Shqipëria e femrave, fitore historike ndaj Greqisë

cent

...Lontano
Kombëtarja shqiptare për femra mer fitoren e parë në historinë e vet në një fazë eliminatore. Vajzat e drejtuara nga Altin Rraklli kanë triumfuar ndaj fiqnjëve tanë jugorë Greqisë, falë një goli spektakolar të shënuar nga sulmuesja Furtuna Velaj.
2cckkrs.jpg
Kombëtarja jonë vinte nga tre humbje radhazi në grupin e 5 eliminator, për më tepër që nuk kishte shënuar asnjë gol duke pësuar plot 13. Megjithatë ky fakt nuk rezultoi shqetësues për vajzat që ndaj Greqisë kërkonin një fitore për krenari kombëtare. Sinjalin e parë e dhanë helenet që në minutat e para me një goditje jashtë zone të Mitkou. Por dalëngadalë skuadra jonë përmirëson lojën dhe protagoniste absolute është Furtuna Velaj, që ndihmon skuadrën të dalë përpara, jo vetëm me pasimet por dhe me driblimet e kryera. Në minutë e 27 numri 10 hedh një top në zonë, por Robeli mbetet prapa për ta shfrytëzuar. 5 minuta më vonë është Berisha që përballë portieres helene arrin të shmangë daljen e saj por pa gjetur kuadratin e portës.

Në minutën e 41 Velaj për një moment na bën të harrojmë që po shohim futbollin e femrave me driblimet e saj, teksa disa sekonda më vonë është Luta që nga krosimi nga këndi për pak sa nuk shënon. Pjesa e parë do të mbyllet këtu, teksa e dyta nis me zëvendësim. Ana Baro hyn në fushë për Robelin, dhe me këtë lëvizje Rraklli tregon se kërkon të fitojë takimin. Por protagonistja nuk ndryshon dhe në minutën e 51 shënon një gol spektakolar për t'i dhënë Shqipërisë fitoren e parë, në nisjen e rrugëtimit të futbollit të femrave. Edhe pse një fitore minimale, objektivi duket të jetë arritur dhe tashmë festa e vajzave kuqezi është legjitime, pasi në pjesëmarjen e parë jo vetëm arritën të kalojnë turin paraeliminator, por me këtë sukses mund të bëjnë të mundur që në eliminatoret e tjera ta nisin direkt, pa patur nevojën e një turi parardhës.

/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top