Shumica e xhamive në Gjermani hapen nga 9 maji

legjenda

Tetova
1-18.jpg
Publikuar 21:18 1 Maj, 2020



Men And Women All Over The World Envy This Indian Beauty
ZestRadar



Shumica e xhamive në Gjermani, të cilat u pezulluan për një kohë në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), do të hapen për adhurim nga data 9 maj.
Vendimi erdhi pasi kancelarja gjermane Angela Merkel dje njoftoi një zbutje të re të masave kufizuese kundër virusit.
Në njoftimin e publikuar nga Këshilli Koordinues i Muslimanëve të Gjermanisë (KRM), i formuar nga komunitetet kryesore islame në vend, thuhet se hapja e xhamive do t’i nënshtrohet kushteve të caktuara dhe se këto rregulla duhet të respektohen.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu Agency (AA), në xhamitë e organizatave të mëdha si Unioni Islam Turk i Çështjeve Fetare (DITIB), Unioni i Qendrave Kulturore Islame (VIKZ), Këshilli Qendror i Muslimanëve të Gjermanisë (ZMD), Organizata “Milli Görüş” e Bashkësisë Islame (IGMG), nga 9 maji, në fazën e parë me xhemate do të falen vetëm namazi i sabahut, drekës dhe ikindisë, ndërsa mukabelet do të lexohen në baza ditore nga ora 12:30.
Në këtë fazë, namazi i xhumasë dhe teravisë në këto xhami nuk do të falen deri në një vendim të dytë.
Afishet e përgatitura në lidhje me këtë zhvillim, fletëpalosjet dhe reklamat publike do të publikohen të dielën.
– Vendimi përshëndetet nga KRM
Në një deklaratë me shkrim nga KRM, theksohet se vendimi që vendet e adhurimit në nivel federal të mund të hapen me kusht që të përmbushen kushte të caktuara është i mirëseardhur.
Zëdhënësi i KRM-së, Burhan Keser, deklaroi se adhurimi është domosdoshmëri e besimit të tyre dhe deklaroi se vendimet e marra për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e njeriut duhet të respektohen.
Ai gjithashtu tha se ata luten për përfundimin e kësaj pandemie sa më parë.
– Dërgohet rregullore me 16 pika
Ndërkohë, kryetarëve rajonalë të organizatave në Gjermani u është dërguar rregullore prej 16 pikash me temë “Koronavirusi dhe procesi i normalizimit”, me nënshkrim të Kemal Ergün, kryetarit të përgjithshëm të IGMG-së.
Në shkrimin e Ergün, kërkohet që kur të hapen xhamitë, të zbatohen rreptësisht rregullat që janë thelbësore në luftën kundër COVID-19.


Në listën e përgatitur, disa nga rregullat që duhet zbatuar janë si në vijim:

“Zbatimi i distancës prej 1,5 metrash në të gjitha mjediset e xhamive, përfshirë namazet që do të falen në xhemat.

Regjistrimi i emrave të personave që vijnë në xhami për t’u arkivuar për një muaj.

Dhomat e avdesit dhe tualetet mbahen të mbyllura, kështu që secili person vjen nga shtëpia me avdes, duke përdorur maskë në gojë para se të hyjë në xhami dhe të mos e heqë maskën për aq kohë sa mbetet në xhami.

Të gjithë të sjellin Kuranin dhe sexhade nga shtëpia”.

Ndër të tjera, në listë theksohet nevoja e dezinfektimit të duarve në hyrje të xhamive, mbledhja e tespiheve dhe lugëve të këpucëve në xhami, dezinfektimi i tërësishëm i xhamive dhe ajrosja e tyre pas çdo vakti.

Më tej thuhet se fëmijët nën moshën 12 vjeç dhe personat me simptoma nuk duhet të vijnë në xhami dhe të mos organizohen ceremoni të niqahut dhe synetive brenda tyre.

Në fund kërkohet që përgjegjësit e xhamive ta informojnë xhematin mbi të gjitha këto rregulla.

Ndryshe, dje pas një takimi të kancelares Angela Merkel me kryeministrat e shteteve federale, Gjermania mori vendim të niset periudha e tranzicionit drejt normalizimit.

KRM përfaqëson shumicën e muslimanëve në Gjermani, ndërkohë që disa xhami jashtë ombrellës së kësaj organizate, kanë njoftuar se do të hapen sipas datave të caktuara nga shtetet federale për hapjen e vendeve të adhurimi

 

Attachments

  • 1-18.jpg
    1-18.jpg
    66.9 KB · Shikime: 0
  • 1-18.jpg
    1-18.jpg
    66.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top