Shqipëria po plaket

Guest2

Antarë i Respektuar
mosha.jpg

Popullsia e Shqipërisë po plaket me ritme të shpejta. Mosha mesatare e popullsisë u rrit në dekadën e fundit me 5 vite. Sipas INSTAT në vitin 2016 mosha mesatare e popullsisë së vendit shkoi në 37 vjeç nga 32.1 vite që ishte me 2007.

Popullsia e Shqipërisë ndryshe nga trendi i viteve të kaluara shënon një rritje prej 0,03 % gjatë vitit 2016. Kjo rritje vjen si pasojë e rritjes së popullsisë së grave prej 0,42 %, ndërkohë që popullsia e burrave vazhdon të ketë një rënie prej 0,34 %. Popullsia e grave përbën 49 % krahasuar me 51 % të popullsisë së burrave. Shtesa natyrore për të dy gjinitë është afërsisht e njëjte.

Rënia e popullsisë së burrave ka ardhur kryesisht nga migracioni neto i cili është negativ, dhe për herë të parë për popullsinë e grave është pozitive. Raporti gjinor sipas grupmoshave tregon se burrat mbizotërojnë deri në grupmoshën 40-44 vjeç.

Më pas ky raport është në favor të grave. Mosha mesatare e popullsisë për vitin 2016 është 37,0 vite. Për burrat mosha mesatare është 36,4 ndërkohë për gratë është 37,6 vite. Mosha mesatare më e lartë te gratë shpjegohet pasi ato kanë jetëgjatësi më të lartë. Për vitin 2016 jetëgjatësia në lindje është llogaritur të jetë 77,0 vite për burrat dhe 80,1 vite për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë 3 vite më shumë se burrat.

Bien lindjet

Numri i lindjeve gjatë vitit 2016 është afërsisht 31,7 mijë lindje. Raporti gjinor në lindje është 1,07 që tregon se në 100 lindje vajzash lindin 107 djem. Ky raport është më i lartë se raporti natyral i cili është 1,05 që tregon një preferencë për lindjet e gjinisë mashkullore. Në vlera absolute rënia e numrit të lindjeve krahasuar me vitin 2015 është afërsisht 1 mijë lindje. Për lindjet djem kemi një rënie 4 %, ndërkohë për lindjet vajza rënia është 2 %. Indeksi sintetik i fekonditetit për vitin 2016 është 1,54 fëmijë. Kjo do të thotë se 100 gra pritet të lindin 154 fëmijë nëse normat e lindshmërisë sipas grupmoshave janë këto të vitit referues, 2016.

Ky indeks është nën normën e zëvendësimit, 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten. Nësë shohim lindshmërinë sipas grupmoshave, lindshmëria ka rënë për të gjitha grupmoshat, por kryesisht kjo rënie ka qenë më e madhe për grupmoshat e reja, me një rritje të lehtë në moshën 30-34 vjeç, gjë e cila ka sjellë një rritje të lehtë të moshës mesatare në lindje. Në vitin 2016 gratë lindin mesatarisht 27,0 vjeç, krahasuar me moshën mesatare të burrave 32,5 vjeç. Koeficientët specifikë të lindshmërisë sipas gjinisë për 2016, tregojnë dhe mbështesin faktin se burrat e fillojnë aktivitetin e të paturit fëmijë relativisht më vonë se gratë, afërsisht një 5 vjeçar më vonë, ndërkohë normat e lindshmërisë pas të 30-ave i kanë më të larta se gratë. Koefiçienti bruto i riprodhimit (KBR) është një tregues i mirë për matjen rritjes së brezave të ardhshëm. Ai mat normën me të cilën gratë zëvëndësojnë veten e tyre gjatë viteve të jetës riprodhuese. Mënyra e llogaritjes së KBR është ekuivalente me atë të ISF-së, por në këtë rast merren parasysh vetëm lindjet vajza. Gjatë periudhës 2007 – 2016, KBR luhatet ndërmjet vlerave 0,76 dhe 0,85. Mesatarja e këtij treguesi gjatë kësaj periudhe është rreth 0,79. Kjo do të thotë se gratë në Shqipëri janë rreth 20 % larg zëvendësimit të vetvetes. Ky tregues ndikohet direkt nga sjellja riprodhuese e grave e shprehur nga ISF dhe nga raporti gjinor në lindje. Duke supozuar ISF konstante, rënia e raportit gjinor në lindje do të sillte rritjen e KBR-së. Nga ana tjetër rritja e ISF-së presupozon edhe rritjen e KBR-së. Këtë vit INSTAT ka llogaritur lindshmërinë në adoleshencë të vajzave nga mosha 15-19 vjeç. Për çdo moshë është llogaritur përqindja e vajzave të asaj moshe të cilat kanë bërë një lindje dhe përqindja e atyre që nuk kanë bërë një lindje. Përqindjet janë të vogla ku për moshën 17 vjeç 1,5 % e vajzave kanë kryer një lindje. Ky trend vjen në rritje dhe për moshën 19 vjeç është 4,1 %.

