Si na shohin femrat ne takimin e pare ?

ymer

Antar Aktiv
اka lexon ajo në pamjen tonë?!

Ajo në pamjen tënde kërkon ndonjë paralajmërim për ty. Asnjë vajzë nuk ka dëshirë që për vete ta ketë një djalë që thjesht ka hudhur ca robe në trup, të cilat më pare kanë qënë të shpërndara nëpër dhomë! Po ashtu, i kushton asaj se sa rëndësi ju i keni kushtuar flokëve dhe pamjes së fytyrës (mjekrës etj)...

Je njohtuar përmes internetit apo je duke shkuar të takohesh për të parën herë, me një vajzë dhe pasi jeni marrë vesh për vendin dhe kohen e caktuar, je ndrequr dhe rregulluar. Po i afrohesh vendtakimit dhe e sheh atë në tavolinë duke të pritur dhe shikuar. Je disa metra larg saj, dhe deri sa ti i afrohesh tavolinës, truri i saj tashmë fillon të funksionojë me të madhe. Në çastin kur ti tashmë je afruar në tavolinë, ajo e ka të gatshme konstatimin, vlerësimin e saj dhe tashmë e ka krijuar një mendim bazë për ty. A do të dëshironit të dini se në çka është bazuar ajo për ta krijuar atë mendim bazë për ty? Nëse po, atëherë lexoje në vazhdim.

1. Sa mirë je i “veshur dhe i paketuar”

Këtu, ajo në ty kërkon ndonjë paralajmërim. Asnjë vajzë nuk ka dëshirë që për vete ta ketë një djalë që thjesht ka hudhur ca rrobe në trup, të cilat më pare kanë qënë të shpërndara nëpër dhomë! Po ashtu, ajo vëren se sa rëndësi ju i keni kushtuar flokëve dhe pamjes së fytyrës (mjekrës etj). Kur jemi në këtë temë, shumicën e femrave e dëbojnë tipet e meshkujve që fare nuk përkujdesen për vete, por edhe ata që përkujdesen për së tepërmi për vete. Nëse ajo e sheh se rrobet tua janë aq perfekte, atëherë do ta kaplojë një frikë nga ideja se është e pamundshme për të t’kënaqur në jetë. Sidoqoftë është më mire të dukesh perfekt mirë se i lënë pas dore! Në raste nëse tepër i ke kushtuar rëndësi vetes, atëherë duhesh t’i ndihmosh që në njëfarë mënyre ta shërosh nga kompleksi i inferioritetit, e cila e ka kapluar nga pamja jote. Pra duhet t'i japesh ndonjë shenje se ty të nevojitet ajo. Sidoqoftë, kjo vlen vetëm për rastet kur asaj i pëlqen stili yt. Nëse jo, atëherë, skanimi i saj ndalet me kaq, i kaloni edhe disa çaste, dhe në vazhdim do të dëgjosh vetëm arsyetime për mungesë të kohes së saj etj etj…Ajo asnjëherë nuk të thotë drejtëpërdrejtë se ti nuk i pëlqen. Kjo ndodhë për arsye se femrat asnjëherë nuk do të donin të ishin në pozitë të tillë t’mos i pëlqejnë një mashkulli! Paramendo, po ti thotë një mashkull një femre, “ti smë pëlqen”, kjo do të shkaktonte te ajo trauma aq ë thella sa që me muaj do t'i duhet të mjekohej nga ato trauma. Në anën tjetër, nëse i pëlqen stili ytë, atëherë hulumtimi i saj vazhdon, duke i rrotulluar sytë, poshtë-lartë derisa e fikson shikimin kohë pas kohe edhe në duart tua…

