Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Si ka vdekur futbolli në Itali?

Vdekja e futbollit ekipor italian, ka filluar në vitin 2006 dhe është e mjerueshme se si Federata e Futbollit e Italisë (FICG), nuk është e aftë të merret me problemet në shtëpinë e vet.

Italianët e kanë pas një “calciopoli”, i cili ka përfunduar në mënyrë të shpejtë, me shumë situata të pasqaruara, kurse tani në proces është një goditje tjetër, i cili për rezultat përfundimtar, realisht do të ketë marrjen e titullit të Interit, të fituar në vitin 2006.
Futbolli ekipor në Itali, ka filluar në vitin 1898, ndërkohë që me formatin e tashëm të garave, ka filluar në vitin 1929. Tri edicione nuk janë zhvilluar për shkak të luftërave, kurse nga 79 kampionate, në 77 janë zyrtarizuar kampionët. Federata, për shkak të lojërave të kurdisura, titullin ia kishte marrë Torinos, në sezonin 1926/27, pasi është vërtetuar se është blerë loja me Juventusin, ku torinezët fituan me rezultat 2:1.
Herën e dytë ndodhi në sezonin 2004/05, kur titulli i kampionit iu mor Juventusit, që ishte në kuadër të aksionit të mirënjohur afera “calciopoli”, Juventusit iu morën dy tituj, kurse ajo e sezonit 2005/06 iu dha Interit, sepse klubi i Masimo Morattit, pas suspendimit të Juves dhe marrjes së pikëve Milanos, ishte i pari në tabelë.
Në qershor të këtij viti, avokati i Federatës së Futbollit të Italisë, Stefano Palazzi, ka deklaruar që ka ardhur te dëshmia e cila vërteton që edhe Inter ka luajtur rol të rëndësishëm në “calciopoli”. Në këto dëshmi, ai përmend që kryetari i klubit, Giacinto Fachetti, që ka vdekur në ndërkohë, ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me gjyqtarë dhe komisionin e tyre. Pra, ai ka punuar për klub ashtu siç kanë vepruar edhe të tjerët, që janë dënuar, kurse Inter kaloi pa asnjë sanksion.

Përndryshe, dëshmitë e reja, akuzojnë edhe Livorno, Cagliari, Chievo, Palermo dhe Udineze. Tani vijmë deri te pjesa shumë e rëndësishme e ligjit në Itali, që ka të bëjë me procese në sport. Ky ligj thotë që dënimet nuk mund të shqiptohen, nëse nga momenti i ngjarjes kanë kaluar katër, apo më shumë vite, për ç’gjë, ndaj këtyre klubeve nuk mund të veprohet, as me përjashtim nga liga, e as me marrje të pikëve.
I vetmi klub që mund të pësojë në këtë moment, është Interi, të cilit, sipas informatave të fundit, me siguri do t’i merret titulli i kampionit nga sezoni 2005/06. Por, në krahasim se nëpër çfarë kanë kaluar, Milan, Lazio, Fiorentina, Livorno, e veçmas Juventus, ky sanksion praktikisht nuk është me vlerë aq të madhe.
Pas informatave të fundit të këtij avokati, kanë reaguar edhe kryetari i përjashtuar përjetësisht i Juventusit, Moggi, i cili ka reaguar pas refuzimit të ankesës, kurse njeriu i parë i Interit, Moratti, u ka dhënë urdhër tifozëve që ta bojkotojnë “Gazeta delo Sport”, sepse a para e ka publikuar këtë lajm.

Vetëm para një muaji, në gjithë marren e “calciopoli”, mbërriti lajmi nga Italia, ku është zbuluar grupi i organizuar, i cili nëpërmjet bastoreve, ka kurdisur rezultatet në tri ligat e para. Në këtë listë janë gjendur edhe emra si Signori e Doni. Kur është zbuluar ky grup me emra të mirënjohur të futbollistëve, të gjithë në këtë vend kanë theksuar se koha është të shtypet pulla e kuqe.
“Calciopoli” ishte ndërmarrë që të hiqet edhe dyshimi më i vogël për parregullsitë në futbollin italian. Para pese vjetësh, Juventus ishte larguar në ligën e dytë, kurse Milan, Lazio, Fiorentina dhe Regina, ishin dënuar me marrje të pikëve, ndërkohë që janë sanksionuar edhe drejtues të shumtë të këtyre klubeve.
Enrico Preciozi, kryetari i Genovas, gjithashtu mund të suspendohet përjetësisht, sepse gjatë ndalesës pesëvjeçare, në bisedë të drejtpërdrejtë me Morattin, ka aranzhuar shitjen e Thiago Motas dhe Diego Milito, nga Genova ne Inter. Për shkak të këtij transferimi, Moratti ishte suspenduar për tre muaj, dhe u desh të paguajë gjobë prej 45.000 euro.


Paolo Bergamo, ish arbitër, e më vonë njeriu i kujdesur për delegim të arbitrave në ligën e parë dhe të dytë të Italisë, disa herë ka deklaruar se gjykata në Napoli, në vitin 2006, nuk ka dashur ta marrë parasysh deklaratën e tij rreth këtyre kurdisjeve. Tashti, pesë vjet me vonë, ai pohon se ka shumë çka të thotë. “Jam takuar me të gjithë këta të dënuar, por ka ndodhur që vetëm njerëzit që e drejtonin Juventusin t’u rrethohen dhe t’u bastisen shtëpitë e tyre”, ka thënë Bergamo.
Një element i veçantë është se Guido Rossi, anëtar i bordit të drejtorëve të Interit, ka udhëhequr procesin e “Calciopoli”, dhe me të përfunduar të atij procesi, ai ka marrë detyrën e njeriut të parë të Telecom. Gjykata në fund të procesit, vërtetoi se është kurdisur vetëm një ndeshje, Lece – Parma, dhe ky takim i është veshur Juventusit, pasi është dëshmuar se Moggi ka pasur gisht, duke e ndihmuar Fiorentina që të mbetet në ligë.
Andrea Agnelli, njeriu i parë i Juventusit, pat thënë se do të bëjë çmos që titujt e marrë të kthehen në Torino, por në ndërkohë është refuzuar kjo kërkesë. Datë me rëndësi në gjithë këtë proces, është 18 korriku, kur do të mbahet seancë e re në gjykatë. /zeri/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back