Si të bëhemi të bukur .. ! - Në shpirt!

Kresha

A pretty face can never trick me
Përderisa bukuria është pothuajse subjektive siç është dashuria, është diçka që mundesh ta eksplorosh dhe ta zbulosh në vehten tënde me kohë. Ky artikull fokusohet ne bukurinë e brendëshme dhe atë të jashtme.

Këshilla

Asnjëherë mos u krahaso me të tjerët


Secili prej nesh është i ndryshëm sipas mënyrës sonë për arsye. Ashtu është e shkruajtur që të jemi. Pra, sa e logjikshme është ajo kur ne e krahasojmë vehten me të tjerët?! Që prej tani duhet ta dini se ju jeni unik si çdo njeri tjetër.

Bëhuni person më i mirë

Keni dëgjuar ndonjëherë për persona të cilat në shpirt janë të ligë saqë humb pëshën e vet pamja e jashtme? Ajo vetëm tregon se çfarë ndikimi ka sjellja e keqe tek aspektet tona psiqike. Bëhuni dashamirës dhe të sjellshëm, tregohuni të sinqertë dhe pozitiv me vehten dhe me të tjerët.

Buzëqeshni

Është dëshmuar se njerëzit të cilët buzëqeshin më shumë, përhapin energji pozitive dhe kështu leni përshtypje të mirë tek të tjerët. Bëjeni si shprehi , edhe në qoftë se dita nuk vu ka filluar për së mbari. Do të habiteni se sa do të përmisojë disponimin tuaj.

Kini shprehi të shëndosha

Pasiqë bukuria është diçka që vjen nga mbrenda, me secilën pjesë të trupit tuaj duhet të kujdeseni. Konsumoni pemë dhe perime më shumë, ushtroni gjimnastikë dhe jepni vetes sasi adekuate çlodhjeje. Të mirën që e bëni për bukurinë e mbrendëshme padyshim se do të ketë ndikim edhe për atë jashtmen.


Nuk keni asnjë talent

Cilat janë ato gjëra tek të cilat ju jeni të mirë dhe i bëni për mrekulli? Fokusoheni dhe mbajeni mend ato çdo ditë. Të jeni në dijeni se keni aftësi të mira do të bejnë çudira për vetëbesimin tuaj.

Vendosni në pah gjërat të cilat ju i pëlqeni dhe i posedoni tek vehtja juaj
Shfaqni gjërat të cilat ju u jepni rëndësi të veçantë. Theksojeni cilat janë ato, dhe bëjeni me dije të tjerëve rreth juve.

Asnjëherë mos jepni kritika

Ka shumë njerëz të cilët japin kritika dhe gjykojnë. Pse të jeni edhe ju një prej tyre? Duaje atë që e ke dhe bëhu mirënjohës për kualitetet që posedon. Duaje vehten përjetësisht.

Mendo për të tjerët

Mendoje si mund t’i bësh të tjerët të lumtur dhe t’i inkurajosh t’i bëjnë gjërat e vërteta. Harxho kohë për t’i vlerësuar kualitetet e tyre dhe ta risish vetëbesimin e tyre.

Mos e tepro me motivet vetjake

Mos kërko të fitosh ne krah të të tjerëve. Mos fol keq për të tjerët për t’i impresuar njerëzit rreth teje.

Asnjëher mos u bën xheloz për suksesin apo lumturinë e tjetërkujt

Mëso të jesh i lumtur nëpër mirëqenien e të tjerëve. Nëse të tjerët bëjnë një gjë të mirë, ndjeje se ajo është pjesësisht edhe arritje e jotja.

Qeshu
Mundohu të qeshish kur i takon të tjerët.

Bëhu entuziast në atë që e bën

Pa marrë parasysh se çka punon mundohu të jesh entuziast dhe pozitiv në atë që e bën. Edhe gjërat më të vogla, që bëhen me entuziazëm dhe dashuri mund ta bëjnë diferencën.

Mos i impono bindjet e tuaja te të tjerët me dhunë


Gjithashtu dëgjoji me kujdes të tjerët, por në të njëjtën kohë mos u mendo shumë për atë që mendojnë të tjerët se duhet ta bësh.

Qetësi e brendshme

Harxho kohë për ta gjetur qetësinë e brenshme dhe kënaqësinë tënde të brendshme, që janë pjesë e natyrës tënde reale, por shpesh të fshehura ndër hijet e imagjinatës mentale.

Dëgjoji këshillat e zemrës

Bëhu skeptik në gjykimet e ftohta të mendjes

• Më mirë të bësh gabime, se sa të qëndrosh pasiv.
• Mos u anko, bëje diferencën
 
Bëhuni person më i mirë

Keni dëgjuar ndonjëherë për persona të cilat në shpirt janë të ligë saqë humb pëshën e vet pamja e jashtme? Ajo vetëm tregon se çfarë ndikimi ka sjellja e keqe tek aspektet tona psiqike. Bëhuni dashamirës dhe të sjellshëm, tregohuni të sinqertë dhe pozitiv me vehten dhe me të tjerët


Kam njohur dhe njerz till..ahh sa veshtir te besh paqe me ta..te plasin..jan si ajo shprehja
Dhi e zgjebosur bishtin perpjet?‍♀️?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top