‘Si dashuria shpërblehet me pabesinë’

Theophile Gautier, ishte një poet francez, dramaturg, romancier, gazetar dhe kritik i artit e letërsisë. Më poshtë gjeni dhe një prej poezive e tij të titulluar “Kam në zemrën time”.
Screenshot_7-15.jpg

Një nga poezitë më të mrekullueshme të Teofil Gotie që tregon se si dashuria e vërtetë mund të shpërblehet me mashtrimin dhe me pabesinë. Këtë poezi si shumë të tjera nga poetë të tjerë si Viktor Hygo, Alfred de Musset, Pier de Romsard, Pol Eluar, Emil Verhaeren Sharl Bodler, Edgar Alen Po, Gijome Apoliner, Zhak Prever, Volter e Herman Hess, kanë sjellë pak nga pak një nga seritë më të mëdha të poezive të përkthyera nga frëngjishtja me një mjeshtëri të jashtëzakonshme.

Teofil Gotie

KAM NË ZEMRËN TIME…

Kam në zemrën time që është pa perde,
Dy frona fildishi, tryezë të kristaltë,
Aty janë ulur, secila më vete,
Dashuria jot’e rremë, e imja e llagartë.
Kam në zemrën time, në zemrën e ndritur,
Emrin tënd, e shtrenjtë në të artën kuti;
Merrni çelsin, asnjë dorë e paditur
Nuk duhet t’a hapë tani dhe përsëri.
Kërko zemrën time, zemrën që s’e pranon
Por që banor i saj, je ti dhe vetëm ti,
Dhe do të shikosh e dashur që mbretëron
Në një vend ku mbret nuk është asnjë njeri!



Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top