Shqiptarët e Amerikës, festojnë së bashku me italianët Ditën e Kolombit

BeniT

Donatorë
NEW YORK CITY : Italianët e Amerikës shënuan të hënën (13 tetor) me një serë veprimtarishë, të cilat kanë nisur qysh në këtë fund jave "Ditën e Kolombit", këtu në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo tokë, e cila thirret edhe "Toka e Kërkuar" ose "Eldoradoia e emigrantëve", "Toka e ëndërrvae", e mori emrin nga dikush tjetër(eksploruesi italian Americo Vespuçi), është festë e zyrtarizuar dhe festë shtetrore, e cila duhet cekur se është edhe ditë pushimi në SHBA-së, pasi ajo nderon vizitën e parë në Amerikë, të lundërtarit eksplorues Kristofor Kolombit, në vitin 1492.
Dita e Kolombit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është ditë e shënuar në kalendarin e festave federale. Gjë që nënkupton, se shumë amerikanë, nuk shkojnë as në punë ose në shkollë. Ndër veprimtaritë tradicionale që zhvillohen me këtë rast, përfshihen darkat (Gala), paradat madhështore dhe shërbimet kishtare, në disa nga qyetet më të mëdha të SHBA-së, ku ka më së shumti emigrantë italian. Gjatë viteve të festimit, të Ditës së Kolombit, një vend i veçantë, dhe i rëndësishëm për këtë festë, për çdo vjet i jepet"njëanëshëmrisht" Nju Jorkut, metropolit të botës.
Mbasi ky qytetet, përmbledh edhe tre shtetet e tjera përrreth tij ; Nju Jersin, Kenektiket dhe Pensillvenian. Emigrantët italian që jetojnë në quarterin e sipërcituar, kanë krijuar përvojën e festimit madhështor, ndërmjet një parade të zhvilluar këtu dhe që dallohet nga të gjitha paradat. Ajo mbahet, pikërishtë, në segmentin e disa rrugëve, të cilat së bashku mbajnë emrin aq domëthenës sa ka rëndësi edhe vetë festa - rrugën që njihet me emrin "America". Në sheshin kryesorë të këtij segmenti rruge të gjatë rreth dy kliometra, për çdo vjet defilojnë rreth 50 mijë njerëz.
Parada ndiqet nga të dy anët e rrugës, nga rreth një milion qytetarë njujorkez, shumica turistë të huaj. Shikues këta që i përcjellin grupet që demostrojnë në shesh, me plotë entuziasëm e duartrokitje. Parada zhvillohet me grupe vallëtarësh e këngëtarësh, nga grupet foklorike të të gjitha krahinave të Italisë, të cilët defilojnë me veshjet e kostumet e tyre popullore. Sakaq, edhe bandat muzikore me uniforma të të gjitha reparteve militare italiane,( Helmets of the Corazzieri - Barsagilieri, karabineri, kalorsit e tjer ) deri tek skudaronet e luftërave me shpata, shigjeta dhe karrocat me kuaj - dalin në shesh. Ngjyrat e flamurit - tri-kolorisht, bardh-jeshil dhe kuq, dallohen në të gjitha simbolet e festës.

Nju Jorku, është qyteti multi kulturor, qyteti historik amerikan, qyteti me një traditë veçantë e të pasur kulturore e artistike. Nju Jorku, është qyteti më i populluar në Amerikë, nga grupet e ndryshme etnike nga më të ndryshmet e globit, të ardhur këta brez pas brezi nga çdo vend e çdo cep i botës.
Historia e emigrantëve në Nju Jork, tregon se ky qytet ka qënë gjithnjë një destinacion i emigrantëve, të cilët vinin këtu për shkaqe të ndryshme - politike, fetare e ekonomike. Ndryshueshmëria e kulturave ka krijuar identitetin esencial, të ri, e të vjetër të qytetit 12 milion banorve, me ardhës që vazhdojnë pambarimisht edhe në ditët e sotme. Emigrantët, këtu, dëshirojnë të realizojnë ëndrrën e tyre amerikane, duke u integruar në komunitetet, ku banojnë e punojnë, duke afirmuar marredhëniet e mira edhe midis etnive të ndryshme, dhe duke respektuar rrënjët që kanë lënë në histori.

