“Shqiptarë, mos luftoni jashtë tokës suaj” (Kujdes imazhe të rënda)

Kresha

A pretty face can never trick me
Puçi ushtarak i Perëndimit ndaj Ushtrisë اlirimtare të Sirisë

Vedat Xhymshiti

Nga Siria






- Sirianët nisën kryengritjen e tyre paqësore në mars 2011, duke shprehur kështu pakënaqësitë e tyre për padrejtësitë sociale dhe politike përmes protestave. Qeveria filloi t’i shtypte ata dhunshëm deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Sirianët të vendosur dhe të bindur se kishin të drejtë për kërkesat e tyre legjitime politike dhe civile, u armatosën dhe filluan t’i kundërvihen qeverisë me të njëjtën gjuhë, pra me grykën e pushkës.

Më pas ndërhyjnë të huajt, perëndimorët, Rusët, Iranianët dhe Hezbollahu etj. Mediet Perëndimore kanë raportuar se, qeveritë Perëndimore në vazhdimësi kanë rënë dakord që janë duke i mbështetur sirianët opozitar me logjistikë ushtarake, civile dhe informacione të inteligjencës, e sirianët nuk e konfirmuan këtë mbështetje të pretenduar dhe të shkrirë në fjalë e në shkronja nga perëndimorët. ا’është e vërteta në fillimet e kryengritjes së armatosur sirianët kryengritës janë mbështetur nga perëndimorët, por kjo u doli ‘dardhë me bisht’ siç themi ne.

Në anën tjetër qeveria siriane ka përjetuar mbështetjen e premtuar në fushën politike dhe të logjistikës ushtarake si nga Irani, Rusia ashtu edhe nga Hezbollahu.

Gjatë periudhës gjashtë mujore sa kam raportuar nga territori sirian i përfshirë në konflikt të armatosur. Asnjëherë nuk kam qenë dëshmitar i pretendimeve të Perëndimorëve. Përkundrazi, kam qenë dëshmitar teksa Ushtria اlirimtare e Sirisë po rrënohej sistematikisht. Kryengritja e armatosur kishte nisur dy muaj pas nisjes së asaj paqësore, ndërsa unë në Siri kam arritur në muajin Maj 2012.

Gjatë periudhës së (Gusht, 2012) intensifikimit të aksioneve qeveritare kundër forcave kryengritëse siriane (UاS-së), Perëndimorët deportuan në brendësi të konfliktit, me ç’rast u kërkuan sirianëve që të bënin kompromise.

“Ata duan që pas çlirimit nga Assadi të lejojmë operimin e korporatave Perëndimore për të eksploruar pasuritë tona nëntokësore. Ne sigurisht që refuzuam,” më pati thënë komandanti i kryengritësve sirian për veriun e vendit Abdulqader al-Saleh.

“Një gjë e tillë vetëm sa do të thellonte më shumë krizën e papunësisë në vend e për më keq edhe varfëria ekstreme do të rritej në përmasa edhe më shqetësuese,” më pati thënë profesori sirian i mësimeve të gjuhëve të huaja në Universitetin e Aleppo’s Abu Mariam.

Abu Mariami, së bashku me studentët e tij, kishin krijuar një brigadë çlirimtare të cilët po mbanin vijën e luftimeve në pjesën lashtë të qytetit të kryengritur verior të Sirisë, Aleppo, me këtë brigadë unë shpenzova plotë shtatë ditë, duke dokumentuar kështu operacionet e tyre luftarake si dhe duke u munduar të kuptoj qëllimin dhe vizionin e tyre në luftën për çlirim.

Kryengritësve sirian të cilët ishin mësues, studentë, fermerë, këpucarë, furrtarë, hoxhallarë etj…, iu bë një puç ushtarak nga Perëndimorët, i cili u mbështet nga Turqia, sepse kjo e fundit kishte interesim të luftoheshin Kurdët e Sirisë, këtij plani operativ nuk i mungoi mbështetja edhe nga trojet shqiptare. Kështu Perëndimorët krijuan fraksione paraushtarake jashtë Sirisë dhe i importuan ato në brendësi të Sirisë duke përdorur “radikalizmin islamik” apo ndryshe si thonin vetë ata (luftëtarët e huaj) në emër të luftës së shenjtë, me ç’rast shumë shqiptarë iu bashkuan këtij misioni. Sigurisht që e gjithë kjo ka qenë e organizuar dhe e orkestruar mirë, sigurisht që shërbimet e zbulimit si në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni e gjetiu, kanë qenë në dijeni për gjithë këto aktivitete që ishin zhvilluar në vendet tona.