2. Ajo çka mbani në duar – flet shumë për ju!

Për shumë vajza, edhe po të mos flasësh asnjë fjalë të vetme, vetëm shikimi i duarve tuaj flet mjaftë. Ajo çka ke në duar, bënë që femra të mund të t'lexoj më mirë. P.sh topi i tenisit apo i futbollit në duar do të thotë se je në formë të mirë dhe tip sportist. Ke shpirtë garuesi dhe të pëlqen loja. Libri do të thotë për të se, je tip lexues, i qetë. Do t’i interesoj se ç'ka lexon. Nëse rastësisht është diçka që edhe ajo ka lexuar apo ka dëshirë të lexoj, atëherë, menjëherë do të mendoj se ti je i dedikuar nga kosmosi të jesh fat i saj. Ndoshta pas një bisede të shkurtër ajo mund t'vjen edhe në konstatim se ia ke shpërtuar jetën, nëse tashmë ka filluar të besoj se je fati i saj...
Nëse ke gazetë në duar, ajo do të konstatojë se je mirë i informuar dhe bashkëbisedues interesant.
Në anën tjetër telefoni mobil në takim të parë me ndonjë vajzë, pa e marrë parasysh se çfarë raporte dëshironi të krijoni me të, do të thotë se ose je person vërtet i rëndësishëm për rrethin ose shtiresh se je! Nëse me vete ke marrë qenin, atëherë ajo do të kuptojë se je tip vetmitar dhe se je shumë i përshtatshëm si baba i fëmijëve të saj.
Natyrisht se gjithnjë nuk janë me të drejtë këto konstatime të femrave, por ja që ato nga këto gjëra fillojnë të krijojnë bindje ashtu automatikisht. Këto gjëra femrave u krijojnë njëfarë baze ku do ta themelojnë mendimin dhe bindjen e tyre.
Profesori i psikologjisë, Michael Cunningham nga universiteti Lousville thotë: “Për të kuptiar se çfarë është prodhimi, sot gjithkush shikon në paketim. Nëse njëherë keni mbetur të zhgënjyer nga prodhimi, herën tjetër më tepër rëndësi do t’i kushtoni paketimit. Dhe kur tashmë ka mbledhur dhe përpunuar mjaft materiale, do të filloj të studioj në tjetër sferë…

3. Sytë flasin më tepër se vetë goja

Sytë janë aq të lëvizshëm dhe në çdo lëvizje japin nga një informacion. Profesori Maichael thekson se, prej syve mund të vërehet se sa është i mencur një njeri në bazë të asaj se a veprojnë sytë e atij personi aktivisht apo janë të ngurtësuara. Pastaj se sa është i shëndetshëm: a janë të kthjellët apo të skuqur, apo të turbullta. Nëse bebëzat i keni të zgjeruara, atëherë jepni sinjal se po mendoni në diçka seksuale, ndoshta për ndonjë aktore seksi bombë!. Mos harroni se ajo ka të drejtë që i beson syve, ngase lëvizjet e syve janë të drejtuara në njëfarë mënyre nga ndërdija e njerëzve. Dhe atëherë është çasti kur edhe ajo merr në mënyrë të ndërdijshme mjaft informata për botën tuaj dhe sjell vendimin për po apo jo…
Tjetër gjë që asaj i tërhjeq vëmendjen është edhe madhësia e syve tu. Për një vajzë, sa më të mëdha i ka sytë mashkulli aq më i bukur është. Kështu thotë psikologu social, Anita Barbee, e cila bashk me burrin e saj profesorin Michael Cunningham, e kanë mësuar ndikimin e fytyrës te joshja e njerëzve.
Sytë e mëdhenj të femra asocionojnë me pamjen e foshnjeve simpatike. Edhe vetë mund ta merrni me mend se sa të dhëna janë femrat pas foshnjeve. Prej gjithë kësaj, ngjyra e lëkurës është më pak e rëndësishme dhe ajo varet nga shija individuale e femrës. Ndërsa sa i përket syzeve, përshtypje shumë më të mire lenë nëse ato janë në harmoni me fytyrën tënde.
 
