale me taka dhe me nje fustan shume te bukur ,qe do ishte e pershtatshme vetem per nje mbremje klasike :D ,gjithsesi e ndjekim moden :D
 
Titulli: Si vishen shqiptaret?

Normal besoj se vishemi,me nga pak egzagjerime,por kjo nuk na ben as kopjace dhe as te vecante.

njeriu shpreh vetveten ne veshjen e tij,dhe jo nje imitim....
ndjekim moden si gjithe bota,po nuk do te thote qe jemi kopjace;);)
 
Titulli: Si vishen shqiptaret?

Njeriun nuk e bene veshja por mendja- E vertet kjo..

Por veshja sikur edhe tatuazhi tregojne kush eshte njeriu
 
Titulli: Si vishen shqiptaret?

Tabula rasa, ose pa taban, si te dalin modelet ne tv ose revista...

O Petrit djali, po modelet ate pune kane. Ti na dashke te heqesh nga puna kushedi sa miliarda njerez sepse ty nuk ta mban tepeleku kur nje vajze vishet apo zhvishet?
 
Titulli: Si vishen shqiptaret?

Tabula rasa, ose pa taban, si te dalin modelet ne tv ose revista...
Po si te bejme i nderuar Petrit, nuk vishemi dot me fustanella dhe me pistolete ne brez,moda e veshjes eshte evoluim ashtu si c''do gje tjeter,keshtu qe duhet ti pershtatemi kohes .
Kjo nuk ben askend pa taban,per me teper qe ti individin te cilit i drejtohesh nuk e njeh aspak.
 
Titulli: Si vishen shqiptaret?

Uau na ndrite me kete postim. :lexim:


3. Nqse je i zoti per keso analizash kapu ne pika ku duhet: sistemi arsimor, sistemi shendetsor, pensionistet pa rroge e ndihme, katastrofa e atyre qe vete i keni votuar per t'ju udhehequr.

Google emrin tim dhe do te shohesh se prej vitesh e beje ate...
 
Titulli: Si vishen shqiptaret?

Po si te bejme i nderuar Petrit, nuk vishemi dot me fustanella dhe me pistolete ne brez,moda e veshjes eshte evoluim ashtu si c''do gje tjeter,keshtu qe duhet ti pershtatemi kohes .
Kjo nuk ben askend pa taban,per me teper qe ti individin te cilit i drejtohesh nuk e njeh aspak.

Ne se juve visheni sipas dy here ne vit sipas urdherit qe jep industria e vezhjes-zhveshjes, mendoje tregon se nuk keni shume baze...
 
Titulli: Si vishen shqiptaret?

ca mire e ca keq....nuk mund ti pergjithesojme...
 
Titulli: Si vishen shqiptaret?

secili ka guston e tij .....jo te gjithe njerezit dine te vishen
 
Titulli: Si vishen shqiptaret?

Uau na ndrite me kete postim. :lexim:

.
3. Nqse je i zoti per keso analizash kapu ne pika ku duhet: sistemi arsimor, sistemi shendetsor, pensionistet pa rroge e ndihme, katastrofa e atyre qe vete i keni votuar per t'ju udhehequr. Fajsojini per gjera qe jane me rendesi e jo per budalliqe si sa shume apo sa pak ka vesh rinia shqiptare.

QUOTE]

Ju ftoj!

http://www.forumivirtual.com/threads/21173-Napolon-Zerva-Enver-Hoxha-!!!?highlight=napolon+zerva
 
Titulli: Si vishen shqiptaret?

Google emrin tim dhe do te shohesh se prej vitesh e beje ate...
Mesa duket pa sukses. Perse valle, ti gjithe ky djale qe na qenke, me gjithe keto analiza ne brez, me kete gjykim absolut me njerezit nuk je ne kandidim per Kryeminister per te rregulluar Shqiperine? اohu burre e be diçka vertete per Shqiperine. Ti besoj banon ne Shqiperi? Nuk ka mundesi te banosh jashte, do quhej hipokrizi kjo qe paske bere ne google per gjithe keto vite.

Una jam gati per te dyja variantet
O qenke gati ti? Burri me taban ul syte e nuk i hedh asnje femre syte drejt - perveç asaj qe e ka zgjedhur te behet nusja e tij (kuptohet edhe kete te fundit ende nuk e ka pare - kjo gje behet vetem naten e marteses).
 
