Si ndikon kurioziteti dhe fantazia te fëmijët?

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Si ndikon kurioziteti dhe fantazia te fëmijët?

portrait-spiegelung-kinder-kind-fenster-spiegelungen---940.jpg


Kurioziteti, dyshimi dhe fantazia, janë tre vetitë më të gjalla të fëmijërisë dhe adoleshencës.


Kurioziteti e nxit fëmijën të njohë dhe zbulojë gjërat që e rrethojnë. E nxit fëmijën të flasë si mami dhe babi.

Dyshimi është tharma e çdo aktiviteti kritik, e nxit fëmijën të verifikojë atë që ka mësuar, që di dhe thotë, të përsërisë fjalën dhe veprimin, për t’u siguruar që e di saktë apo ka nevojë për përmirësim dhe korigjim.

Fantazia është “magneti” që e tërheq fëmijën, adoleshentin, njeriun, në çdo kohë e në çdo moshë, drejt së panjohurës, dijes dhe të ardhmes.

Kombinimi dhe gërshetimi i këtyre tre vetive, “ndërton” motorin dhe çelësin e vënies në punë të mendjes, të inteligjencës, për të zbuluar e njohur veten dhe universin. ثshtë kjo “treshe” që nxit, zhvillon dhe fuqizon vetëdijen dhe krijon procesin psikik të të menduarit. Edhe institucioni shkollë, te kjo “treshe” e ka zanafillën dhe të ardhmen, si e ka përdorur dhe do ta përdorë këtë “treshe”.


Prishtine, EKO




Kurioziteti përmirëson kujtesën
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top