Shtatë javë të ngujuar në Zvicër, “pengje” të koronavirusit

legjenda

Tetova
B.SH.

muqa-ok-528x396.jpg

Koha e pandemisë së koronavirusit, nëpër të cilën po kalojmë, padyshim se do të lërë plagë të dhembshme në kujtesën kolektive të njerëzimit. Pasojat më të rënda janë ato në jetë njerëzish po edhe në ekonominë e të gjitha vendeve të prekura nga ajo.


Por, paralelisht me tragjiken që karakterizon në planin global një zhvillim i tillë, dalin edhe shumë rrëfime mbresëlënëse, njerëzore, ku protagonistë janë njerëz të zakonshëm. Ata, kjo fatkeqësi i ka sjellë në situata të bllokimit që në rrethana normale nuk mund as të imagjinoheshin. Një rast i tillë është padyshim ai që i ka ndodhur stafit të “Muqa solar Company” nga Kosova. Shtatë javë ka zgjatur odiseada e Xhevat Muqës dhe tetë pjesëtarëve të stafit të tij, të bllokuar nga masat kundër koronavirusit, në Zvicër, Gjermani e Austri.


muqiqi.jpg


Albinfo.ch ka përcjellë rastin në fjalë dhe ka kontaktuar në vazhdimësi me pronarin e kësaj kompanie, Xhevat Muqa. Në vazhdim, rrëfimi i z. Muqa rreth peripecive nga qëndrimi i detyruar në Zvicër, pastaj rruga e gjatë me makinë nëpër disa shtete, të gjitha nën regjimin e pandemisë, deri në Kosovë.


Drama e ngujimit të tij, për fat të keq nuk merr fund as me kthimin në Kosovë. Këtu ai dhe stafi i nënshtrohen karantinës dhe, për më keq, bëhen dëshmitarë të një rasti me përfundim tragjik…


U mbyllën kufijtë


“Ne, si “Muqa solar company” kemi pasur në fillim të marsit një udhëtim zyrtar për trajnim të stafit tonë në Austri dhe në Gjermani. Kemi qenë një grup prej 9 personash dhe e kishim planifikuar të qëndrojmë në Evropën perëndimore 7 deri në dhjetë ditë”, rrëfen për albinfo.ch Xhevat Muqa, pronar i kompanisë. “Javën e parë kemi pasur të planifikuara trajnimet ndërsa dy ditët e javës në vijim, takime me disa biznese në Gjermani. Këtë pjesë nuk arritëm ta realizonim sepse të dielën tashmë u mbyllën kufijtë dhe ne nuk mund të dilnim nga Zvicra për të shkuar në Gjermani”.


muqovit-ne-gjumunie.jpg


Ndjenja se po mbetesh i bllokuar në një vend të huaj është e rëndë për të gjithë. Por edhe më e rëndë është për një afarist, si z. Muqa, i cili ka mbi vete përgjegjësinë edhe për punëtorët e tij dhe mbarëvajtjen e kompanisë. Prandaj, ai ka filluar menjëherë përpjekjet për të dalë nga rrethimi.


“Që nga ajo ditë ne kemi kontaktuar në vazhdimësi Ambasadën e Kosovës në Zvicër, atë në Austri e në Slloveni, lidhur me mundësinë e kalimit të kufirit dhe kthimit në Kosovë. Pastaj komunikimin e kemi vazhduar me Konsullatën e Kosovës në Cyrih, pasi ajo është kompetente për këtë regjion. Konsullata na ka vendosur në listën e pritjes për kthim por kthimi nuk po ndodhte…


Ju kemi shkruar edhe odave ekonomike në Kosovë, përmes të cilave kemi kërkuar ndihmë nga institucionet në Kosovë dhe jashtë Kosovës”.


7 javë të bllokuar


“Unë me gruan dhe dy djemtë kemi qëndruar te vëllai në Gossau të St. Gallenit,në Zvicër. Tre punëtorë kanë qëndruar te familjarët e tyre në Lozanë dhe në Cyrih”, vazhdon z. Muqa. “Ndërkohë dy punëtore që bënin pjesë në grupin tonë, nuk kanë mundur të kthehen bashkë me ne. Bëhet fjalë për Zana Krasniqin e cila ka mbetur në Munih dhe Aurela Buzhalën, në Vjenë”, thotë Muqa për albinfo.ch.