Turqia kishte pranuar që të përdorej territori i saj me kusht që puçistët paraushtarak Perëndimor të luftonin kryengritësit Kurd në territoret e përfshira nga kryengritja e armatosur. Procesi i indoktrinimit, politizimin fetar, si dhe rekrutimin e ushtarakëve të rinj, qëllimshëm e ka toleruar Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia e vende të tjera të Evropës nga ku edhe janë të ardhur luftëtarët e huaj në Siri, të cilët besonin se po shkonin të bëheshin ushtar të siç thonin ata ‘All-Ahut’, mirëpo në fakt të gjithë këta, kanë luftuar për korporatat.

Ndër qëllime të tjera pse kjo është toleruar, ishte edhe nevoja e korporatave Perëndimore që t’ua pamundësonin operimin e lirë kryengritësve sirianë të cilëve edhe ua këputën edhe pak ato burime të logjistikës ushtarake që sirianët i kishin në dispozicion.

E “ushtarët e All-Ahut” filluan t’i luftojnë opozitarët, të bëjnë krime kundër popullsisë civile të cilët edhe ashtu ishin të terrorizuar nga forcat besnike të presidentit Al-Assad.

Korporatistëve Perëndimor po u ecte biznesi përpara, armët po ua blenin sauditët, prodhimet ushqimore, medikamentet dhe veshmbathjet organizatat agjencitë e ndryshme shtetërore dhe jo-shtetërore për katastrofa humanitare, nëpër kampet Jordaneze të refugjatëve sauditët po abuzonin seksualisht me sirianet refugjate, si dhe po i shisnin ato tek ‘bordellot’ hoteliere deri tek dhomat e politikanëve e diplomatëve të huaj të përfshirë në procese të diplomacisë ndërkombëtare. (shih tregimin televiziv: http://ëëë.channel4.com/neës/syria-ëomen-rape-marriage-refugee-camp-jordan)

Ndërsa këta që luftonin në emër të Zotit, rronin me të gjitha nevojat logjistike ushtarake. Por, këta me apo pa vetëdijen e tyre, pengonin vazhdimisht popullin sirian që të luftonin tiraninë shtetërore, e cila iu kishte lënë vetëm kockat, pa emër dhe pa adresë.

Shqiptarët dhe disa nga mësuesit e tyre fetarë, të cilët po interpretojnë rregullat fetare në bazë të interesave financiare që korporatat e huaja dhe saudite i paguajnë ata, po thonë se lufta e Sirisë është luftë e shenjtë. “Kudo që një vlla musliman është në rrezik, ne duhet t’i përgjigjemi” po thonë ata.

Më falni, por myslimanët çeçenë në اeçeni thonë se bëjnë luftë të shenjtë kundrejt Rusëve, pse nuk po kërkojnë mësuesit fetar që nxënësit të shkojnë atje?

Myslimanët palestinezë po e pohojnë të njejtën, Egjiptianët e Vëllazërisë Myslimane kundër regjimit ushtarak po e pohojnë të njëjtën, madje edhe rasti i Afrikës Qendrore është një eskalim shumë tragjik kur kemi parë fotografi të një afrikani siç është raportuar të jetë i krishterë duke hëngër mishin e gjahut të tij që raportohet të jetë mysliman.

Ju lutem, pse nuk po thërritka ‘Xhihadi’ atje; pastaj, po hamendem pse asnjëri prej këtyre që iu binë daulleve për luftën e shenjtë nuk po shkojnë krah-për-krah me nxënësit e tyre që të luftojnë në frontin e nxehtë; sigurisht që nuk shkojnë, kush do t’i shpenzojnë e gëzojë paratë që ata fitojnë për t’i indoktrinuar të rinjët.

“Djali jem n’Kishë nuk shkon, n’Katedrale jo, n’Tempuj jo, n’drejtori t’Kulturës jo, n’teatër jo, tybe n’Xhami shkon, e veq atyhit s’ka kush ta ketë msue ato me shku n’Siri” thotë një Baba, i biri i të cilit gjendet në Republikën Arabe të Sirisë në luftë kundër çlirimtarëve sirian.

