Shtatë thënie të Ibrahim Rugovës

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Shtatë thënie të Ibrahim RugovësLAJME03.12.2015 15:07

Presidenti historik i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, i cili po të ishte gjallë sot do të mbushte 71 vjet, publikoi shumë vepra dhe kritikë letrare, por u shqua edhe për thellësinë e mendimit filozofik dhe politik.

Ja shtatë thënie të Ibrahim Rugovës:
1 “Arti është si jeta, secili e gjen kuptimin e saj për vete,”
2. “…kuçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mund të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve.”
3. “Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë”
4. “ثshtë rrezik kur cilido religjion fillon të bëhet politikë”
5. “…pushteti i mirë i dëgjon intelektualët e vërtetë, të cilët udhëhiqen nga ideja universale e progresit njerëzor.”
6. “Nuk mund të merrem me letërsi kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi.
7. “Shqiptarët nuk i bashkon vetëm feja apo ideologjia. Qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në kohën e Rilindjes kombëtare, gjuha, kultura dhe tradita ishin elemente lidhëse kombëtare, kurse feja nuk ishte forca absolute e bashkimit.”
03_12_2015_2971821_rugova_2014.jpg
 
Back
Top