Nuk e lexova te gjithe temen por une personalisht, ne takimin e pare qe kam patur me jane fiksuar duart qe i kish ok ,dhe kembet e zbathura.:ciaoo::ciaoo:
 
Ne takim te pare un kam pi 5 paketa cigare edhe u hutova fare nuk vuna re asigjo pervec minifunit :D hahahahhaa(Shaka)
 
ne takimin e pare, me be me teper peshtypja sesi flet, sesi i lidh fjalet, kam dhe nje gje te keqe qe e shoh drejt e ne sy dhe shikoj sesi do reagoj. ahahahhaahahaha
 
menyra qysh shprehet, espresionet e ftyres mandej durt edhe buzt yesh amo nuk ja nguli syt sikur mu kon manjake seksuale lol...
 
menyra qysh shprehet, espresionet e ftyres mandej durt edhe buzt yesh amo nuk ja nguli syt sikur mu kon manjake seksuale lol...

jo jo ajo quhet sikur je tu i bo flirt. :ciaoo::)
 
hahaha ne takimin e pare thot te mbash nje top ne dore do i lesh pershtypje se je tip sportiv... Po mbajte librin je lexues. LOL Cuna kur dilni me vasha ne njeren dore mbani nje top futbolli, mund ta gjuani ndonjehere nga njera dore ne tjetren... Kjo eshte shume domethenese dhe le pershtypje. Ne doren tjeter mbani librin, te cilin gjate muhabetit mund ta shpalosni e te lexoni ndonje rresht... Do leni pershtypjen se leximi per juve eshte po aq i rendesishem sa dhe vet ajri. LOL
 
jo jo ajo quhet sikur je tu i bo flirt. :ciaoo::)

desha me thon qe edhe nqs prsh boll qef mu jargit mas tij kom:D nuk e boj se s'soht mir n'takimin e par + mashkullit mi jep teper konfidenc ja nis e i bon filmat e tij n'kry ai, nuk e din qe un prsh veq du mu jargit mas tij pej slargi kshtu, ai menon qe du mi dhon diqka tjeterLOL...per sa i perket atij shikimt n'sy qe the ti ket edhe un e boj, qdo krijes njerzore me te cilin flas e shikoj n'sy, nqs nuk ki asgjo me fsheh nuk duhet me i ik shikimt t'njerzve me te cilet bisedon...
 
hahaha ne takimin e pare thot te mbash nje top ne dore do i lesh pershtypje se je tip sportiv... Po mbajte librin je lexues. LOL Cuna kur dilni me vasha ne njeren dore mbani nje top futbolli, mund ta gjuani ndonjehere nga njera dore ne tjetren... Kjo eshte shume domethenese dhe le pershtypje. Ne doren tjeter mbani librin, te cilin gjate muhabetit mund ta shpalosni e te lexoni ndonje rresht... Do leni pershtypjen se leximi per juve eshte po aq i rendesishem sa dhe vet ajri. LOL
wow jeta mir e ke per ket qe the ti, se un kur kam par te dashuren time per her te par kam pas nje top ne dor , per at smu nda ajo qe ne shikimin e pare :)dmth qe i pelqejne tipat sportiv ...
 
Te them te drejten nuk e lexova te gjithe postimin(kerkoj ndjese per kete)
Sdq kur dal me dike per here te pare shikoj shume gjera sipas situates.Kurr jam ne darke ose dreke shikoj si han,nese ben kujdes apo jo.Te njejten gje edhe kur thjesht po pime ndonje gje...
 
hahaha ne takimin e pare thot te mbash nje top ne dore do i lesh pershtypje se je tip sportiv... Po mbajte librin je lexues. LOL Cuna kur dilni me vasha ne njeren dore mbani nje top futbolli, mund ta gjuani ndonjehere nga njera dore ne tjetren... Kjo eshte shume domethenese dhe le pershtypje. Ne doren tjeter mbani librin, te cilin gjate muhabetit mund ta shpalosni e te lexoni ndonje rresht... Do leni pershtypjen se leximi per juve eshte po aq i rendesishem sa dhe vet ajri. LOL