Pra, kemi situata të ngjashme të cilat në sipërfaqe mendohet të jenë luftë e shenjtë fetare. Dhe pikërisht në këto situata disa nga krerët fetar shqiptar nuk u kanë bërë asnjë thirrje xhematit të tyre për t’u përfshirë përveç Sirisë, ky fakt mbështetës tregon qartë se sa është e orkestruar dhe e manipuluar rinia shqiptare nga rrjetet kriminale Perëndimore të cilët përdorin qeveritë e tyre shërbimet e zbulimit deri tek disa nga krerët fetar për t’a pamundësuar fitoren normale të lirive politike dhe civile në republikën Arabe të Sirisë, i cili proces do të ishte në shërbim të interesit njerëzor, pra të sirianëve, e kjo natyrisht se do të mund të ishte pengesë për rrjetet kriminale që janë pronarë të korporatave të fuqishme ndërkombëtare të cilët investojnë financiarisht për të maskuar qëllimin me ngjyrë fetare e për të arritur qëllimet e tyre të eksploatimit të pasurive të sirianëve.

Kini vëmendjen i nderuar lexues, janë vetëm 85 njerëz që janë pronarë të një pasurie e cila përbën pasurinë e 46% të njerëzimit në tokë, ky është thjesht një krim më vete.

ثshtë evidente se janë pikërisht Perëndimorët ata që i kanë deklaruar si organizata terroriste të gjitha fraksionet paraushtarake të ngjyrosura me ideologji fetare në Siri e gjetiu. Në anën tjetër, janë Perëndimorët ata që po përkrahin opozitën siriane dhe që po kërkojnë largimin e Assad-it nga qeveria. Sikur qëndrimet e tyre të shkrira në shkronja dhe fjalë goje të ishin të vërteta sigurisht që së pari nuk do të kishte fraksione paraushtarake me ideologji fetare në Siri. Sigurisht se sirianët do të mund t’a kishin çrrënjosur qeverinë Assadit shumë më shpejt.

Por, le të themi që paskan shpërthyer “rastësisht” grupet paraushatarake me ideologji fetare, mbështetja e perëndimorëve ndaj çlirimtarëve sirianë sigurisht që do të shkaktonte disfatë edhe këtyre fraksioneve. Por përkundrazi, janë pikërisht perëndimorët tash e një vit që janë klient të grupit paraushtarak me ideologji fetare të njohur si “Jabhat al-Nusra” (shqip: Fronti اlirimtar) të cilët kontrollojnë fushat e naftës në DeriEzour të Sirisë lindore dhe të cilët përmes territorit Turk dhe atij Irakian eksplorojnë tonelata naftë në drejtim të Evropës.

Pastaj, vetëm disa muaj para se të shfaqej grupi paraushtarak me ideologji fetare nga Iraku i cili grup raportohet të ketë lidhje të ngushta me ‘Al-Qaedan’; SISI (Syrian Iraqi State of Islam • Prill 2013), kufiri Irako-Sirian jo rastësisht është braktisur nga forcat ndërkombëtare të koalicionit, e cila vijë territoriale ishte lënë në duar të policisë së thjeshtë irakiane. Këto janë zhvillime të cilat nuk janë raportuar në media të rëndësishme dhe e gjithë kjo ka qenë e orkestruar mirë si në Lindje të Mesme ashtu edhe në tokën shqiptare ku edhe janë indoktrinuar e rekrutuar të rinjët shqiptar, përveq shumë vendeve të tjera evropiane.

Në Nëntor, të vitit 2013, duke parë se perendimorët krejtësisht i kishin braktisur çlirimtarët sirian, Koloneli Abdel-Jabbar Ukaidi, i cili ishte kreu i Këshillit Revolucionar Ushtarak të Aleppo-s nga rradhët e UاS-së, kishte dhënë dorëheqjen e tij, duke akuzuar perendimorët se i kanë këputur të gjitha nevojat e logjistikës ushtarake, si dhe vazhdimisht kanë penguar çfarëdo logjistike të vihej në shërbim të UاS-së.

Pra, kemi mjaft argumente të cilat kanë edhe rrjedhshmëri logjike, duke përfshirë edhe vetën time që kam qenë dëshmitar i një puçi të tillë ushtarak të cilin perendimorët ua bënë çlirimtarëve sirian.

“ثhen its bleeding it is alëays leading to the money | Shqip: Kur rrjedh gjaku gjithnjë çon tek paraja” më pati thënë kontrabanduesi i armëve zvicerane të cilin e furnizonin sauditët për t’i shitur ato forcave qeveritare dhe atyre kryengritëse në Siri, për të cilin zhvillim pata raportuar për të përjavshmen zvicerane ‘Sunday Times’.

