Si të bëjmë masazhin

*deliza*

VIP
V.I.P
Si të bëjmë masazhin​

Masazhi është një nga terapitë më të lashta për të shëruar sëmundjet e trupit dhe të mendjes: është thuajse instinktiv te njeriu refleksi për të ushtruar presion atje ku dhemb.

Shkroi: Afrora Fusha

f0821192925772_m1.jpg

Si mjet i vjetër dhe efektiv daton qysh në kohët më të vjetra. Masazhi ka shumë mënyra të thjeshta, moderne dhe medicinale. Mënyra sistematike e masazhit ngërthen katër forma: lëmim, përzierje, fërkim, gjuajtje duarsh, vibrim.
Të gjitha këto forma të masazhit kanë një element përbërës: mbajnë dhe forcojnë organizmin. Sidomos ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe forcimin e muskujve.

Lëmimi. Duhet bërë prej së poshtmi deri te lëkura e brendshme, në mesin e trupit si prej së poshtmi-lartë dhe anasjelltas, prej mesit deri te gishti i vogël i këmbës. Këto vlejnë për të gjitha rastet, një masazh i ngadalshëm dhe i butë.


lemimi3501.jpg

Para masazhit, lëkurën duhet ta lyejmë me vajra eterike, ose me vazelinë të bardhë. Lëmimi i lëkurës në fillim bëhet në mënyrë shumë të ngadalshme dhe të lehtë, e më vonë dy shuplakat e duarve i forcojmë në lëkurë sa më shumë.

Përzierja. Ndikon më shumë se lëmimi sidomos te masazhi i muskujve. Një herë muskulin e kapim me dy duart dhe kjo mirë përgatitet me gishtin e madh dhe gishtin tregues.

Fërkimi. Vëmë gishtërinjtë në lëkurë dhe me gishtërinj sikur krijojmë rrathë, që sa më shumë të depërtojnë në trup. Kjo ndikon te spondiloza dhe përmirësimi i plagëve dhe ndrydhjeve të mëparshme.

Gjuajtje duarsh – vibrim. Ky është masazhi më i vjetër dhe bëhet me pjesën e dorës vetëm kah gishti i vogël. Masazhi bëhet si të prerët me thikë, menjëherë e përfshinë tërë lëkurën e pastaj hedhim shuplaken në vendin që dhemb.
 
Masazhi i fytyrës. Masazhi i fytyrës është shumë efikas dhe ka efekte të begatshme: nxitë qarkullimin e gjakut, forcohet dhe ushqehet lëkura, ajo fiton shumë materie ushqyese dhe fiton një elasticitet të papërshkruar, largon materiet e dëmshme të cilat e lodhin lëkurën, thartirat, pluhurat e ndryshme natyrore dhe kimike, si dhe bënë lëvizshmërinë e muskulaturës së fytyrës. Nuk duhet harruar edhe ndikimin psikologjik të masazhit të fytyrës, sepse eliminon rrudhat në fytyrë dhe e bënë fytyrën më të re dhe më të freskët.

Masazhi i mëngjesit. Më së miri është që në mëngjes të bëni çdo ditë masazhe pranë dritares së hapur nëse na lejon koha. Në këtë mënyrë largohen shumë të meta - njolla të ndryshme të sëmundjeve, apo ndonjë intervenim kirurgjik. Me të vërtetë masazhi largon krejt njollat dhe vragat të cilat nuk i largojnë as losionet dhe as kremrat e shtrenjta, por vetëm një rrezitje e lehtë dhe masazhi.


masazh-i-mengjesit3501.jpg

Teknika e masazhit
Masazhi në fytyrë bëhet me majat e gishtërinjve dhe me instrumente kozmetike. Preferohet që në fillim të shkoni te ndonjë profesionist, por nëse nuk i keni kushtet te shkoni në një sallon, atëherë e përdorni vet këtë metodë. Kjo metodë është shumë e lehtë, përdoret me 4-gishtërinjtë tonë në pauza të shkurtra.

Në fytyrë duhet vendosur një krem yndyror antirid apo një krem me vaj ulliri . Së pari, i kryejmë gjërat higjienike - pastrojmë dhëmbët, fytyrën, i krehim flokët dhe i lidhim lart. Ulemi pranë pasqyrës me dorë të majtë, ngrehim kokën mbrapa dhe me dorë të djathtë e vendosimkremin në fytyrë. Së pari fillojmë të bëjmë masazh në qafë, pastaj me dy gishtërinjtë tregues të dy duarve bëjmë masazh rreth syve, nga maja e syrit deri te hunda, ndërsa gishtërinjtë e mëdhenj qëndrojnë mbi faqe të përforcuar dhe vazhdimisht e rrahim fytyrën me 4-gishtërinjtë e dorës ngadalë dhe lehtë. Me gishtërinjtë e unazës së dy duarve poshtë-lartë dhe përmbi hundë dhe buzë. Ndërsa ballit i bëjmë masazhe me gishtërinj të mesëm prej mesit të ballit dhe shkojmë rreth syve me të dy duart.

Nëse bëjmë vazhdimisht masazhe do të kemi sukses, por për një tretman më serioz duhet t’ju drejtohemi njerëzve profesionist.

Fytyra

Me majat e gishtërinjve prekim mesin e ballit dhe e drejtojmë rreth syve, vazhdojmë poshtë mbas veshëve deri në fund të qafës. Rrethit të syve i bëjmë një masazh të ngadalshëm me një krem hidrant. I vendosni dy duart në faqe që të mbërrijnë majën e flokut, duart ta prekin ashtin e fytyrës. Pasi të preket ashti i faqeve i zgjeroni gishtërinjtë ngadalë dhe i drejtoni nga rrethi i syve. Në fund gishtërinjtë bashkohen dhe i drejtojmë në rrathët e faqeve duke bërë masazhe shkojmë në ballë, prej ballit rreth syve.
 

