Shqiptarët tregojnë gjërat më të çuditshme që kanë dëgjuar nga taksistët

Vajza

Antarë i Respektuar

Shqiptarët tregojnë gjërat më të çuditshme që kanë dëgjuar nga taksistët​

anabel.png

SHKRUAR NGA ANABEL


Shqiptarët tregojnë gjërat më të çuditshme


Sa janë mundësitë që të marrësh një taksi dhe taksisti të ndihet aq mirë me ty, sa të tregojë që dyshon se gruaja e tradhton ose në një tjetër rast, që ky tradhton bashkëshorten? Po shanset që një taksiste të të kërkojë të ndërroni fëmijët? Mundësitë janë pak, por jo të pamundura. Rrëfimet e mëposhtme, mbërritur në Instagramin e Anabel Media, vërtetojnë se asgjë nuk përjashtohet.

1. Më tregoi si e kishte therur një njeri me thikë dhe qëndroi në burg për ca kohë.
2. Tha që studentët marrin drogë nëpër konvikte. Unë isha konviktorja.
3. Ishte i mendimit se kokat e politikës bëjnë orgji bashkë.

4. Më këshilloi të mos i bëja analizat e gjakut, por të pija çaj dafine.
5. Më tha që të mos lidhesha me taksist sepse qëndron gjithë ditën rrugëve dhe se ai tradhtonte gruan.

6. Një taksiste shtatzënë kërkoi që të ndërronte bebin me një shoqen time meqënëse njëra e kishte vajzë e tjetra djalë.
7. Bërtiste duke thënë ‘Ky shtet nuk bëhet’, ndërkohë kalonte me semafor të kuq.
8. Më shpjegonte se ishte operuar nga majasëlli.
9. Argumentonte se pse nuk duhet të pish antibiotik, sepse vetë fjala do të thotë anti-bio.

10. Në Kuala Lumpur më tha një taksist që ti je shenja e kalit dhe jeni të gjtha kur*a.
11. Sipas taksistit tim, qeveritarët anglezë jana satanistë dhe kanë thirrur Satanin që të përhapë virusin.
12. Më tregonte që kishte tradhtuar gruan.
13. Më tha se i ngjaja me mbesën e tij që kishte ndërruar jetë nga një sëmundje në zemër. Unë jam operuar nga zemra dy herë.
14. Më tregoi se paradite punonte taksist, pasdite polic civil.
15. Tha se dyshonte që gruaja e tradhtonte. Nuk e kisha takuar kurrë më parë.
16. Më tregonte se alienët ekzistojnë dhe se kontrollohemi nga çipe dhe se shumë shpejt do na dërgojnë në hapësirë si dhjamë qeni.
17. Nuk tha asgjë të çuditshme, vetëm recitonte poezitë e tij gjithë rrugës.
Bonus: "Babi im ka qenë taksist dhe një grua lindi fëmijën në taksi, rrugës për në spital."
 
Para disa netesh pashe nje rrefim te nje taksisti se cfar ndodh ne rruget e tiranes pasi bie muzgu
U shokova !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top