Shqipëria në 1991, e parë nga syri i një gazetari

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Besa ishte ligji që shërbeu për shekuj si rregulluesi i jetës së përditshme. Ajo rregullonte marrëdhëniet midis individëve në bazë fshati e klani, por edhe në bazë distrikti. Të thyeje besën e dhënë dikujt nuk ishte vetëm turp, por edhe subjekt i dënimit më të rëndë – përjashtimit nga rrethi shoqëror.


shqiperia_ne_1991_e_pare_nga_s.jpg


Ah, besa! Më kujtohet një shprehje e vjetër që thotë “Shqiptari e ther djalën, por s’e ha fjalën”. Që fëmijë unë e kisha dëgjuar këtë fjalë të përmendej me solemnitet të veçantë dhe unë mësova ta respektoj fjalën e dhënë, pavarësisht nga rrethanat. Ky mësim është ende i gdhendur në tru dhe jeton në shpirtin tim. Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte kryesisht një shoqëri feudalo-fisnore, e mbajtur në këmbë nga tradita e familjes dhe besnikërisë – dhe gjithmonë, e besës. Në Shqipërinë e vjetër, besa nuk ishte thjesht një kod moral, që në shoqëritë e tjera formonte bazën e virtyteve dhe të etikës.

Besa ishte ligji që shërbeu për shekuj si rregulluesi i jetës së përditshme. Ajo rregullonte marrëdhëniet midis individëve në bazë fshati e klani, por edhe në bazë distrikti. Të thyeje besën e dhënë dikujt nuk ishte vetëm turp, por edhe subjekt i dënimit më të rëndë – përjashtimit nga rrethi shoqëror. Një miku im shqiptar, i quajtur اim Beqari, që më ndihmoi duke i dhënë makinës nëpër male dhe që më ndihmonte si përkthyes, më tregonte ndonjëherë gërmadhat e shtëpive ku ishte shkelur besa, ku katër gurët e anës në themel ishin nxjerrë jashtë, ashtu si kërkohej nga ligji i pashkruar. Shqiptarët nuk e ndëshkojnë më njëri-tjetrin në atë mënyrë, por unë vura re se ende mjaft njerëz hezitonin të premtonin diçka, sado e vogël qoftë ajo, si rregullimi i dritës në dhomën e hotelit tim, nga frika se nuk do të ishin në gjendje ta mbanin premtimin.



shqiperia_ne_1991_e_pare_nga_s.jpg



Duke ecur me makinë mes maleve të mprehta drejt bregdetit Adriatik, unë dhe اimi më në fund mbërritëm në Shijak, fshati ku shpresoja të gjeja Jak Kosmaçiun. Ai mbase ishte lidhja ime e vetme me Shqipërinë. Duke mbajtur në dorë një shishe me konjak francez dhe një kuti me çaj që i kisha blerë tek dyqani i valutës në Tiranë, unë kapërceva sheshin kryesor të fshatit për të filluar kërkimet. Një burrë që takuam i njihte. “Aha, Kosmaçi muratori?”, - na tha ai duke na treguar me dorë pallatin ku banonte ai. Ngjita shkallët e betonit, çdonjëra prej të cilave ishte e ndryshme në lartësi nga tjetra dhe arrita tek banesa e Kosmaçiut. E studiova me vëmendje fytyrën e tij për tipare të njohura. A i kisha parë më parë ato vetulla dhe atë hundë të kërrusur në familjen time? Ai vetë kishte një lloj dinjiteti, si ato të portreteve në bardhë e zi të varura në muret e apartamentit të tij.

Unë po vështroja me vëmendje një fotografi të varur në mur ku ishin 15 vetë. Në qendër ishte një ushtarak me grada dhe dekorata që qëndronte krah një plaku me shallvare turke dhe me një jelek me një gjerdan të trashë floriri që varej mbi të; dy djem të rinj të qethur bukur dhe me kostum mbrëmjeje qëndronin në anën tjetër. Gratë ishin veshur me disa veshje që asokohe duhet të kenë qenë moda e fundit e Parisit. Kur اimi i shpjegoi pse kisha ardhur, sytë e Jakut filluan të hidheshin sa nga unë tek përkthyesi, e së fundi u fiksuan mbi mua. Ai pohoi me kokë, buzëqeshi dhe na shtrëngoi përsëri duart. Miqësia jonë tashmë ishte krijuar. Gjyshja nga babai e Jakut ishte nga Gjurkët, ashtu siç ishte dhe motra e gjyshit tim nga mamaja. Me Jakun binim kushëri. Folëm pa pushim gjithë mëngjesin. Historia e Jakut i dha një dimension krejt të ri në mendjen time tmerreve të periudhës së Hoxhës. Unë kisha kaluar pranë burgut të famshëm të Shqipërisë, atij të Burrelit, por tani ai m’u shndërrua në një vend të vërtetë, së bashku me një vend tjetër të quajtur Spaç.