Attachments

  • masazh-i-mengjesit3501.jpg
    masazh-i-mengjesit3501.jpg
    9.8 KB · Shikime: 0
Sytë​

Fërkoni duart, mesin e tyre e vendosni mbi sy të mbyllur dhe majat e gishtërinjve t’i prekin flokë. Duart mbajini mbi sy 5-min, pastaj largoni ngadalë nga sytë dhe vetëm me një gisht fillo ta bësh masazhin prej hunde deri te maja e syrit. Pas kësaj, mbi sy, vendosni qeska të çajit kamomil.

syte3501.jpg

Qafa

Masazhi i qafës bëhet prej së poshtmi-lartë me mesin e duarve. Lëshoni kokën mbi gjoks dhe në të dy pjesët e qafës bëni masazh me majat e gishtërinjve 5-min.

Krahët

Topit të dorës së djathtë i bënë masazh dora e majtë, topit të dorës së majtë i bënë masazh dora e djathtë. Qëndrimi të jetë i ulur; pasi të kryhet rrudhen dhe lëshohen krahët 10 herë.

Duart

Mund të bëhet masazhi ulur edhe shtrirë. Me dorën e djathtë në të dy anët e dorës e bëni masazhin prej majës së gishtit e deri në bërryl, prej bërrylit deri në krahë, duke bërë masazhe rreth bërrylit bënë rrathë më me forcë. E njëjta përsëritet edhe me dorën e majtë.

Shuplakët e duarve

Njëra shuplakë bashkohet me tjetrën dhe i bënë masazh shuplakës tjetër me një ritëm poshtë dhe lartë. اdo gisht ndaras me dorën e kundërt i bënë masazhe secilit duke bërë rrathë. Në fund i lyeni duart me vazelinë dhe i mbani në dorëza 5 min.

Gjinjtë

Në mënyrë sistematike ju bëni masazh me majat e gishtërinjve duke bërë lëvizje rrethore, pastaj merrni copa të akullit dhe me to bëni lëvizje rrethore derisa të shkrihen.

gjinjte3501.jpg

Barku

Me shpinën e dorës fërkohet barku me fërkime të gjata dhe pastaj shtrëngoje me të dy duart, ngadalë i bënë ca lëvizje gjysmë rrethi me duar.

Shpina

Masazhi bëhet shtrirë ose ulur, prej fundit të boshtit kurrizor. Me të dy duart bënë masazh rreth pjesës së shpinës 1,5cm, gishtërinjtë i bëni me lëvizje duke shkuar lart, ndërsa më vonë nga qafa e poshtë. Te qafa duhet të bëhet masazhi i ngadalshëm dhe me kujdes duke shtypur dy anët e shpatullave ngadalë, duke zbritur deri në fundin e boshtit kurrizor.

Këmbët
Shtrihuni në dysheme apo në krevat, vendosni këmbët mbi mur dhe fillo të bësh masazhe ngadalë duke i fërkuar gishtërinjtë e mëdhenj nga lartë-poshtë, njëherë njërën këmbë, e pastaj tjetrën.
 

Attachments

  • syte3501.jpg
    syte3501.jpg
    20.3 KB · Shikime: 0
  • gjinjte3501.jpg
    gjinjte3501.jpg
    11.5 KB · Shikime: 0
Llojet e masazhit

Masazh relaksues: Ndihmon per te liruar nga stresi dhe lodhja dhe na ben te ndihemi me te perkedhelur dhe te çliruar.Zonat ne te cilat stresi akumulohet mund te jene shume: nga koka te qafa, te krahet, shpatullat, kembet.Fale nje masazhi te tille rritet fleksibiliteti i trupit,permiresohet qarkullimi i gjakut,stimulohet fluksii i energjise si dhe kontribuon per krijimin e nje ndjesie vitaliteti intensiv.

Masazhi per sport: konsiderohet pjese e stervitjes te çdo atleti.Ne menyre te veçante trajtohen kembet,sepse gjymtyret e poshtme jane ne pune gjate gjithe dites, dhe nese nuk arrihet te ekuilibrohen mire forcat, rrezikohet akumulimi i tensionit ne keto muskuj.

Masazhi rehabilitues: Lejon te lehtesohet. pas plageve apo operacioneve kirurgjike. sherimi dhe rikthimi ne normalitet.Ne keto raste eshte e nevojshme kura e nje fisioterapisti.

Masazhi estetik zbut lekuren dhe mund te çoje ne reduktim te celulitit.Kjo e fundit varet nga nje mosfunksionim i mire i metabolizmit dhe shkakton nje fryrje, dmth nje grumbullim dhjami sidomos ne kembe.Me ane te masazhit nderhyet ne enet limfatike duke bere te mundur daljen e limfes e cila per motive te ndryshme eshte grumbulluar midis lekures dhe muskujve.

asazh me gure vullkanik eshte nje lloj masazhi i veçante qe bazohet ne perdorimin e gureve vullkanik te ngrohte,te cilet kane efekte pozitive lokale dhe japin nje gjendje mireqenieje dhe nje relaksim te thelle.

Trajtimi konsiston ne vendosjen e gureve te ngrohura ne pjese te trupit, duke e shoqeruar me masazh,Guret per inercine termike te tyre,leshojne ngrohtesi shume ngadale dhe pjeset ku jane vendosur ngrohen gradualisht.

Aplikimi ne te dyja anet e trupit kontribuon ne permiresimin e disa çrregullimeve si psh:
*dhimbje muskujsh
*dhimje kurrizi
*dhimje reumatike
*stres,pagjumesi,depresion

dhe ne permiresimin e qarkullimit te gjakut.

Nuk mund te behet ky lloj trajtimi ne rast plagesh ne lekure ose ne rast problemesh si temperature, perzierje, infeksion te eneve limfatike.

Mund te shoqerohet me aromaterapi.

gure te ftohte dhe te ngrohte

ne raste dhimbjesh muskulare ose infeksionesh, mund te perdoren guret vullkanik te alternuara me gure mermeri te ftohte.Ky lloj trajtimi eshte nje "gjimnastike" e eneve te gjakut termo-terapike.Ngrohja zgjeron enet e gjakut ndersa ftohja i ngushton.Alternimi ka dhe nje efekt qetesues ne sistemin nervor.

zonat

fytyra dhe koka

Pozicioni: mund te qendrohet ulur ore shtrire.