O lali ca domethene ti qe ne duhet te morim edhe nga i pistolet ta majm ne dor se pjesa derrmuese e femrave sot e dun dashnorin cup :p
 
ne takimin e pare e kam provokuar shum per te pare si reagonte.........doja te shihja c'tip interesi kishte per mua e kur e pashe qe reagimi i tij ishte thjesht nje skuqje dhe 1 siklet i papare vendosa te pranoj per 1 takim te dyte........gjithsesi veshja dhe syte me kane goditur ne takim te pare.......ishte i veshur sportiv por i shkonin shume,me shikonte drejt ne sy kur me fliste dhe kjo per mua ka shum rendesi pastaj sjellja edukacioni etj etj........
 
Pershendetje. E urime per temen.

Mua kujtuan shume gjera kur e lexova permbajtjen e kesaj teme. Me thene te drjeten ka ndodhur para tri vitesh kur ne dola per here te pare me nje djale isha atehere shtatembedhjet vjece ndersa ai njezet e tre vjec edhe pse kishim nje diference moshe mes nes, une kete nuk e kisha problem, por me pelqen menyra sesi ai arriti te me bindte qe te dilja me te sa e sa dite kiste qe mem thoshte te dilnim vec nje nate bashe e te benim nje shettje qe do te rrije shume gjate ne mende time, e besoj se ka qene gjeja me e bukur qe me ka ndodhur e do te me mbesi gjate ne mendje e bosoj se thelle cdonjerit perej nesh keto gjera i ngjallin nostalgji. Thjeshte e bukur e mbreslenese.
 
kjo eshte mese e vertet por mos harro qe duhet te mbajme eshe shume lek neper duar se e duan edhe dashnorin bos.
 
Te shikon si paraqitesh,si sillesh,cfra thua e cfare ben.
 
Si ju shofim???? pffff e thjesht fare pergj ,,,,njelloj si te kesh nje pyke ne dore...personalisht vras mendjen nese kjo pyka merr ajer vetem ne njeren ane apo ne te dyja:p ... Pastaj DETAJET (makine, leke,vila, prona etj etj) LOL
 
komente

Qe te mos kem keto situata te sikletshme une shkoj direkt ne takimin e dyte LOL LOL LOL LOL LOL
 
Pe: Si na shohin femrat në takimin e parë?

hahahahahahahahahhahahaha
 
Pe: Si na shohin femrat në takimin e parë?

Takimi i pare, prezantimi i pare eshte shum shum i rendesishem per te dy. edhe mashkulli te analizon te shikon e te studjon ne takimin e pare jo vetem femra :)
Ne takimin e pare perforcohen ose dobesohen shum aspekte te personit qe kemi perball....ndoshta njohja do kohe me shume por perballimi i pare pamor( shikimi dmth) e terheqja qe ndodh midis te dyve eshte thelbesore.

Ne takimin e pare pas nje njohje ne internet ose telefon psh o te pelqen o ste pelqen ska rruge te mesme.......Ndryshon njohja e ngadalte duke e pasur ne shoqeri te perbashket nje mashkull ose femer sepse i njeh shum vese si fizike edhe karakteriale.....ndersa njohja virtuale shum gjera nuk jan te dukshme.
 
Pe: Si na shohin femrat në takimin e parë?

Zakonisht peshtypjet e para jane ato qe lene vend per nje peshtypje perfundimtare....
 
Titulli: Si na shohin femrat në takimin e parë?

