Si mendoni

Bebw

Larguar
Çdo gjë vjen me pjekurin!
Sa e vërtetë është kjo , kur mendoni se arrihet pjekuria dhe si e lidhni ju me jetën tuaj? Ka të bëj mosha?
 
Jo nuk vjen me moshen
Mund te jesh edhe 50 apo 60 vjec dhe ke mbetu i papjekur.
Me shume ka te bej me qasjen tone drejt arsyes dhe llogjikes (sa ne funksion e vendosim)
Mosha eshte element numri, pjekurie jo
 
Mosha te ben te pjekur por edhe ste ben. Dikush plaket me nje pale mend. Dikush pjeket heret, ndikojne faktore te ndryshem. Dike e pjek pervoja e jetes e punes etj. Dikush sado te kete pervoje, mbetet kalama.
 
S'ka te bej mosha. Ka njerez qe jane ne moshe te vogel dhe llogjikojne si te rritur. Ke te tjere qe edhe kur shkojne 50 sillen si adoleshente. Ka te bej me te kuptuarit te botes qe na rrethon, me te menduarit per veten tone dhe pa u ndikuar nga te tjeret dhe te marurit vendime per veten tone dhe pranimin e pasojave qe vine nga ato vendime. Kjo arrihet me eksperienca jete, varet me çfar te ka rrahur jeta.
 
Çdo gjë vjen me pjekurin!
Sa e vërtetë është kjo , kur mendoni se arrihet pjekuria dhe si e lidhni ju me jetën tuaj? Ka të bëj mosha?
mosha ndikon ne nje fare menyre sepse energjin qe ke ne rini smund ta kesh ne cdo mosh sado qe mund ta mirmbash veten por gjithsesi varet me shume nga truri i njeriut dhe eksperiencat ne te cilat kalon qe ndihmojn ne pjekjen apo ne disa raste djegien e personalitetit
 
Nuk besoj dhe nuk mendoj se mosha eshte tregues pjekurie.Kemi ndeshur dhe ndeshim ne realitetin tone njerez shume te rinj me nje maturi apo pjekuri ,qe mdonjehere themi waw kaq i ri dhe kaq i llogjikshem.Pra me shume e lidh me llgjiken dhe arsyen sesa moshen, se kemi dhe 50 e siper qe skane qullosur gje?.
 
Mendoj se jeta është faktori kryesor i të menduarit ndryshe, me kalimin e viteve përballemi me sfida të papritura për ti përballuar por që vet koha na mëson ti përballojmë duke u ulur si fillim dhe duke u ngritur gradualisht...dhe gabimet na bëhen mësim dhe dështimet na bëhen arritje .E kështu duke jetuar ,duke mësuar ,duke u rritur duke u pjekur .

Ps: nuk vlen për të gjithë ajo mësipër
 
Vallaj me gjithe kte diell jam pjek aq sa po me duket se po vazhdoi kshu do digjem do shkrumbohem fare lool
 
Kurse une kam nje tjeter qasje ne kte teme.
Njeriu, o i ka ose nuk i ka fare dhe me kalimin e viteve:
Ai qe i ka thjesht meson ti perdore me kujdes ato qe perendia me bujarine e tij ja pat dhene.
Ai qe nuk i ka thellon gropen e tij mendore por me te tijen ka kap majat lool

Tashi, ky rasti dyte ndonje germe edhe e meson tek tuk, diku diku e kopjon ne menyre te shemtuar nga njerezit qe e rrethojne por qe dallohet lehte qe nuk i ka nga vetja.

Pse ca u bene mendte, domate qe i keput pak jeshile dhe piqen ke koshi ne kuzhine?!

Duket robi qe i ka me shumice ?????
Ty tbon mir djelli, ta them sinqerisht
 
Aq sa e mbaj mend veten ,e mbaj mend te pjekur.
Ne moshen time kur isha ne gjimnaz ne shkolle te larte ,gjithnje e gjeja veten diku ne nje shoqeri me te rriturish.
Kur u rrita e gjeta veten ne fusha vetmitare individualiste.
Nuk di nese eshte koha qe na pjeke ne,apo ne pjekum kohen tone?! :))
Gjithesesi,mendoj qe me kohen mesojme te tolerojme vetem me shume se sa me pare,mesojme gjithashtu te shijojme kohen tone me thellsisht ne nuancat e saj.
 
Qe e vogel, jam shoqeruar perhere me mosha me te medhaja. Degjoja shum dhe mesoja nga eksperiencat e tyre nderkoh qe me thonin "si ka mundesi qe llogjikon ne ket form dhe me ket pjekuri".
Ndoshta eshte pikerisht kjo gje qe me ka ndihmuar ta shty veten kaq shum ne indipendence...
Sepse kshu external, me pelqen te hiqem si mendjelehte dhe menefregiste. Por di ti pershtatem ambienteve, moshave, kulturave dhe bisedave dhe! akoma me shum e rendesishme, kur nuk di, nuk flas.

A me ben kjo te pjekur?
Nuk besoj... un jam teper e re dhe kam akoma shum per te mesuar.
 
Kur te duash vete
Ka persona qe gradualisht i perdorin energjite per gjera me rendesi per veten e tyre normalisht, dmth jo vend e pa vend
Ka nga ata qe i tremben ndryshimit, pjekurise/plakjes dhe terbohen me keq duke u munduar te duken pergjithmone te rinj. ?
 
Un mendoj qe pjekuria vjen edhe me situaten ekonomiko shoqerore te nje individi. Ke plot femije dhe adoleshente qe duke qene se jeta dhe situata i ka bere te kene nje eksperience me te ndryshme nga bashkemoshataret e tyre, te ndeshen me veshtiresite e jetes dhe te fitojne pjekuri dhe vendim marrje per shum elemente te veprimtarise se tyre dhe kundrejt qasjes se tyre ne shoqeri.
 
Mendoj se ka një pjesë të vërtetë në këtë thënie. Me kalimin e kohës dhe përvojës, ne mësojmë se si të trajtojmë situata të ndryshme dhe si të bëhemi më të mençur. Përvoja jonë na ndihmon të zhvillojmë aftësi dhe njohuri të reja, dhe kjo mund të na ndihmojë të bëhemi më të suksesshëm në jetë, por nuk është vetëm mosha që na ndihmon të arrijmë pjekurinë. Mund të ketë shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në zhvillimin tonë si njerëz dhe në arritjen e pjekurisë, si përvoja, edukimi dhe rrethanat në të cilat jetojmë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top