Fillohet me nje ferkim te lehte ne baze te qafes ne drejtim te mjekres dhe vazhdohet ne gjithe fytyren.Ne balle ne veçanti mund te ushtrohen shtypje me ane te gishtave duk ei kaluar nga qendra ne temtha.
Per te masazhuar lekuren e kokes mund te shtrihet dora ne koke duke rreshkitur gishtat ne floke dhe me majat e gishtave te perkohen rrathe ne koke. Si perfundim mund te "perkedhelen" me ane te pellembeve zona me te gjera lekure.

shpatullat dhe qafa

Pozicioni:shtrire me nje jastek ose nje peshqir te mbledhur poshte kokes ,ose permbys me ballin te mbeshtetur mbi duar dhe nje jastek poshte barkut.Nuk keshillohet ndenja ulur:pozicioni do zgjedhur ne baze te masazhit qe mendohet te behet.

Per te liruar muskujt e kontraktuar , behen lezivje te ngjashme me zenien e brumit, me te dyja duart nga nje ane,dhe me pas shtypje dhe leshime te alternuara.
Mund te vazhdohet duke vendosur gishtat ne kurriz (gishtat e medhenj ne pjesen e perparme te shpatulles,ne drejtim te kembeve) dhe te masazhohej drejt aneve deri siper artikulacionit te krahut.Levizja vazhdon pasi te nderrohet pozicioni i duarve( gishtat e tjere nga ana e perparme) duke rreshkitur deri ne qafe ku mund te perdoret ferkimi.
teknikat

Rreshkitja

behet para çdo levizje tjeter.duart me pellemben te drejtuar poshte,rreshkasin mbi lekure duke u alternuar, ne menyre kostante dhe ne drejtim te qarkullimit venal.Levizjet jane te ngadalta dhe te lehta.Qellimi eshte krijimi i nje kontakti psikofizik me personin,permiresimi i qarkullimit dhe qetesimi i nervave te tensionuara.


Ferkimi

ne krahasim me rreshkitjen eshte me energjike.vepron ne thellesi duke u kthyer indeve elasticitetin dhe duke rigjeneruar qarkullimin venal dhe limfatik.levizjet jane lineare, te ngadalta dhe trasversale me muskujt qe trajtohen.Gishtat prekin siperfaqen por efekti eshte ne brendesi.

"Levizja e brumit"

Behet me ane te nje manovre qe vepron ne aksin trasversal te muskujve me levizje te alternuara.Arrin ne thellesi per te eliminuar tensionet dhe njekohesisht stimulon nje siperfaqe te gjere te lekures.praktikohet ne zonat me mase muskulare te madhe si kofshet,vithjet. Gjate kesaj faze veprohet ne shume menyra shtrydhje te muskulit deri ne lirim te tij, duke lejuar eliminimin e skorjeve pergjegjese pre lodhjen.

Goditjet

Nje sere goditjesh ritmike, te aferta, pak a shume te shpejta.Levizje te tilla ne lekure mund te jene ne nje zone fikse ose duke u zhvendosur,Efektet jane stimuluese nga momenti qe favorizohet zgjerimi i eneve te gjakut dhe rritet kontraktimi muskular,Zakonisht perdoret ne fund te masazhit per te tonifikuar.
zonat

Krahet dhe duart

pozicioni: masazhi mund te behet kudo persa u perket duarve pasi s'ka nevoje per parapergatitje.per krahet pozicioni i keshilluar eshte shtrireduke mbajtur ngritur gjunjet dhe koken te mbeshtetur ne nje kastek.

per krahet mund te fillohet me nje shtypje dhe ferkim nga jashte drejt shpatullave duke vazhduar me pas ne zonen drejt kyçit.Me pas vazhdohet me nje shtypje te lehte ferkimi nga kyçi drejt shpatulles. Duke qene gjithnje me shume ne tension zona e parakrahut, ajo mund te masazhohet me levizjet e "brumit" nga kyçi ne berryl dhe duke u kthyer pas per te rifilluar.Edhe berryli mund te masazhohet me ane te levizjeve rrethore te vogla, por duhet perdorur shume vaj sepse kjo zone eshte shume e thate.
Duart mund te jene te masazhueshme me ane te rreshkitjeve me ane te levizjeve rrethore dhe shtrirjes te alternuar te nje ane te dores.Gjithashtu nuk duhen harruar gishtat, tek te cilet mund te veprohet ne çdo artikulacion me rrathe te vegjel dhe duke rrotulluar gishtat ne te gjitha drejtimet


MASAZHI THAI

Eshte masazh mjekesor i praktikuar nga budistet ne Tailandi.Kombinon pikat e shtypjes me gishta te mjekesise kineze me nje stretching (zgjatje) te frymezuar nga yoga me prejardhje indiane.

Normalisht para fillimit te nje masazhi te tille,behet diagnoza per nevojat e pacientit.Per te lehtesuar levizjet per ate qe e praktikon dhe per pacientin, veshjet duhet te jene sa me komode.E gjitha puna behet ne nje dyshek ne toke,

Ne fillim te masazhit terapisti perqendrohet per disa minuta i gjunjezuar afer pacientit, pastaj ve doren e djathte ne barkun e pacientit, aty ku sipas mjekesise kineze eshte qendra e qenies njerezore.Me pas fizioterapisti fillon masazhin me nje ritem te koordinuar me frymemarrjen e paciantit per ta sjelle ne nje gjendje harmonie.
Ata qe praktikojne masazhin Thai arrijne te ndjejne pulsin e pacientit dhe e perkundin lehtesisht dhe ritmikisht para se te fillojne zgjatjet dhe shtypjet. Duke kontrolluar pulsin arrijne te perqendrohen ai praktikuesi ashtu dhe klienti, nderkohe qe perkundja ritmike e çon klientin ne nje ritem natyror qe i lejon te leshoje veten gradualisht.
Si tipe te tjera masazhesh,Masazhi tradicional Thai rrit aktivitetin vaskular dhe permireson lirimin e skorjeve nga qelizat.Prandaj pas nje masazhi te tille nuk ndjehesh i qetesuar por i stimuluar dhe energjizuar. Nje karakteristik ee ketij masazhi eshte qe teknikat arrijne ne limitet e pacientit , qe perdor duart, berrylat gjunjet dhe kembet.