Vdekjet bien me 5%

Vdekjet Gjatë vitit 2016 numri i vdekjeve është 21,4 mijë, duke shënuar një rënie nga viti i kaluar prej 5 %. Vdekjet sipas grupmoshave tregojnë se në të gjitha grupmoshat burrat kanë një përqindje më të lartë të vdekjeve, duke përjashtuar grupmoshën e fundit mbi 80 vjeç. Kjo ndodh pasi jetëgjatësia e burrave është më e ulët se ajo e grave. Në vendin tonë për vitin 2016 burrat jetojnë mesatarisht 3 vite më pak se gratë. Vdekshmëria foshnjore është 8,9 për djemtë dhe 8,5 për vajzat. Ky tregues për djemtë ka mbetur në të njëjtat shifra krahasuar më një vit më parë, ndërkohë për vajzat ka një rritje krahasuar me një vit më parë ku ky tregues ishte 6,3 vdekje foshnjore.

Rritet mosha për martese

Gjatë vitit 2016 në vendin tonë janë regjistruar rreth 22,6 mijë martesa. Nëse analizojmë martesat sipas grupmoshës dhe gjinisë, shohim se te gratë më shumë se 54,9 % e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe 83,0 % e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç. Kjo shpjegon dhe moshën relativisht të re në martesë për gratë e cila është 25,1 vjeç. Për burrat 52,9 % e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç, dhe 82,2 % e martesave për këtë gjini realizohen deri në moshën 34 vjeç. Një tregues interesant është norma e martesave sipas grupmoshave ndër vite. Shohim se kemi një rënie të normës së martesës deri në moshën 24 vjeç. Kjo shpjegon dhe rritjen e lehtë të moshës mesatare në martesë të grave. Krahasuar me 10 vite më parë gratë martohen relativisht tre vite më të mëdha. Ky ndryshim është relativisht i ngadaltë, por kjo sjellje vihet re me të njëjtin trend për të dy gjinitë. Në këtë botim INSTAT ka llogaritur martesat e hershme për vajzat dhe djemtë në çdo moshë për grupmoshën 15-19 vjeç. Sa i takon numrit të vajzave të martuara para moshës 18 vjeç është 10 martesa. Ndërkohë përqindja e vajzave të martuara në moshën 18 vjeç është 6,5 % dhe për moshën 19 vjeç është 8,2 %. Ndërkohë nuk ka martesa për djemtë para moshës 18 vjeç si dhe përqindja e djemve të martuar 18-19 vjeç është e papërfillshme.
Monitor
 
Dua te besoje qe nje ndikim te madhe ne renien e popullates ka migrimi i madhe por shteti duhet te krijoje beneficione per te rritur lindshmerine. :fiu::fiu:

Edhe hej o cuna e goca :viol::viol: go go e mos e hani buken kot :)
 
Nuk besoj ne kte statistike ... qe eshte larguar nje pjese e mire e Rinise ne emigrim eshte e vertete, por jo gjer ne ate mase sa ka ndikuar ne renien e lindjeve , e njenta gje edhe per ato qe jetojne brenda kufinjve ... nuk kam degjuar akoma nje cift qe te thone nuk eshte koha per femije... perkundrazi , kane filluar qe ti bejne edhe pa lidhje martese.

Ndersa femijet qe lindin jashte , nuk besoj qe nr eshte aq i larte... sa te shqetesohemi.

Pastaj nje shtet qe ankohet qe nuk ka...se me c’fare te mbaj popullin e tij .. perse duhet te paguaje per lindjet? Nuk ka kuptim .
 
