SHثNIM: Si rikthehen ‘qëmotet’ e plazheve tona?

LeVoyageur

Once upon a time...
“Një vijë ranore për një plazh si qëmoti” – ishte kjo fraza e kryeministrit Rama në një postim në FB, mbi fillimin e punimeve për Lungomaren e Vlorës, i premtuar prej tij me bujë se do nisë në vjeshtë (ku veç Vlorës, do ishte dhe ajo e Himarës dhe e Sarandës), por që me vjeshtën përkuan vetëm temperaturat e këtyre ditëve, e shirat gjithashtu.

Por, në raport me faktin se sipas traditës, premtimet treten në harresë, kjo që thjesht vonohen me ca muaj, është një risi premtuese. Por le t`i kthehemi frazës së mësipërme. Për të qenë të sinqertë, plazhet tona nuk e kanë humbur rërën si dikur, por hapësirat.

Rëra aty është, ku e pastërt e ku e me bërlloqe. Nëse do i qëndronim ‘qëmotit’, për ta rikthyer atë, atëherë çështja komplikohet shumë, pasi në punë duhet të hyjë….kush, do thoni ju?! Tritoli, pa dyshim! ‘Qëmoti’ do të thotë që, fjala vjen, t`i rrafshosh gjithë ndërtimet përgjatë vijës ranore e bregtare të plazhit të Durrësit, aty ku ndodhet ploja më tragjike e degradimit urban të vijës bregdetare në Shqipëri.

E bën dot?! E tmerrshme por e vërtetë: t`i rikthehesh të hijshmes, të bukurës, normales… me tritol!

dita
 
Back
Top