Si për shembull festimi i Ditës së Kolombit, në Nju Jork, metropolin e botës, ditën e hënë (13 tetor) bëri që për të tretin vit me rradhë, të defilojnë së bashku me emigratët italian edhe emigratët shqiptarë

Edhe kësaj rradhe komuniteti shqiptar në SHBA-së, kryesishtë grupe shqiptarësh që banojnë e jetojnë në Nju Jork e rreth tij, u mblodhën duke iu bashkëngjitur njërës prej veprimtarive të emigrantëve, e parë kjo edhe si më e mëdhëja në Amerikë. Paradën e Ditës së Kolombit, që mbahet në Nju Jork, çdo të henë të dytë të muajit tetorë. Kjo, paradë ka thirrur për pjesmarrje edhe një pjesë të komunitetit shqiptarë. Një pjesë e cila thotë se është e nxitur dhe e motivuar nga marrëdhëniet e mira që egzistojnë mes dy popujve fqinjë, Italisë dhe Shqipërisë. Por, edhe që të nderohet e respektohet edhe ajo pjesë e jugut të Italisë, e cila ka disa fshatra të banuara me Arbereshë.
Ideja, e bashkimit në këtë paradë është e portalit TheAlbanians.com, e moderatorit dhe editorit të saj Vasil Gjika, Ervin Toro, duke bashkëpunuar edhe me studentin Mark Kerpi, i kolegjit John Jay, e të ndihmuar në shumë drejtime edhe nga ish kongresmeni demokrat i Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, presidenti vullnetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, dhe këshilltarja e çështjeve Ballkanike, Shirli Klojes, të cilët për rreth tre orë defilim kan udhëhequr edhe paradën e shqiptarëve, në Nju Jork, në Ditën e Kolmbit.
Ndërsa, këngëtarët e njohur të komunitetit, Aurela Gaçe, Gëzim Nika, dhe Ledi Vokshi, kënduan këngë popullore shqiptare nga të gjitha trevat tona, të shoqëruar nga muzika e DJ Ando. Grupi Djemëve dhe i Vajzave të shoqërisë "Rozafati' nga Kisha katolike Zoja e Shkodrës, New York, me udhëheqëse artistike të mirënjohurën Axhelina Nika, vallëzuan e kënduan gjatë gjithë segmentit të rrugës, nga 47st. deri në të 70st, ku edhe bëhej mbyllja e këtij aktiviteti.

Në paradë morën pjesë rreth 200 , shqiptarë, shumica të rinjë e të reja nxënës e studentë të shkollave dhe universiteteve njujorkeze. Kjo paradë, përveçse promovimit të kulturës e traditës sonë kombëtare e cila pasqyrohej nëpërmjet veshjeve të bukura popullore, shumëllojshmërinë e ngjyrvave të kostumeve popullore nga disa krahainat, tona, kësaj rradhe kishte një rëndësi të madhe, pasi ajo u mbajtë për herë të parë prej se kur Kosova shpalli pavarësinë e saj. Grupet e shqiptarëve gjatë gjithë defilimit, mbanënin në duar flamurin, Amerikanë, Shqiptarë, të Kosovës dhe atë Italian.
Mirpo, siç vrehej qartë edhe nga posteret e mëdhenjë , vendosur në të dy anët e një karrocerie(float) dhe të përgatitura nga fotografi i talentuar Alex Selimaj, dukeshin pamëje shumë tërheqëse, nga dy perlat e bregdetit Jonë, Saranda dhe Vlora, por edhe pamje piktoreske nga Tirana, Kruja, Prishtina dhe Rozafati. Kjo , thonë organizatorët, e grupit të shqiptarëve u bë për të promovuar turizmin shqiptarë, mu në mes të Nju Jorkut, me zhvillimin e Paradës në Dita e Kolombit, e cila shikohet nga rreth një miljon njërëz në të dy anët e rrugës, dhe nëpërmjet kanalit televizivë amerikan NBC, dhe RAI nga Italia, nga miliona e miliona amerikanë anembanë SHBA-së.



i poshter SINA, New York
 

Attachments

  • medium_parada-NYC%202008%20007.jpg
    medium_parada-NYC%202008%20007.jpg
    77.5 KB · Shikime: 21
  • medium_parada-NYC%202008%20072.jpg
    medium_parada-NYC%202008%20072.jpg
    76.7 KB · Shikime: 17
  • medium_parada-NYC%202008%20116.jpg
    medium_parada-NYC%202008%20116.jpg
    86 KB · Shikime: 18
  • medium_parada-NYC%202008%20118.jpg
    medium_parada-NYC%202008%20118.jpg
    83.6 KB · Shikime: 19

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top