Shuhen dyshimet, Kryemadhi: LSI i bashkohet PD-së në djegien e mandateve!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
[h=1]Shuhen dyshimet, Kryemadhi: LSI i bashkohet PD-së në djegien e mandateve!.[/h] 52541586_2016388645125891_1179321989970526208_n.jpg
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka dhënë fund dyshimeve për bashkimin ose jo të LSI-së me Partinë Demokratike dhe aleatët e tjerë opozitarë në vendimin për të djegur mandatet parlamentare.

Në një dalje për mediat nga selia e LSI, pas mbledhjes së grupit parlamentar ku ka pasur edhe debate të forta, Kryemadhi ka sqaruar se partia që ajo drejton sheh si rrugëzgjidhje të vetme për kushtet ku gjendet vendi, vetëm djegien e mandateve.

“Grupi Parlamentar i LSI vlerëson se djegia e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe legjitimitetin e qeverisë. Prandaj ai vendosi djegien e mandateve dhe mandaton kryetaren e LSI për të ndërmarr të gjithë hapat statutorë E politikë në përmbushje të këtij vendimi”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI, theksoi se vendimi është marrë duke u mbështetur plotësisht në zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar për një qeveria tanzitore që do të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

 
Sdi nga na iku Darius ,me na tregu me nga afer,situaten ne PD.

Athua po djegun vertet? ahahahahahaha
 
U be lulushi si femije...edhe europa foli
nuk eshte hera e pare qe i shohim jashte parlamentit.
Nuk ka pse behen zgjedhje te parakoheshme....qershori po vjen, le ta votojne...
Ska dhenie ne tavoline
 
Ate mendoj dhe une,si le Evropa me i djeg. :p

Une them qe nuk i djegin..por edhe po i dogjen,problemi madh..zgjedhje te parakoheshme nuk ka me pas..se qenka lehte kjo,sa here t'i teket njeres pale apo tjetres,digjkan mandatet,dhe opa zgjedhje te parakoheshme.
Ska,prape do i deshtoje strategjia Salulit dhe Monikes:p
 
Loja me e peshtire e kesaj partie nder vite eshte ky rol qe luan.

Epo te lindin ne kohen e duhur(si parti),e te loze gurin e shahut si nje mjeshter ai kok lopa ,me eshte e pamundur ta pranoj. :(

Kete strategji te tyre,e kemi pare nder vite.

Ti djegim
Ti djegim (mandatet)
Ne turren e druve. :p
 
hahahahah,a mori vesh kush gjooo.
I djegennn?! :p
 
ahhahahahaha, Mon mos harro,me boj i ze kur tiu dalin flakaa madateve.

E ka marre dreqi vendin tone oj vajze! Fatekqesisht.
 
Nev do vish e ti te ngrohesh? hahahahah

per dreq ka bo edhe kohe e mire keto dite.

Per t'u bere cik serioz, Djegia e mandateve nuk sjell asgje te mire per Shqiperine dhe jo Edi Ramen...
Ata deputet jane zgjedhur te shkojne ne parlament dhe te jene zeri yne.....e jo vetem i opozites, por i shtetasve te tyre pa dallim ngjyre.
PD po sillet si ato femijet e vegjel , ku kerkon te terheqi vemendjen me kapriciot e saja.....por nje femije i tolerohet e gjitha kjo, nje partie politike JO!
Nuk eshte kjo menyra per te shkundur Edi Ramen, apo qeverine.....kjo eshte ti djegesh cdo shanc Shqiperise dhe eshte ashiqare loja qe po luhet ne kurriz te cdonjerit.

Protestat jane mjeti per te shkundur cdo qeveri......por jo mjeti per ti dhene karrigen askujt!
Frika e cdo pushtetari sot eshte e madhe ...e tejskashme , sepse nuk behet fjale per konfiskime pasurish, por per lirine e tyre...
E gjithe kjo amulli ku une, ti e cdo kush mendon se iu hap barku per ne, behet per te siguruar veten!

Keta qe sot qajne per femijet qe ikin....per rinine qe shkulet , jane pikerisht keta qe e kane groposur e sjelle ne kete derexhe shqiperine.
Ndalo nje cast e shihi ....nje ka familjen ne Hollande me nenshtetesi hollandeze
Tjetra con femijet ne Londer per shkollim, me shtepi te tyre....
Ku i gjeten leket ? Se te jete per rroga , rroga po kemi te gjithe , por nuk del , nuk del te ushqesh e mbathesh...e jo me te blesh shtepi ne Londer apo kudo neper bote.
e ja kjo eshte panorama...ku ti e une hahemi per saliun e edin, e ku ata tallin menderen me ne!

hajt se do kaloj i themi vetes...dhe fillojme e besojme
 
Nje hap qe duhej marre kohe me pare. Une nuk jam me keta opozitare por jam kunder Rames i cili pak nga pak po kthehet ne nje diktator dhe autoktat.
Protesta ishte e domosdoshme dhe duhen bere te tjera protesta sepse ky vend duhet te mesoje mos pranoje realitetin qe i kane servirur keta palo politikane.
Mandatet te digjen dhe te punohet per zgjedhje te reja te pergjithshme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top