Eshte nje teknike e keshillueshme per atletet e aerobise, si dhe atyre qe praktikojne vrapin, çiklizmin, futbollin, Masazhi kontribuon ne uljen e koheve per "rikarikim" duke lene trupin te relaksuar dhe mendjen zgjuar.
Agopuntura
Praktikohet ne Kine prej me shume se 5000 vjetesh, agopuntura ne dhjetevjeçaret e fundit eshte perhapur shume ne boten perendimore. L'OMS qe ne 1979 ka publikuar nje liste shqetesimesh te kurushme me agopunture, ku edhe ditet e sotme e rinjeh validitetin terapeutik.

Agopuntura perdor stimulimin e pikave te veçanta energjikisht aktive permes shpimit nga gjilpera, per te vepruar mbi shqetesimet muskujve skelektik dhe ngacmimeve te organeve te brendshme.

Aplikimi eshte i padhimbshem dhe pa efekte anesore.

Agopuntura aplikohet vetem nga terapeut, ne klinika apo qendra relaximi.
 
ky masazhi per sport po me pelqeka
 
Rimodeloni sihluheten me masazhin mesdhetar

Eshte masazhi mesdhetare, nje trajtim qe mere frymezim nga deti, nga ritmet e tij dhe nga levizjet. Manovrat e lehta, por te kontrolluara dhe precize, stimulojne indet dhe lengjet trupore (gjakun dhe infen) dhe i ndihmojne te riaktivizohen automatikisht. Trajtimi eshte i keshillueshem ne rastet e celulitetit, demtimeve kpilare etj. Masazhi mesdhetare fillon me qetesimin e trupit, me pas ai lyhet me vaj vegjetal. Masazhuesi fillimisht prek siperfaqet e muskujve. Ne kete menyre kupton kush jane zonat me te kontraktuara dhe me te frura nga lengjet. Fillon me masazhimin e kaviljeve dhe te kembeve. Duke mbeshtetur te dya duart ne pulpa ushtron presion i cili mund te arrije deri ne 10 kg per dore. Duke mbajtur kete presion levize duart ne te gjithe kemben duke shtypur indet dhe muskujt. Me kete tip manovre ushtrohet edhe ne gluteal dhe shpinen. Me pas i dedikohet pjeses se perparme: bark, krahe, bust, qafe, koke, ku ushtron levizje nga poshte lart, duke perfunduar trajtimin. Te mirat kuptohen qe pas trajtimit te pare, per te pasur rrezultate te mira keshillohet te beni 10 seanca.ikubinfo
 
Masazh për të joshur partnerët

Doni të joshni partnerin duke bërë diçka të veçantë dhe shumë provokuese? Masazhi është më i përshtatshmi për ta kthyer një mbrëmje të zakonshme në magjike

1. Nëse ai/ajo ka nevojë shlodhet

Përgatisni një përzierje me bimë dhe lule shplodhëse dhe që largojnë stresin si kamomili, rozmarinë, trëndafili, jargavan dhe sherbelë. Gjethet hidhini në një enë me 200 ml. Ujë dhe ziejini për 10 minuta, më pas lërini të ftohen. Masën mund ta përdorni për të masazhuar zonat e buta. Në këtë mënyrë do të largohet tensioni i akumuluar, dhe lëkura do të mbetet e butë dhe e shkëlqyeshme. Masazhoni shpinën duke lejuar majat e gishtave te masazhojnë mbi vertebrat, duke ushtruar pak presion me pëllëmbët e duarve në anët e shpinës dhe të ijeve. Kaloni te shpatullat, në të cilat rrëshqisni duart para dhe pas për rreth 5 minuta, që më pas të masazhoni qafën me majat e gishtave, në drejtimin vertikal.

2. Nëse ai/ajo ka nevojë të rizgjohet

Me stimuj të lehtë, lëvizje të qeta dhe shlodhëse prekni lehtë lëkurën, duke insistuar me muskujt e shpinës, në mënyrë që të ulni tensionin dhe ç’tendosni muskujt. Më pas vazhdoni me prekje më energjike, duke e shtypur lëkurën me duar dhe me majat e gishtave. Përfundoni duke ‘rrahur’ shpinën, me grushte apo me pëllëmbët e hapura, me drejtimin nga poshtë lart.

3. Nëse ka nevojë për energji


Vendosni majat e gishtave në qendër të shputës së këmbëve dhe me gishtat e tjerë masazhoni pjesën përreth thembrës dhe kaviljes, duke masazhuar energjikisht me majat e gishtave. Kapini gishta nga thoi dhe masazhojini gishtat me lëvizje rrethore. Përfundoni masazhin e këmbëve duke bërë të njëjtin veprim me të gjithë gishtat e këmbëve.

Masazhi që hap portat e kënaqësisë

Masazhet e dashurisë më të famshmet së fundmi vijnë nga parajsa e ishujve Havai, dhe është emërtuar Lomi Lomi. Ky masazh transmeton harmoni dhe riekuilibron nervat duke larguar stresin, përmirëson funksionimin e sistemit limfatik, imunitar, të qarkullimit të gjakut si dhe të frymëmarrje. Por ajo që është më e rëndësishme është fakti se ky masazh nxit dëshirat seksuale. Zakonisht përdoren gurë të ngrohur që vendosen mbi trup dhe me to masazhohet lehtë të gjitha zonat e buta të trupit.
Gjatë këtij masazhi është shumë e rëndësishme që të dy partnerët të mos mendojnë asgjë, të përqendrohen vetëm tek njëri-tjetri dhe lëvizjet që zhvillohet gjatë këtij procesi. Asnjëherë nuk duhen të bëni lëvizje të shpejta apo forta.