Titulli: Si vishen shqiptaret?

Mesa duket pa sukses. Perse valle, ti gjithe ky djale qe na qenke, me gjithe keto analiza ne brez, me kete gjykim absolut me njerezit nuk je ne kandidim per Kryeminister per te rregulluar Shqiperine? اohu burre e be diçka vertete per Shqiperine. Ti besoj banon ne Shqiperi? Nuk ka mundesi te banosh jashte, do quhej hipokrizi kjo qe paske bere ne google per gjithe keto vite.


O qenke gati ti? Burri me taban ul syte e nuk i hedh asnje femre syte drejt - perveç asaj qe e ka zgjedhur te behet nusja e tij (kuptohet edhe kete te fundit ende nuk e ka pare - kjo gje behet vetem naten e marteses).

Per te paren, mendoje se do ta shikosh, mua, emrin tim.

Per te dyten, cdo gje ne kuadrin e studimit.
 
Titulli: Si vishen shqiptaret?

Ne se juve visheni sipas dy here ne vit sipas urdherit qe jep industria e vezhjes-zhveshjes, mendoje tregon se nuk keni shume baze...
Ore zoteri ku e sheh lidhjen midis tabanit dhe veshjes se po me ben kureshtar?Une e kuptoj thelbin e postimit tuaj, por ka plot menyra te tjera per tu shprehur mbi industrite dhe konsumin,apo delet ''popull'' qe ndjekin bariun ''Industrialist'',masivim qe po con drejt zhdukjes te vlerave individuale. Meqense mu drejtove edhe mua po te shpjegoj tani me edhe gustot e mia, jam me shume sesa klasik ne veshje dhe nuk me pelqen moda,por ajo veshje qe me ben te ndjehem mire. U sqaruam sado pak mendoj?
 
Titulli: Si vishen shqiptaret?

Shpresoj, se paku kesaj radhe shpresoj se UDB-ja te mos kete patur ndikim ne percaktimin e veshjes shqiptare apo siq e quan dikush veshjen e nje maice normale, ''cullakim''. :ciaoo:pse e bejme ne kete kur kemi tere ate mori zgjedhjesh: pse nuk veshin cupat tona recipeta zhguni? po cunat breke leshi ogiqi pse nuk mbajne, madje nga leshi i galem? :gjujpeshk:
 
Titulli: Si vishen shqiptaret?

Meqense mu drejtove edhe mua po te shpjegoj tani me edhe gustot e mia, jam me shume sesa klasik ne veshje dhe nuk me pelqen moda,por ajo veshje qe me ben te ndjehem mire. QUOTE]
Pra juve jeni individualsite, juve nuk jeni robot...
Kjo eshte nje gje e mire, per juve dhe shoqerine.
 
Titulli: Si vishen shqiptaret?

Shpresoj, se paku kesaj radhe shpresoj se UDB-ja te mos kete patur ndikim ne percaktimin e veshjes shqiptare apo siq e quan dikush veshjen e nje maice normale, ''cullakim''. :ciaoo:pse e bejme ne kete kur kemi tere ate mori zgjedhjesh: pse nuk veshin cupat tona recipeta zhguni? po cunat breke leshi ogiqi pse nuk mbajne, madje nga leshi i galem? :gjujpeshk:

Leshi eshte shume i mire per shendetin tash qe ne Shqiperi, nuk ka drita, ka shkatrim e njerezia po fle ne male jashte se i jane shkatruara shtepite.
Kjo eshte nje zgjidhje ideale per kushtet.

Mendoje se propozimi juaj duhet percjellur kryeminsitrit fazllic dhe ndihmesit Berisha,

Rofte leshi i Fazllo-Berishes!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Si vishen shqiptaret?

a me mo....me verte e keni ju ?
un takave nuk i jam ndar kurr qe ta boj tani qe jam ne kulmin e rinis
taka nga 15 cm lali me maj te holl
un vishem ashtu sic me duket me mir per mu jo per te tjeret...
E NDJEJ VETEN FEMER me nje veshje te till
ti mund te flasesh per ato qe nxjerrin vrimen e sumes perjashta .. ose qe dalin pa brek ...
po ca ka te keqe me lal ?
nese ti i vlerson femrat sipas veshjen ... eh.....ku do perfundoj kjo bot
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top