Po mplaket sepse kane ndryshuar objektivat dhe mendesite e njerezve.
Dikur populli i pergjigjej propagandes - 1 femi per vete e 6 per partine.
Sot ka shume parti e populli i dha kararne...

Njerezit jane ndergjegjesuar mbi jeten, te ardhmen, dhe kjo sigurisht ka ulur numrin e atyre qe rinojne popullsine ...femijve.
Numri i tyre ka rene ndjeshem. Ke shume familje me 1 ose 2 max femije.
Emigracioni eshte nje faktor tjeter
Papunesia dhe standarti i paperballueshem i jetes ( kosto vs te ardhura)
Me pak fjale....duke u plakur do kemi nje popull me shume pensionist, e shume vende pune per ata qe do vijne ne jete.

Nje dite edhe Shqiperia do lulezoj luleza ime
 
Kush e tha???!!! Cjane keto zhdukje? Lol

Prap shqiperia mbetet nje nga vendet me popullsi mesatare teper te re.

Te kesh 3 milion shqiptare ne Greqi dhe mos t'ja dish, te kesh 3 milion shqiptare ne Itali dhe mos t'ja dish, te kesh 3 milion shqiptare ne Gjermani dhe mos t'ja dish, te kesh 3 milion shqiptare me tej ne Europe dhe mos t'ja dish, te kesh 3 milion shqiptare ne Amerik dhe mos tja dish, te kesh 3 milion shqiptare ne Turqi dhe mos t'ja dish...

18 milion shqiptare, pa permendur Shqiperine Etnike... dhe mos t'ja dish = zhdukje!
 
Prap nuk te kuptoj. :) kujt duhet tja dime?

Po dhe ku qendron zhdukja ketu, pavarsisht se ku jetojne ata mbeten serish shqiptare.

Tema flet per te dhena statistikore demografike te popullsise se shqiperise. Termi plakje i referohet moshes mesatare te popullsise qe lidhet me numrin e lindjeve ne shqiperi pra sa me i madh raporti i lindjeve ne krahasim me personat w moshuar qe vdesin. Italia pershembull eshte nje nga vendet me popullsi te plakur por kjo sdo te thote zhdukje.

Po termin shqiperi etnike perse e permende mund te ma shpjegosh te lutem?
 
E kuptoj statistiken qe tregon tema, po edhe mergimi eshte nje dege ndikuese mbi statistiken e popullsise dhe kur ke 18 milion shqiptare jashte vendit dhe trajtohen si te zhdukur, atehere zhdukje eshte...

Termin "Shqiperi Etnike" e perdora qe mos te rija te shkruaja 2 milion e pak qe ka Shqiperia, nje milion e pak qe ka Kosova, sa ka Maqedonia e veriut, Mali i zi, Lugina e Sanxhaku...

Jemi afer 25 milion shqiptare?
 
Atehere dhe njehere. Te dhenat statistikore bazohen tek rregjistri i shtetasve shqiptare qe figurojne te rregjistruar ne listat e gjendjes civile. Ne baze re tyre INSTAT instituti i statistikave nxjerr te dhenat paraprake verifikohen dhe me pas dergohen ne organizata nderkombetare kompetente qe certifikojne dhe publikojne burimin. Pra dhe ata emigrante ose me sakte persona me dy nenshtetesi figurojne te rregjistruar ne Shqiperi. Rrjedhimisht nuk shof zhdukje, shof thjesht te dhena statistikore te cilat tregojne qe numri i lindjeve eshte me i vogel ne krahasim me dhjetvejcarin e meparshem.

Momentalisht mosha mesatare eshte 37 vjec dhe mendohet qe mbas 10 vjetesh do shkoje 42 vjec.

Pra mbetemi ende nje nga vendet me popullsi me te re ne europe.

Perse sherbejne keto statistika?:

Qe shteti te dije ku te fokusohet me shume tek sherbimet publike ne baze te grupmoshave te popullsise pra me shume arsim apo kujdes shendetsor dhe perkujdesje moshe 3.

Per me shume info:

...qe te kuptohemi:

Tema Shqiperia po plaket, bene fjale per popullsine e Shqiperise e cila eshte afer 3 milione...
Komenti im per "zhdukje", bene fjale per popullsine e te gjithe shqiptareve neper bote...