“I kemi shkruar non stop konsullatës, ambasadës dhe përmes odës së afarizmit i kemi shkruar edhe ministrisë së jashtme dhe asaj të brendshme ku kemi bërë kërkesë që si staf të kthehemi urgjentisht në Kosovë. Vetëm pritja ka zgjatur plot 7 javë, pasi që java e parë ishte javë e qëndrimit të rregullt me punë atje. Më në fund, pas një pritjeje kaq të gjatë, ne u pajisëm me notat verbale nga ambasadat tona përkatëse në secilin shtet ku na është dashur të kalojmë”.





muqa.jpg


Më në fund, nisja drejt Kosovës


“Më 29 prill jemi nisur në drejtim të Austrisë. Mandej në Gjermani, na kanë kthyer sepse nuk lejonin kalimin e makinave përveç atyre me targa gjermane. U detyruam të kthehemi në Austri dhe vazhduam drejtimin malor nëpër Kitzbühel. Pastaj kemi vazhduar për në Slloveni. Nga Sllovenia, pa probleme kemi vazhduar nëpër Kroaci dhe pastaj në Mal të Zi. Duhet të them se në të gjitha shtetet ku kemi kaluar nuk kemi hasur në asnjë problem pasi ishim të pajisur me dokumente të shteteve përkatëse. Nga kalimi nëpër Mal të Zi është interesante se policia e atjeshme na ka përcjellë gjatë gjithë udhëtimit si një konvoj zyrtar. Janë ndërruar 9 makina policie për të na përcjellë ne që ishim me dy makina, deri saktësisht në vendkalimin kufitar në Kullë, prej nga ne e kishim destinimin për në Pejë.


Arritja në Kosovë nuk është fundi i rrëfimit…


“Në Pejë autoritetet tona na e bënë një test duke na matur temperaturën dhe u desh të presim rreth dy orë derisa na erdhi lajmi nga Ministria e Shëndetësisë se edhe ne duhet t`i nënshtrohemi karantinës. Pastaj erdhën dy policë të cilët na shoqëruan nga Peja drejt në Prishtinë për të na dërguar në karantinë.


Në karantinën te Qendra Studentore u vendosëm si të gjithë të tjerët dhe qëndruam tri ditë. Aty, për fat të keq qëlloi të ishim në pavijonin ku u bë vetëvrasja e të riut nga Gjilani. Për shkak të situatës së krijuar, familjarët e mi ashtu si dhe të tjerë që kishin qenë në afërsi të vendndodhjes, pësuan trauma dhe u krijua një atmosferë e tensionuar. Për këtë arsye na e mundësuan të lirohemi nga aty por të vazhdojmë vetizolimin ose karantinën në shtëpi, ku jam edhe sot e asaj dite”, përfundon z. Muqa.


Kush do t`i mbulojë dëmet e shkaktuara


Siç dihet, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se do të bëjë një kompensim për ndërmarrjet që kanë pësuar si rezultat i bllokimit të jetës pas pandemisë. Si qëndron puna me kompaninë e z. Muqa? “Nuk kemi marrë kurrfarë kompensimi por do të bëjmë kërkesë përmes Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Gjermane deh asaj austriake për kompensim së paku të pjesshëm. Kjo për faktin se kompanisë sonë i janë shkaktuar dëme shumë të mëdha. Kemi qenë i tërë stafi në Evropë dhe kompania është dashur të qëndrojë e mbyllur për rreth 8 javë”.


Edhe një përvojë traumatike


“Në karantinën te Qendra Studentore për fat të keq qëlloi të ishim në pavijonin ku u bë vetëvrasja e të riut nga Gjilani. Për shkak të situatës së krijuar, familjarët e mi ashtu si dhe të tjerë që kishin qenë në afërsi të vendndodhjes, pësuan trauma dhe u krijua një atmosferë e tensionuar. Për këtë arsye na e mundësuan të lirohemi nga aty por të vazhdojmë vetizolimin ose karantinën në shtëpi”
 

Attachments

  • muqa-ok-528x396.jpg
    muqa-ok-528x396.jpg
    56.8 KB · Shikime: 0
  • muqiqi.jpg
    muqiqi.jpg
    133.3 KB · Shikime: 0
  • muqovit-ne-gjumunie.jpg
    muqovit-ne-gjumunie.jpg
    197.4 KB · Shikime: 0
  • muqa.jpg
    muqa.jpg
    888.5 KB · Shikime: 0
  • muqa-ok-528x396.jpg
    muqa-ok-528x396.jpg
    56.8 KB · Shikime: 0
  • muqiqi.jpg
    muqiqi.jpg
    133.3 KB · Shikime: 0
  • muqovit-ne-gjumunie.jpg
    muqovit-ne-gjumunie.jpg
    197.4 KB · Shikime: 0
  • muqa.jpg
    muqa.jpg
    888.5 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top