Pra, përmes këtyre shkronjave iu kërkoj shqiptarëve të mos shkojnë në luftëra jashtë tokës së tyre, sepse atje gjithnjë ka ndyrësira dhe do të beni gjëra që mbase nuk do të dëshironit t’i kishit bërë. Nëse jeni të mërzitur se në çfar gjendje po jetojmë dhe jeni vërtetë për ta luftuar krimin, atëherë kryengrituni paqësisht në vendin tuaj, sepse trojet tona kanë nevojë më shumë se kurrë për një kryengritje paqësore në kërkim të drejtësisë për viktimat e luftërave të fundit, për padrejtësitë shekullore politike e civile që po na bëhen si nga vendorët ashtu edhe nga të huajt.

Të vetëdijesohemi dhe të kërkojmë llogaridhënie nga politikanët që na e vjedhin përditë taksën tonë publike, të mos heshtim për të drejtën tonë fundamentale atë të lirisë kolektive, njerëzisht të bashkohemi dhe kërkojmë zbatimin e të drejtave tona njerëzore e politike.

Vedat Xhymshiti, është gazetar i pavarur. Raporton nga vendet e përfshira në kryengritje të armatosura dhe paqësore nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

FOTO 1 Kryekomandanti i Ushtrisë اlirimtare të Sirisë, Abdulqader al-Saleh, duke biseduar me ekipin e gazetes Gjermane 'Der Spiegel' në qytezën Marea në veri të Sirisë gjatë muajit qershor 2012. (Foto Vedat Xhymshiti/Der Spiegel) FOTO 2 Në këtë fotografi duken luftëtarët e ISIS të cilët pasi kishin marr nën kontroll një paralaxhen Jarabalus të Aleppo-s iu presin kokat kryengritësve të Ushtrisë اlirimtare të Sirisë (FSA), dhe ua varin kokat e tyre në kangjella, duke e lansuar fotografinë me qëllim që të shkaktojnë terror psikologjik dhe frikë ndaj popullsisë civile dhe çlirimtarëve sirian. FOTO 3 Fotoreporteri Vedat Xhymshiti, gjatë qëndrimit të tij në territoret siriane të përfshira në konflikt të armatosur gjatë vitit 2012. (Foto/ Christoph Reuter/ Der Spiegel)


p.s. Artikullin e postova ashtu sic ishte, renditja e fotove me komentin e nr te fotove, me duket gabim, sdq, kuptohet !
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: “Shqiptarë, mos luftoni jashtë tokës suaj” (Kujdes imazhe të rënda)

than e than, edhe po thojnë fjal mas kohe.......... Kan shku disa, dhe u kry puna.

Ani rrini ju kush don te rri.
 
Titulli: “Shqiptarë, mos luftoni jashtë tokës suaj” (Kujdes imazhe të rënda)

Dikur shperbente Legjioni i huaj francez si pikegrumbullimi per te tere te zhgenjyerit dhe deshtaket nga e gjithe bota, si nje mundesi per te fshire te kaluaren e tyre dhe per te ndertuar nje te ardhme ndryshe. Ne rastin e vullnetareve per luften ne Siri, nuk kane as te kaluar per te fshire; njerez te indoktrinuar ideologjikisht e te shpelare menderisht. Gjithsesi, gjithsekush zgjedh rrugen e deshiruar ne jeten e tij, e gjitha eshte ceshtje vleresimi se sa vlen kjo jete. Nese besojne ne jete te pertejme e shperblime perrallore, jane ne rrugen e drejte, gjithmone sipas gjykimit te cunguar te mendjes se infektuar. Fundja fundit qellimi i jetes eshte ne gjetjen e lumturise ne kete toke, e nese per dike qenka kaq e lehte rruga drejt saj, le te testoje perpara kohe nese ekziston ne te vertete jeta e pertejme ose jo.

Nje fjale me vend e thote italiani; "Jo ç'do fatkeqesi vjen per keq..."!

Te pakten ne kete rast ka nje te mire, pastrohet vendi nga keta "trimat per dhe te huaj"!


hajduti
 
Titulli: “Shqiptarë, mos luftoni jashtë tokës suaj” (Kujdes imazhe të rënda)

Keta te okb a kane ndermend me nderhy ketu apo duan ti shuajn komplet si komb
 
Back
Top