Pjesëtarë të familjes sonë kishin vuajtur në të dy këto vende. Jaku e mbante mend si tani, ditën kur i arrestuan babanë, Anton Kosmaçin. Ishte viti 1944 dhe bota ishte akoma në luftë, por gjermanët kishin ikur nga Shqipëria. Tirana, ku Kosmaçitë jetonin, kishte rënë në duart e Enver Hoxhës dhe komunistëve. Jaku ishte 15 vjeç. Partizanët trokitën në derë dhe kërkuan për Antonin. Ai përqafoi mamanë e Jakut. Pastaj Jakun. Nuk kishte kohë për lot. “E gjora nënë”, - kujtonte ai. “Ajo e dinte ç’do ndodhte. Më tha që të shkoja e ta ndiqja babanë, po pa rënë në sy”. Ecja për në komandën e policisë mori vetëm 15 minuta, jo më shumë, por çdo detaj i atyre minutave ishte gdhendur në kujtesën e Jakut. Kërcitja e hapave të rënda mbi zhavorrin e rrugës, babai i tij që ecte me trupin drejt, veshur me një pallto të gjatë e të zezë dhe me një kravatë të hollë, bulevardi me dy radhët e rrepave të zhveshur anës tij, Lana që rridhte e ftohtë në mes të qytetit dhe babai që u kthye për një çast dhe ia bëri me dore para se të zhdukej pas mureve të lartë të një ndërtese të zymtë.

Antoni u dënua me 30 vjet burgim si “armik i popullit”. shqiperia_tirana_1991Dhjetë vjet, për çdo muaj që kishte shërbyer si ministër i Drejtësisë në një nga qeveritë e kohës së Italisë. I dërrmuar nga vitet e burgut, ai u lirua në mars 1964 nga një amnisti e përgjithshme. Por të gjithë komshinjtë e dinin që ai ishte “armiku i popullit” dhe e trajtonin si lebroz. Vdiq vetëm ca muaj pasi u lirua. “Si ka mundësi që mamaja jote nuk di asgjë për këtë? Nuk arriti t’i tregonte njeri?”,- më pyeti Jaku. Ai mbushi një gotë tjetër raki për të dy dhe më qëmtoi me sy, si për t’u ndjerë pak më i lehtësuar tani që ma tregoi historinë e babait të tij duke nxjerrë kështu dhimbjen e kaq viteve. E ç’t’i thosha atij njeriu të mirë e flokëbardhë? Që unë as nuk e dija që ai ekzistonte deri sa më thanë emrin e tij në Shkodër. Por ai e kuptonte. Më dhuroi sërish një buzëqeshje dhe vazhdoi. “Por nuk mjaftonte që Enveri ma futi babain në burg. Familja gjithashtu duhej të ndiqej gjithë jetën nga ky turp”. Mamanë e Jakut e internuan në një kamp pune në Tepelenë, ndërsa gjyshen tek një spital-burg jashtë Tiranës. Edukimi për Jakun mbaroi aty. Regjimi e bëri murator. Për herë të fundit, familjen ia dërguan në Shijak, ku ishin edhe sot e kësaj dite.