Esenca për një banjë e ngrohtë

Mos mendoni për një dush të shpejtë, por drejtojuni vaskës me ujë të ngrohët në të cilën janë hedhur vajra dhe esenca afrodiziakë dhe aromatike. Fillimisht ledhatoni pjesën e ballit dhe sipër kokës, më pas tëmthat dhe qafën, për të përfunduar me pjesën pas kokës dhe veshët. Për të përfunduar masazhin në vaskë duhet të kaloni në një fazë tjetër, qëndroni në vaskë për disa minuta dhe ledhatoni me majat e gishtave me lëvizje në formë rrathësh lëkurën e kokës. Më pas përkëdhelni flokët me të dyja duart, duke tërhequr lehtë flokët për lartë.
Pas këtij masazhi gjithçka do të përfshihet në një dimension tjetër.
 
I ke provuar masazhet sensuale për të përkëdhelur partnerin, për ta relaksuar, por edhe për të ngacmuar dëshirën seksuale? Në rast se do të bëhesh e zonja në këtë fushë, zbulo si ushtrohen dhe vëri sa më shpejt në praktikë…

Masazhi i kokës

Partneri është shtrirë me shpinë dhe kokën e ka mbështetur në jastëk. E gjunjëzuar pas tij, vërja duart mbi ballë dhe fillo ta përkëdhelësh: nis nga hunda e ngjitu deri te flokët, duke alternuar të dyja duart. Përsërite këtë lëvizje nja dhjetë herë duke ndryshuar intensitetin e forcës së ushtruar, sipas dëshirës së partnerit. Në fund, mbështet pëllëmbët e duarve në tëmtha dhe mbaji në atë pozicion për dy minuta.
Për t’u eksperimentuar: Për t’i bërë më erotike përkëdheljet e tua, bëj me gishta disa lëvizje rrethore brenda flokëve të tij, zonë plot me pika erogjene.
E rëndësishme: Veshët janë një zonë shumë e ndjeshme dhe jashtëzakonisht erogjene, që me t’u ngacmuar një herë, dërgon një sinjal elektrik në fund të stomakut. Përfito për ta gudulisur me gjuhë ose me frymën e nxehtë. Megjithatë duhet të tregohesh e kujdesshme! Disa njerëz nuk kanë dëshirë që dikush t’u afrohet aq shumë veshëve të tyre. Prandaj duhet të ndalesh para shenjës së parë të refuzimit.

Masazhi i shpinës (kalifornian)

Partneri është i shtrirë barkas. Mbështet pëllëmbët në pjesën e sipërme të shpatullave të tij. Pastaj rrëshqiti ngadalë duart deri në ijë. Do t’i japësh kështu një ndjesi çlodhjeje muskulore drejt pjesës së poshtme të trupit, në drejtim të këmbëve. Ushtro pak forcë në ijë, rrëshqiti duart në pjesët anësore të trupit dhe ngjitu pastaj drejt sqetullave para se të masazhosh butësisht shpatullat. Përsërite këtë lëvizje duke rritur dalëngadalë forcën. Mos harro që duhen sinkronizuar veprimet me frymëmarrjen e partnerit: zbret kur ai e nxjerr frymën dhe ngjitesh kur ai thith ajër.
Për ta ndryshuar ndonjëherë, duhet të dish se masazhi kalifornian aplikohet edhe në bust (lëvizjet janë të njëjta me ato që ushtrohen në shpinë) dhe në bark: qëndro në të djathtë të partnerit, mbështeti duart mbi barkun e tij dhe bëj lëvizje rrethore në kahun e orës.
E rëndësishme: Ky masazh quhet në të vërtetë “Sensitive Gestalt Massage”. Përdoret termi kalifornian vetëm sepse kjo teknikë ka lindur në këtë rajon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë viteve ‘60. Termi kalifornian rezulton shumë më seksi!

Masazhi i bustit
Vendosu në të djathtë të partnerit, në nivelin e shpatullave të tij. Vërja duart mbi kraharor, duke i hapur ato plotësisht. Në vijim praktiko 3 lëvizje rrethore: në kahun e akrepave të orës për gjoksin e djathtë, në kahun e kundërt të akrepave të orës për atë të majtë. Gjithmonë me një lëvizje rrethore, afro dhe pastaj largo dy pjesët e gjoksit. Rrëshqit gishtat nga qendra e gjoksit në pjesën e jashtme, pastaj masazho butësisht lëkurën duke zvogëluar forcën. Për ta mbyllur bukur, përdor gojën për të puthur me delikatesë gjoksin e tij.
Për t’u eksperimentuar: Përse të mos përdorësh një pupël ose një penel për të përkëdhelur gjoksin e partnerit tënd? Këto objekte do ta bëjnë që të drithërohet nga kënaqësia!
E rëndësishme: Po të stimulohen mirë kokat e gjoksit, mund të kalohet në orgazmë! 24 % e femrave deklarojnë se mund të kënaqen dhe vetëm me disa përkëdhelje në gjoks.

Masazhi i krahëve

Ulur në krah të partnerit tënd, merrja dorën e djathtë në dorën e majtë dhe vëre dorën tënde të djathtë mbi anën e brendshme të kyçit të tij të dorës, me gishtërinjtë të kthyer nga shpatulla e tij. Zhvendose nga pulsi drejt bërrylit, pastaj shko drejt shpatullës, para se të kthehesh për te krahu. Realizoji dy lëvizjet gjithmonë në kohë të ndara.
Në vazhdim, vendosi duart paralel mbi parakrahun e tij duke ushtruar një presion të pandryshuar. Zbrit duke e zvogëluar presionin. Përsërite këtë gjest disa herë. Në fund, shtrëngo dorën e tij të djathtë mes të tuave dhe masazho pëllëmbën e tij me mollëzat e gishtërinjve para se të rrëshqasësh gishtin tregues mes gishtërinjve të tij. Bëj po kështu me krahun e majtë.
Për t’u eksperimentuar: Që masazhi të jetë më eksitues mund të kalosh gjuhën midis gishtërinjve dhe t’i puthësh butësisht majat e gishtave.
E rëndësishme: Për shkak të domethënies së tyre metaforike, (duart mbrojnë dhe përkëdhelin), masazhi erotik për duart dhe krahët përforcon ndjenjat e çiftit dhe i lidh më shumë partnerët.