Edhe statistika e temes eshte e sakte, po edhe statistika ime nuk eshte gabim... te jesh 25 milione dhe te flasesh per vetem 3 milione atehere i bie zhdukje e 22 milioneve... apo jo?!
 
@Eugeneral, pse kaq i shqetesuar per ne shqiptaret ti shoku...?

Mos u shqeteso se nuk zhduket kombi shqiptar. I mbijetoi pushtimit dhe asimilimit romak qe zgjati sa e sa shekuj. U mbijetoi inkursioneve sllave. I mbijetoi pushtimit osman, edhe mbas hakmarrjes barbare gjate dhe mbas luftrave te lavdishme skenderbegase. Jo vetem mbijetoi, por i dham gjak trimerie edhe popullit grek. Gjaku yne ishte si serum per elladen qe tmerrohej nga forcat turke.

Mos u shqeteso. Nuk kemi qene kaq te fuqishem qysh nga koha e Ali Pashait dhe Bushatllinjve. Jemi ne NATO; jemi ne mes te nje reforme qe po hedh themelet e te ardhmes dhe po shkeputet ngadale nga e shkuara kaotike. Pas 4-5 vitesh do hyjm ne BE dhe do perjetojm nje vale te re investimesh te huaja.

Kushdo ka te drejte te jete skeptik, madje edhe pesimist. Por ne rastin tend ka ca probleme thelbesore:

1. Pesimizmi tend eshte ekstrem. Ti flet per zhdukje kombi, jo thjesht per probleme me te cilat po hasen shumica e vendeve lindore (emigrimi).

2. E ben me argumente dhe statistika thellesisht te gabuara. 2 milion e pak Shqiperia (e hoqe nje 30%). 1 milion e pak Kosova (e hoqe nje 40%). 25 milion shqiptar ne total?! 3 milion ne Gjermani?! loollool

Para disa ditesh hasa ne nje postimin tend ku pretendoje dicka tjeter qesharake: alfabeti i grekeve te lashte paska qene shqiptar! Dhe sillje ca argumente qe genjejn syrin e pastervitur, por qe faktikisht s'kane fare lidhje me shkencen e gjuhes. FARE. T'a komentova si pseudo-shkence, dhe e kalove ne heshtje me sa mbaj mend. Jo vetem aq, por eshte boterisht e ditur se alfabeti i grekeve te lashte eshte huazuar nga fenikasit (anglisht: Phoenicians). Por ti i'a arrite qellimit! I bere disa lexues te mendojn se akademia jone eshte e paafte te mbroj historine e kombit. E mbylle komentin ne menyre tipike, me nje doze jashtezakonisht pesimiste.

Me duket se e kapa edhe nje tjeter kal Troje... loollool
 
Redaktimi i fundit:
Shqiptaret ikin, dhe nje pjese do kthehen perseri sapo te filloj te ndihet aq sa duhet ringritja institucionale dhe ekonomike, sepse eshte vend PERL!

E ardhmja e Shqiptarise eshte mese e garantuar! :)
 
Cilen te vertet?! Parashikimin tend qe neve do zhdukemi? Pseudo-historine tende qe alfabeti grek ishte ilir/shqiptar dhe akademiket tane, perfshi gjithe eliten perendimore nuk e kane zbuluar dot. Edhe VETE AUTORET E LASHTE GREK e kane dokumentuar lidhjen e tyre me fenikasit.
 
Kaq e ka shqiptari sa nk i shkon e vetja fillon e shan. Nk plaket vetem Shqiperia jo, por me kte tru qe keni ju ka me u plak e gjithe bota lol
 
Shqiptaret ikin, dhe nje pjese do kthehen perseri sapo te filloj te ndihet aq sa duhet ringritja institucionale dhe ekonomike, sepse eshte vend PERL!

E ardhmja e Shqiptarise eshte mese e garantuar! :)

...e shikoj sa e garantuar eshte!
 
Mos n'a qaj hallin neve shqiptareve ti por shiko se si po iken gjithe rinia greke nga hellada tende, disa per te punuar ne bizneset e shqiptareve ne Gjermani dhe Angli.

Mezi pres te n'a dergoni ndonje Kacifas tjeter ne Shqiperine e shpopulluar. I ka marre malli per aksion snajperat e RENEA-s.
 
kete mesazhin ironik pse nuk e fshite apo jeni si forum pergjithesisht ironik???
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top