shqiperia_ne_1991_e_pare_nga_s_1.jpg



Dy djemtë e Jakut – Aleksandri dhe Blendi- vuajtën gjithashtu si nipat e armikut të popullit. Atyre iu mohua e drejta e shkollës pas klasës së tetë. Të dy u bënë mekanikë. “Më dhimbseshin, por s’kishte si të ndodhte ndryshe”, - më tha Jaku. “Ne të gjithë jetonim brenda një burgu të madh”. Ai pushoi për rreth një minutë. Pashë që nuk po arrinte t’i kontrollonte dot më lotët që po i zinin frymën. “Jak, Jak” i foli gruaja që kishte qëndruar ulur, pa folur gjithë kohën. Kur ai rifilloi të fliste, vura re që toni i zërit i kishte ndryshuar dhe e kishte vënë poshtë zemërimin. Më 1 qershor 1990, ditën e fëmijëve, dy vajzat e vogla të Aleksandrit, njëra 8 dhe tjetra 9 vjeçe, merrnin pjesë në një shfaqje që do të jepej për prindërit. Jaku kujton: “Ato shkonin në prova gjithë dëshirë. Një ditë para shfaqjes, një anëtar i komitetit të Partisë erdhi në shkollë dhe i tha drejtorit që vajzat e Aleksandrit duhet të hiqeshin nga shfaqja”. Armiq të popullit. Jaku heshti një copë herë. “Të dënosh për katër breza! Katër breza! اfarë krimi meriton një dënim të tillë?!

Kundër babait tim nuk u bë asnjë akuzë e drejtpërdrejtë. As edhe një e vetme!”. “Por tani do të të them tragjedinë e vërtetë”, - më tha ai me zërin tashmë të kthyer në një pëshpërimë, sikur të ishte duke më besuar sekretin më të madh të jetës së tij. “Ditën që dy mbesat e mija u përjashtuan, dy djemtë e mi u betuan që do arratiseshin. Do të iknin sikur ç’të bëhej. Edhe sa kohë duhej të vuanin? As stërnipat nuk mund të rehabilitoheshin?”. Që të dy, Aleksandri 35 dhe Blendi 21, e mbajtën fjalën. Ata ikën nga Shqipëria në 1991. “Nuk shqetësohem për Blendin”, - më tha Jaku. “Ai është i ri. ثshtë në Itali. Shqipëria ka marrëdhënie të mira me Italinë. Flasim edhe me telefon nga posta. “Por Aleksandri…” një psherëtimë i doli nga shpirti. “Ai më rri në mendje ditë e natë. Gruaja dhe kalamajtë e tij janë akoma këtu. Ai është në Jugosllavi, në një burg ku mbajnë refugjatët. Ai do të shkojë në Amerikë, Kanada ose Australi. Por askush nuk i do më shqiptarët sot”. Unë nxora dhuratat, pijen dhe çajin, dhe i premtova Jakut dhe Anës që do të përpiqesha ta ndihmoja Aleksandrin. U jepja besën për këtë. Sytë e tyre u mbushën me lot, dhe atëherë e kuptova se unë sapo kisha thënë fjalën që ato kishin pritur më shumë prej meje. Unë hodha krahun mbi supet e Jakut ndërsa po rrinim ashtu në heshtje nën shkëlqimin e dritës së ditës, si dy kushërinj të vërtetë, të ndjekur nga Rita, gruaja e Aleksandrit dhe dy vajzat e vogla. “Ma jep fjalën që do vish përsëri”, - më pyeti Jaku. “Po”, - i thashë.

shqiperia_ne_1991_e_pare_nga_s_3.jpg
Shqipëria në 1991, e parë nga syri i një gazetari



Kudo nëpër zonën rurale të Shqipërisë takova njerëz që i ishin nënshtruar fatit të tyre në këtë jetë, por që prapë, kohë pas kohe gjenin kënaqësi të vogla për të gëzuar, të panjohura nën qeverisjen e Hoxhës. “Ne po përpiqemi t’i gëzojmë këto ditë dhe mos mendojmë për të nesërmen”, - më tha Nazmi Guzi, një fshatar i ri që unë e takova ne Borsh, buzë Jonit. Ca shokë të Nazmiut po martoheshin dhe i gjithë fshati ishte mbledhur për të pasur një pasdite plot gaz. “Sonte ne shpresojmë”, - më tha Nazmiu, 35 vjeç. “Kjo është dasma e parë që unë marr pjesë, ku dollia e parë nuk ngrihet për Partinë dhe për Enverin”. Nazmiu dhe e motra iu bashkuan të tjerëve që plot vrull kërcenin Napolonin, një kërcim dasme që e kishte emrin nga monedhat e floririt që të ftuarit i hidhnin çiftit para kohës komuniste. Tani s’kishte asnjë kokërr floriri. Dollibashi propozoi edhe një dolli tjetër, e cila u pasua nga një miratim i fuqishëm. “Ishte një dolli për refugjatët”, - më shpjegoi Nazmiu. “Pothuajse të gjithë e kanë nga një njeri në Itali. Vëllai i dhëndrit iku në mars dhe burri i motrës sime në prill”.