Ijët dhe vithet
Partneri yt është shtrirë barkas dhe ti i je ulur kaluar mbi vithe. Mbështet pëllëmbët e hapura në ijët e tij, pastaj masazhoji me lëvizje rrethore gjithmonë e më të gjera. Rrit gradualisht forcën e ushtruar. Mbështeti, në vazhdim, duart nën anën e djathtë të vitheve dhe, me ndihmën e gishtërinjve të mëdhenj, formo një rol lëkure dhe ngjite drejt kërbishtes. Me radhë praktikoje masazhin në vithe, si në anën e majtë, ashtu dhe në atë të djathtë.
Për t’u eksperimentuar: Përdor më shumë mënyra! Në vend të duarve, vendos parakrahët mbi vithet e tij dhe bëj lëvizje rrethore nga jashtë brenda.
E rëndësishme: Në rast se përkëdheljet e lehta me majat e gishtave mjaftojnë për të ngacmuar kofshët, ijët, duke qenë më të forta, kërkojnë stimulim më të thellë dhe masazh më të fuqishëm.


Masazhi për këmbët

Partneri yt është i shtrirë me shpinë, me një jastëk poshtë gjunjëve. E ulur në këmbët e tij, hidh vaj në pëllëmbët e duarve të tua dhe ngrohe. Merr këmbën e tij të majtë me të dyja duart dhe apliko në dy anët e kaviljes lëvizje të ngadalta rrethore me gishtërinjtë e mëdhenj, në drejtim të akrepave të orës. Vepro po kështu me këmbën e djathtë. Më pas vendos vetëm tre gishtërinjtë e parë të dy duarve në anën e jashtme të kaviljes. Bëj pesë rrathë, në fillim nga një kah, pastaj nga tjetri, para se të bësh trajektore në formën e 8-ës. Vazhdo duke ndryshuar forcën që ushtron dhe gjerësinë e lëvizjeve.
Për t’u eksperimentuar: Përgatite vetë vajin që do përdorësh duke përzier 50 ml vaj bajamesh të ëmbla me 6 pika vaj druri sandali. Do përftosh një fragrancë sensuale, me aromë pylli.
E rëndësishme: E njeh refleksologjinë plantare? Kjo terapi të lejon të trajtosh në distancë organet e trupit, duke prekur me mollëzat e gishtave shputën e këmbës. Përveç rëndësisë erotike, masazhi te këmbët mund të rezultojë pozitiv në rastin e stresit, ankthit, dhembjes së kokës… Pse të mos e provosh?



10 rregulla për një masazh të përkryer:

1. Para se t’i kushtohesh masazhit duhet të hash lehtë. Përfito nga rasti për të programuar një meny të lehtë dhe 100 % afrodiziake, me bazë midhjesh, luleshtrydhesh dhe shampanje.

2. Ngrohe aq sa duhet mjedisin: për shembull 25 gradë celsius.

3. Krijo një atmosferë zen: fik dritat dhe shkëput telefonin. Një muzikë e lehtë do ishte shumë mirë si sfond. Mos harro një shpërndarës vajrash të përqendruar: 3 pika vaj lulesh portokalli zhdukin tensionin.

4. Syno rehatinë: vendos mbi krevat, në divan ose në tokë, jastëkë të butë, batanije të ngrohta që do t’i pëlqenin lëkurës.

5. Guxo me vajrat: duhet t’i zgjedhësh pjesërisht të lëngshëm dhe vajor që të rrëshqasin mbi lëkurë dhe mos të ngjisin. Shmang vajrat artificialë me përbërje parafine, për të përdorur një vaj biologjik dhe vegjetal. Për sa i përket aromave, ke mundësi të zgjedhësh ndërmjet: bajameve të ëmbla, bërthamave të kajsive, susamit…

6. Hiq bizhuteritë për të mos ngacmuar lëkurën e partnerit.

7. Provo të kapësh ndjesitë e tjetrit: përshtat forcën e ushtruar me reagimet e tij duke u mbështetur te frymëmarrja e tij.

8. Ndrysho teknikë: përkëdhelje, masazhe, forcë… Shmang mbi të gjitha kontaktin me shenjat e plagëve dhe varicet.

9. Bashkëpunoni: masazhohuni reciprokisht meqë masazhi erotik është para së gjithash një shkëmbim.

10. Lëre të lirë fantazinë: e kotë të ndjekësh pikë pas pike teknikat e propozuara. Alterno përkëdheljet, puthjet dhe gjestet e afeksionit.
 
Masazh me mjalt

Nje masazh me metoden klasike, per qe nxjerre ne pah te mirat ushqyese te nje nder produkteve me te pasur qe natyra na ofron: mjalti. Nga ky masazh special, me nje teknik te vecant dhe me ndihmen e mjaltit, eleminohen toksinat e trupit. Lekura rifiton shkelqim dhe efektet qe ka ky masazh jane te pabesueshme. Aksioni eshte nje permiresim i qarkullimit, dizintoksikimin e trupit, masazh te indeve, dhe hapjen e poreve. Ideale per kontraktimet muskulare, semundjet kronike, masazhi me mjalte zgjat perreth 40 minuta
 
Unë, masazhatorja e partnerit tim

I ke provuar masazhet sensuale për të përkëdhelur partnerin, për ta relaksuar, por edhe për të ngacmuar dëshirën seksuale? Në rast se do të bëhesh e zonja në këtë fushë, zbulo si ushtrohen dhe vëri sa më shpejt në praktikë...
Masazhi i kokës