Rendesia e takimit te pare qendron ne ate se te jep vizen (uf cfare hoqem me k'to vizat) :uffa:per te hyre, jo, jo aty ku po mendoni ju :lol::p por per te hyre ne takime tjera te cilat do vijne duke plotesuar pershtypjen e takimit te pare apo duke e zbrazur :gjujpeshk:
 
Pe: Titulli: Si na shohin femrat në takimin e parë?

kitrra sa e stresueshme qe ishte eee :) shyqyr qe i kemi kaluar fazat e takimeve te para, kemi zbraz e kemi mbush boll :p

Kur kujtoj takimet e mia ne kohen time qe femrat nuk hynin ne lokale per kafe po mire qe kishim shkallet e errta te pallatit ahahah :p....edhe atehere ishte shum i rendesishem takimi i pare :)
 
Bella, atehere kane qene me te bukura per mendimin tim, i jepnin nje harmoni te bukur fshehtesie :) ...
Me kujtohet nje shoqe shkolle dhe kur takonte te dashurin na linte ne te tjerave te benin roje LOL ... na solle kujtime te adoleshences me ato vitet tona :)
Sa here mendoj diferencen e asaj moshe, ate kohe dhe kohes se sotme, mund te them se dashuria ka qene me e pafajshme dhe me e paster, sesa ne kohet e sotme ...
 
Pe: Titulli: Si na shohin femrat në takimin e parë?

ℒℴ⋁ℇ;273179 said:
Bella, atehere kane qene me te bukura per mendimin tim, i jepnin nje harmoni te bukur fshehtesie :) ...
Me kujtohet nje shoqe shkolle dhe kur takonte te dashurin na linte ne te tjerave te benin roje LOL ... na solle kujtime te adoleshences me ato vitet tona :)
Sa here mendoj diferencen e asaj moshe, ate kohe dhe kohes se sotme, mund te them se dashuria ka qene me e pafajshme dhe me e paster, sesa ne kohet e sotme ...

Shum e vertet.hahah edhe mua me kujtohen keto lloj "ngacmimesh"...ruanim njera-tjetren ose benim xhiro ne qytet...e ne gocat para cunat mbrapa :)....sa bukur ka qen :) Madje edhe shoqeria ka qen e till....uuu luanim goca cuna nga 14-15 vjec syllambylla ose topa luftash pa asnje dinakeri ose djallezi ne sy :).....Tani shkelqejn syte e adoleshenteve nga luksuria ahahaha
 
Pe: Si na shohin femrat në takimin e parë?

Po ia ndoshta ne takim te pare dikush sna ka ''goditur'' aq shume
Ndoshta pastaj duke e njohur e vleresojme me shume derisa arrin aty sa ta ben zemra bum-bum
Se nga ata qe hera e pare eshte OK e dyta duke qene me i shpenguar i zhgenjen, sepse thua
ohuu iku sikleti tanime, dhe ne takimin e pare je mesuar me nje figure qe ai na paraqet e pas eshte pak me ndryshe.
Me mire te jesh si je gjithmone.
 
Titulli: Si na shohin femrat ne takimin e pare ?

Pothuajse gjithmone dal nga vetvetja ne takimin e pare, e kshu jo vetem qe bien ne gracke ... por me nxjerr edhe nga situata nese eshte nje tip qe te ve ne siklet :p
 
Titulli: Si na shohin femrat ne takimin e pare ?

une ne takimin e pare mbaj mend mos te kem pare asgje pervec dores se tij nervoze tel lozte me filxhanin e kafes e zerin e tije ne veshe,ne tru, ne shpirt sikur degjohet zeri ne nje shtepi te boshatisur!me kujtohet sjellja e tij ..veprimet..levizjet..kujdesi.. delikatesa ne cdo veprim dhe siguria ne cdo sjellje edhe pse ne emocion..
dita shikohet ne mengjes ne eshte e bukur!
 
Titulli: Si na shohin femrat ne takimin e pare ?

ne takimin e par :p pash menyren sesi me sheh ne sy apo tek pjesa gjoksit
jo per gje meshkujt jan si ujqer
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top