Ikja nga Shqipëria po bëhej gjithnjë e më e vështirë. Ndërsa muajt e fundit të vitit 1991 po afroheshin, njerëzit po bëheshin gjithnjë e më të dëshpëruar. Trashëgimia e Hoxhës ishte thyer, por po ashtu edhe disiplina. Askush nuk punonte. Në fakt unë takova shume mekanikë nga Fabrika e Tekstileve në Tiranë, që nuk kishin shkuar në punë që në mars. Sidoqoftë akoma merrnin 80% të rrogës. E njëjta gjë bëhej edhe me punëtorët e fabrikës së xhamit në Kavajë, që nuk kishin dalë në punë që në vitin 1990, sepse nuk kishin ku të gjenin më lënde të pare. Njëra gjë sillte tjetrën. Nga që s’kishte më xhama për të zëvendësuar dritaret e thyera, shkolla, fabrika dhe zyra ishin të detyruara të mbylleshin kur bënte ftohtë. Në zyrat dhe shkollat që ishin akoma hapur nuk kishte ngrohje, sepse prodhimi i qymyrit ishte ndalur.

Demonstrata buke kishin shpërthyer në disa qytete. Në Fushë Arrëz, një qytezë e vogël sharrëtarësh, protestuesit e uritur kishin marshuar tek depot lokale të ushqimit, pas disa thashethemeve për mungese buke. 20 policë nuk mund ta përmbanin një turmë 2000-vetëshe, e cila i vuri zjarrin ndërtesës. Miqtë e mi shqiptarë ishin të gjithë në një mendje, se kjo ishte kriza më e keqe e bukës që nga koha kur komunistët ishin larguar nga pushteti.

“Më parë, shpërndarja e rregullt e ushqimit bëhej nga frika”, - më shpjegoi një burrë që kishte punuar një kohë të gjatë në zyrat e shtetit. Tani fshatarët e mbanin prodhimin në shtëpi dhe banorët e qytetit duhet të rrinin në radhë të gjata përgjatë natës, që të blinin qumësht te nesërmen në mëngjes. “Edhe kur e ke zënë radhën që herët, prapë nuk e ke të garantuar që do gjesh qumësht”, - më tha një grua e vjetër. Ajo blinte qumështin për nipërit. Udhëtarët udhëzoheshin të merrnin ushqim me vete në udhëtimet nëpër Shqipëri. Një diplomat grek që udhëtonte me makinë nga Athina në Tirane, ishte ndalur dhe pasi i kishin vjedhur gjithçka e kishin lënë të ikte vetëm me brekë dhe kanotiere. Këto trauma vetëm sa e forconin edhe më shumë betejën politike në Tiranë. Shqipëria hyri në vitin 1992 duke u rrotulluar jashtë kontrollit. shqiperia_paradeForcat demokratike kërkonin zgjedhje të reja në pranverë dhe fituan 62% të votave, gjë që u dha atyre kontroll mbi Parlamentin e ri me 140 vende.

shqiperia_ne_1991_e_pare_nga_s_4.jpg



Ramiz Alia, mbajtësi i fundit i pushtetit komunist, dha dorëheqjen ne prill. Ai u zëvendësua nga Sali Berisha, një nga themeluesit e PD dhe lider karizmatik. Pjesa më e madhe e shqiptarëve e dinin se çfarë kërkonin – një shoqëri të civilizuar, një ekonomi tregu, qeverisje parlamentare dhe të drejtat e njeriut. Vendi tani po hyn në një tranzicion të dhimbshëm, që mund të zgjasë vite të tëra. Sfidat janë të qarta – Shqipëria duhet ta kalojë psikologjinë disfatiste të rrënjosur nga vite të tëra represioni, të përpiqet të çlirohet nga burokracia e ngulur kudo, të binde brezin e ri (60% e popullsisë janë nën 25 vjeç) që të qëndrojë në atdhe, të ruaje tolerancën fetare dhe mbi të gjitha të punojë për të ringjallur një ekonomi të ngurosur. Sidoqoftë ka disa shenja shprese. Investitorët e huaj kane filluar ta vizitojnë, duke parë mundësi tek bregdeti i mrekullueshëm dhe në malet e mbuluara me dëborë; rezervat e naftës, kromit dhe bakrit.