Partneri është shtrirë me shpinë dhe kokën e ka mbështetur në jastëk. E gjunjëzuar pas tij, vërja duart mbi ballë dhe fillo ta përkëdhelësh: nis nga hunda e ngjitu deri te flokët, duke alternuar të dyja duart. Përsërite këtë lëvizje nja dhjetë herë duke ndryshuar intensitetin e forcës së ushtruar, sipas dëshirës së partnerit. Në fund, mbështet pëllëmbët e duarve në tëmtha dhe mbaji në atë pozicion për dy minuta.
Për t’u eksperimentuar: Për t’i bërë më erotike përkëdheljet e tua, bëj me gishta disa lëvizje rrethore brenda flokëve të tij, zonë plot me pika erogjene.
E rëndësishme: Veshët janë një zonë shumë e ndjeshme dhe jashtëzakonisht erogjene, që me t’u ngacmuar një herë, dërgon një sinjal elektrik në fund të stomakut. Përfito për ta gudulisur me gjuhë ose me frymën e nxehtë. Megjithatë duhet të tregohesh e kujdesshme! Disa njerëz nuk kanë dëshirë që dikush t’u afrohet aq shumë veshëve të tyre. Prandaj duhet të ndalesh para shenjës së parë të refuzimit.

Masazhi i shpinës (kalifornian)

Partneri është i shtrirë barkas. Mbështet pëllëmbët në pjesën e sipërme të shpatullave të tij. Pastaj rrëshqiti ngadalë duart deri në ijë. Do t’i japësh kështu një ndjesi çlodhjeje muskulore drejt pjesës së poshtme të trupit, në drejtim të këmbëve. Ushtro pak forcë në ijë, rrëshqiti duart në pjesët anësore të trupit dhe ngjitu pastaj drejt sqetullave para se të masazhosh butësisht shpatullat. Përsërite këtë lëvizje duke rritur dalëngadalë forcën. Mos harro që duhen sinkronizuar veprimet me frymëmarrjen e partnerit: zbret kur ai e nxjerr frymën dhe ngjitesh kur ai thith ajër.
Për ta ndryshuar ndonjëherë, duhet të dish se masazhi kalifornian aplikohet edhe në bust (lëvizjet janë të njëjta me ato që ushtrohen në shpinë) dhe në bark: qëndro në të djathtë të partnerit, mbështeti duart mbi barkun e tij dhe bëj lëvizje rrethore në kahun e orës.
E rëndësishme: Ky masazh quhet në të vërtetë “Sensitive Gestalt Massage”. Përdoret termi kalifornian vetëm sepse kjo teknikë ka lindur në këtë rajon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë viteve ‘60. Termi kalifornian rezulton shumë më seksi!

Masazhi i bustit
Vendosu në të djathtë të partnerit, në nivelin e shpatullave të tij. Vërja duart mbi kraharor, duke i hapur ato plotësisht. Në vijim praktiko 3 lëvizje rrethore: në kahun e akrepave të orës për gjoksin e djathtë, në kahun e kundërt të akrepave të orës për atë të majtë. Gjithmonë me një lëvizje rrethore, afro dhe pastaj largo dy pjesët e gjoksit. Rrëshqit gishtat nga qendra e gjoksit në pjesën e jashtme, pastaj masazho butësisht lëkurën duke zvogëluar forcën. Për ta mbyllur bukur, përdor gojën për të puthur me delikatesë gjoksin e tij.
Për t’u eksperimentuar: Përse të mos përdorësh një pupël ose një penel për të përkëdhelur gjoksin e partnerit tënd? Këto objekte do ta bëjnë që të drithërohet nga kënaqësia!
E rëndësishme: Po të stimulohen mirë kokat e gjoksit, mund të kalohet në orgazmë! 24 % e femrave deklarojnë se mund të kënaqen dhe vetëm me disa përkëdhelje në gjoks.

Masazhi i krahëve

Ulur në krah të partnerit tënd, merrja dorën e djathtë në dorën e majtë dhe vëre dorën tënde të djathtë mbi anën e brendshme të kyçit të tij të dorës, me gishtërinjtë të kthyer nga shpatulla e tij. Zhvendose nga pulsi drejt bërrylit, pastaj shko drejt shpatullës, para se të kthehesh për te krahu. Realizoji dy lëvizjet gjithmonë në kohë të ndara.
Në vazhdim, vendosi duart paralel mbi parakrahun e tij duke ushtruar një presion të pandryshuar. Zbrit duke e zvogëluar presionin. Përsërite këtë gjest disa herë. Në fund, shtrëngo dorën e tij të djathtë mes të tuave dhe masazho pëllëmbën e tij me mollëzat e gishtërinjve para se të rrëshqasësh gishtin tregues mes gishtërinjve të tij. Bëj po kështu me krahun e majtë.
Për t’u eksperimentuar: Që masazhi të jetë më eksitues mund të kalosh gjuhën midis gishtërinjve dhe t’i puthësh butësisht majat e gishtave.
E rëndësishme: Për shkak të domethënies së tyre metaforike, (duart mbrojnë dhe përkëdhelin), masazhi erotik për duart dhe krahët përforcon ndjenjat e çiftit dhe i lidh më shumë partnerët.

Ijët dhe vithet
Partneri yt është shtrirë barkas dhe ti i je ulur kaluar mbi vithe. Mbështet pëllëmbët e hapura në ijët e tij, pastaj masazhoji me lëvizje rrethore gjithmonë e më të gjera. Rrit gradualisht forcën e ushtruar. Mbështeti, në vazhdim, duart nën anën e djathtë të vitheve dhe, me ndihmën e gishtërinjve të mëdhenj, formo një rol lëkure dhe ngjite drejt kërbishtes. Me radhë praktikoje masazhin në vithe, si në anën e majtë, ashtu dhe në atë të djathtë.
Për t’u eksperimentuar: Përdor më shumë mënyra! Në vend të duarve, vendos parakrahët mbi vithet e tij dhe bëj lëvizje rrethore nga jashtë brenda.
E rëndësishme: Në rast se përkëdheljet e lehta me majat e gishtave mjaftojnë për të ngacmuar kofshët, ijët, duke qenë më të forta, kërkojnë stimulim më të thellë dhe masazh më të fuqishëm.

Masazhi për këmbët

Partneri yt është i shtrirë me shpinë, me një jastëk poshtë gjunjëve. E ulur në këmbët e tij, hidh vaj në pëllëmbët e duarve të tua dhe ngrohe. Merr këmbën e tij të majtë me të dyja duart dhe apliko në dy anët e kaviljes lëvizje të ngadalta rrethore me gishtërinjtë e mëdhenj, në drejtim të akrepave të orës. Vepro po kështu me këmbën e djathtë. Më pas vendos vetëm tre gishtërinjtë e parë të dy duarve në anën e jashtme të kaviljes. Bëj pesë rrathë, në fillim nga një kah, pastaj nga tjetri, para se të bësh trajektore në formën e 8-ës. Vazhdo duke ndryshuar forcën që ushtron dhe gjerësinë e lëvizjeve.
Për t’u eksperimentuar: Përgatite vetë vajin që do përdorësh duke përzier 50 ml vaj bajamesh të ëmbla me 6 pika vaj druri sandali. Do përftosh një fragrancë sensuale, me aromë pylli.
E rëndësishme: E njeh refleksologjinë plantare? Kjo terapi të lejon të trajtosh në distancë organet e trupit, duke prekur me mollëzat e gishtave shputën e këmbës. Përveç rëndësisë erotike, masazhi te këmbët mund të rezultojë pozitiv në rastin e stresit, ankthit, dhembjes së kokës... Pse të mos e provosh?
 
10 rregulla për një masazh të përkryer:

1. Para se t’i kushtohesh masazhit duhet të hash lehtë. Përfito nga rasti për të programuar një meny të lehtë dhe 100 % afrodiziake, me bazë midhjesh, luleshtrydhesh dhe shampanje.

2. Ngrohe aq sa duhet mjedisin: për shembull 25 gradë celsius.

3. Krijo një atmosferë zen: fik dritat dhe shkëput telefonin. Një muzikë e lehtë do ishte shumë mirë si sfond. Mos harro një shpërndarës vajrash të përqendruar: 3 pika vaj lulesh portokalli zhdukin tensionin.

4. Syno rehatinë: vendos mbi krevat, në divan ose në tokë, jastëkë të butë, batanije të ngrohta që do t’i pëlqenin lëkurës.

5. Guxo me vajrat: duhet t’i zgjedhësh pjesërisht të lëngshëm dhe vajor që të rrëshqasin mbi lëkurë dhe mos të ngjisin. Shmang vajrat artificialë me përbërje parafine, për të përdorur një vaj biologjik dhe vegjetal. Për sa i përket aromave, ke mundësi të zgjedhësh ndërmjet: bajameve të ëmbla, bërthamave të kajsive, susamit...

6. Hiq bizhuteritë për të mos ngacmuar lëkurën e partnerit.

7. Provo të kapësh ndjesitë e tjetrit: përshtat forcën e ushtruar me reagimet e tij duke u mbështetur te frymëmarrja e tij.

8. Ndrysho teknikë: përkëdhelje, masazhe, forcë... Shmang mbi të gjitha kontaktin me shenjat e plagëve dhe varicet.

9. Bashkëpunoni: masazhohuni reciprokisht meqë masazhi erotik është para së gjithash një shkëmbim.

10. Lëre të lirë fantazinë: e kotë të ndjekësh pikë pas pike teknikat e propozuara. Alterno përkëdheljet, puthjet dhe gjestet e afeksionit.
 
Masazhe, si te shtrijme kremin

Te shtrini kremin dhe te ndjeni trupin te rilind mbi te gjitha pas nje banjoje te ngrohte. Por nuk eshte kaq e thjesht, per te pasur rrezultatin e deshiruar duhet teknika e duhur. Duhet ti kushtoni vemendje disa zonave te trupit qe te beni masazh.

FileContent.axd


Filloni me fytyren. Cilido qoft kozmetiku i zgjedhur ka tre pika nga ku te nisesh: mjeker, faqe, ball. Perdorni levizje rrotulluese, ndersa ne faqe shtrijeni duke filluar nga brenda nga ana e hundes ne drejtim te vesheve.
Per qafen dhe dekolten, eshte e nevojshme te masazhoni nga qendra drejt vesheve, levizja duhet te perseritet disa here. Pjesa e dekoltese eshte pak me e nderlikuar: dora e djathte masazhon anan e kundert, qe do te thote anen e majte, kurse dora e majte anen e djathte. Fillohet nga poshte sqetulles dhe hipen deri tek shpatulla.
Per kofshet dhe glutealet: eshte mire te masazhoni nje here nje kembe dhe nje here kemben tjeter. Insistoni deri ne thithjen totale te kremit, ne brendesi te kofsheve dhe ne gluteal per te favorizuar ne kete menyre qarkullimin, dhe me pas kushtojini vemendje kaviljeve, mbi te gjitha nese keni kembe te frura. Ne fund krahet, duke masazhuar nga lart, poshte. Ikubinfo
 
Masazh me sfera

FileContent9-5.jpg

Sot do tju tregojme masazhin me sfere i cili eshte nje teknik qe perdoret ne Kine. Masazhi me sfere eshte nje masazh shume relaksues, personi duhet te shtrihet ne nje krevat, me pas aplikohen vajra esencial. Sferat mund te jene prej metali, gome ose xhami( crystal ball massage). Ato prej metali, kane nje diameter rreth 5 cm dhe duke u rrotulluar ne trup bejne nje tingull i cili sherben per te qetesuar, sipas levizjeve te sferes si dhe ne vartesi se shpejtesise se saj. Zakonisht sferat me pare ngrohen deri ne temperaturen e trupit, por shpesh mund te perdoren edhe te ftohta. Pershkrojne te gjithe trupin duke ushtruar nje presion te kendeshem i cili krijon masazhi disa here me te lehte dhe disa here me impenjative. Nuk ka asgje te perbashket me masazhin me gura, edhe pse te dyja jane shume te kendeshme. Ky lloj masazhi sherben per te tonifikuar indet, per te permiresuar mikroqarkullimin.

ikubinfo
 

Attachments

  • FileContent9-5.jpg
    FileContent9-5.jpg
    14.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top