Ka plane për zhvillimin e plazheve të virgjëra përgjatë bregdetit Jonian. Por rrugët pranë bregut janë të rralla dhe në nevojë të dëshpëruar për riparime. Hoxha nuk e donte të populluar këtë pjesë të Shqipërisë, pasi njerëzit mund të arratiseshin me not në Korfuzin që dukej atje tutje me sy. Ndërsa ecja përgjatë brigjeve, asnjë shpirt i gjalle nuk dukej në horizont, por veç bunkerë betoni dhe tela me gjemba, firma e frikshme e Hoxhës. Do të kërkoje një investim të madh që të mund ta sjellësh turizmin këtu, por prapë është gjë që bëhet.

Duke i dhënë makinës në rrugën e kthimit nga Saranda për në kryeqytet, kalova përmes një peizazhi të mrekullueshëm të mbushur me gjelbërim ullinjsh e zverdhëllime limonësh. Në Vuno, një fshat i vogël malor buzë detit, ndalova të flisja me një çift që ishin ulur e rrinin në tarracë. A mund ta përfytyrojnë dot ata këtë vend si një vend zbavitjeje për turistë të pasur?” “Eh, s’bëhet ndonjëherë ky vend”, - më thotë gruaja me buzën në gaz. “Po gjërat po ndryshojnë”, - i thashë. Ajo qeshi përsëri dhe më hodhi një shikim si të donte te më thoshte: “Eh, si kupton dot ti këto, jo” dhe nuk foli. I shoqi i saj më hodhi një vështrim pyetës. “اfarë ka ndryshuar?”, - më pyeti. “Dy djemtë më kanë ikur në Itali. T’i lëmë ata të shikojnë për fatin e tyre, dhe të urojmë që të kthehen buzagaz. Ja këtë dimë ne”. Me fjalë të tjera, ato e ndjenin se ishte e pamundur për shqiptarët t’ia dilnin mbanë në Shqipëri. Për ta, fati i mirë ishte mall importi, ashtu siç ishte edhe për kushëririn tim, Jak Kosmaçiun.

shqiperia_ne_1991_e_pare_nga_s_2.jpg



Rrugës së kthimit për në Beograd, u kujtova për premtimin që i kisha dhënë Jakut. Aleksandri mbahej akoma në një burg jugosllav, ku ai dhe refugjatë të tjerë nga Shqipëria prisnin për një rishikim të statusit të tyre nga zyra e UNHCR. Kur i telefonova ambasadës amerikane, një zyrtar i zyrës konsullore më tha se Aleksandri nuk mund të merrte azil në Amerike. “Pse nuk provon Australinë ose Kanadanë?”, - më tha. Kanadaja e pranoi kërkesën e tij, kështu që unë pata kënaqësinë e madhe ta shihja Aleksandrin të lirohej nga burgu. E ftova për darkë që ta festonim. “A do kthehesh më në Shqipëri?”. “Kurrë!” më tha Aleksandri.

“Jam betuar. Komunistët janë akoma në pushtet. Shikoji kryetarët e opozitës – thuajse të gjithë ish-komunistë”. Kjo ishte e vërtetë. اdo njeri që donte të ecte përpara në Shqipëri ishte bërë anëtar partie, të paktën formalisht. Por komunizmi tashmë kishte vdekur, sigurimi nuk ekzistonte më. Po kështu nuk ekzistonte më edhe Shqipëria e vjetër. Shqipëria e re mund të ishte – duhet të ishte - ndryshe. Njerëzit do ta përzinin fantazmën e Hoxhës dhe do të fillonin diçka të re, përpiqesha ta bindja unë. Por Aleksandri nuk tundej nga e tija. Lëre të iki, thashë më së fundi. Mjaft ka vuajtur. Tani ai është larguar në Kanada, ku së shpejti do t’i bashkohen edhe fëmijët dhe gruaja. Kur ia tregova kushëririt tim Jak historinë, ai rrëzëllente nga gëzimi, por nuk dukej i zënë në befasi nga lajmi i mirë. Sigurisht. Se unë i kisha dhënë besën Jakut që do ta mbaroja këtë punë.

Shkrim i “National Geographic” për Shqipërinë e viteve 1990, që sapo kishte dalë nga komunizmi.
Yll Press
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top