Shprehjet me te famshme dhe me ndikim ne historine e njerezimit

loyalx

Muslim
Politikanët konsiderohen,
teorikisht të paktën, për
faqësues të njerëzve. Njëri prej qëllimeve të tyre në jetë është bëjnë dhe të ekzekutojnë ligjet që e bëjnë vendin e tyre më të begatë, ekonomikisht dhe idealist. Fjalimet e tyre dhe frazat që ato thonë shprehin këndvështrimet personale dhe politike të tyre, ndaj ato mund të konsiderohen vëzhgime të kujdesshme të jetës politike. Sigurisht, shumë prej gjërave që ato thonë mund të mos kenë asnjë vlerë, por s'mund të mohohet fakti se shumë politikanë, aktivistë e filozofë kanë thënë ndër shekuj gjëra me vlerë, të cilat i kanë rezistuar testit të kohës dhe mund të aplikohen dhe sot e kësaj dite. Fundja, disa prej liderëve më të mëdhenj botërorë kanë qenë gjithashtu oratorët më të mëdhenj të botës. Ish-kryeministri britanik Winston Churchill është një prej tyre. Fjalimet e tij gjithnjë kanë pasur diçka që godet, gjithnjë diçka që e bën atë të saktë në mënyrë pragmatiste e të ftohtë. Prandaj ai shfaqet në listë më shumë se dy herë. "Ne debatojmë për faktin se një komb që përpiqet ta taksojë veten drejt prosperitetit është si një njeri që qëndron i ulur mbi një kovë dhe përpiqet të ngrihet nga doreza e saj", është një prej shprehjeve të tij për taksat. Dhe presidenti amerikan Thomas Jeffeson shquhet për fjalët e tij të mençura dhe kjo e bën atë të pranishëm në listë. "Taksa, e cila do të paguhet për qëllimin e arsimimit nuk është më shumë se një e njëmijta e asaj që do t'u paguhej mbretërve, priftërinjve dhe fisnikëve, të cilët do të ngriheshin ndërmjet nesh, nëse ne e lëmë popullin në injorancë", është një prej shprehjeve më të famshme e vizionare të presidentit amerikan, i cili është lëvduar nga pasardhësi i tij John F. Kennedy me shprehjen, "Unë mendoj se ky është koleksioni më i jashtëzakonshëm i talentit, i dijes njerëzore, i cili është mbledhur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë, me përjashtimin e mundshëm të rastit kur Thomas Jefferson darkoi vetëm në një darkë me 49 fitues të çmimit Nobel, më 29 prill 1962.

“Unë mendoj se ky është koleksioni më i jashtëzakonshëm i talentit, i dijes njerëzore, i cili është mbledhur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë, me përjashtimin e mundshëm të rastit kur Thomas Jefferson darkoi vetëm”, John F. Kennedy në një darkë me 49 fitues të çmimit Nobel, më 29 prill 1962.


“Taksa, e cila do të paguhet për qëllimin e arsimimit nuk është më shumë se një e njëmijta e asaj që do t’u paguhej mbretërve, priftërinjve dhe fisnikëve, të cilët do të ngriheshin ndërmjet nesh, nëse ne e lëmë popullin në injorancë”, Thomas Jefferson


“Ne debatojmë për faktin se një komb që përpiqet ta taksojë veten drejt prosperitetit është si një njeri që qëndron i ulur mbi një kovë dhe përpiqet të ngrihet nga doreza e saj”, Winston Churchill


“Tendenca e taksimit ka për qëllim të krijojë një klasë personash, të cilët nuk punojnë, të marrë nga ato që punojnë prodhimin e asaj pune dhe t’ua japë atyre që s’punojnë”, William Cobbett

“ثshtë taksa e të ardhurave sërish, amerikanë: koha për të mbledhur ato fatura, nxirrini ato formularë taksash, mprihni lapsat dhe nguljani vetes drejt e në aortë”, - Dave Barry


“Zgjedhjet duhet të mbahen më 16 prill, ditën pasi ne të paguajmë taksën e të ardhurave. Kjo është një prej atyre pak gjëra që mund t’i pengojë disi politikanët që të shpenzojnë aq shumë sa e kanë zakon”, Thomas Sowell


“Janë thënë shumë gjëra për politikën; disa prej tyre janë thjesht mikluese, ndërsa pjesa më e madhe janë të vërteta”, Eric Idle


“Një politikan profesional është një njeri i çnderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë, atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë poshtërime, saqë në fund nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një prostitutë”, H.L. Mencken


“Në Gjermani, sipas ligjit ndalohet çdo gjë përveç atyre që lejohen. Në Francë, sipas ligjit lejohet çdo gjë përveç atyre që janë të ndaluara. Në Bashkimin Sovjetik, çdo gjë është e ndaluar, përfshi këtu dhe ato që lejohen. E në Itali, sipas ligjit lejohet çdo gjë, sidomos ato që janë të ndaluara”, Newton Minow



“Politika përbëhet nga dy fjalë, ‘poli’, e cila është fjalë greke dhe do të thotë ‘shumë’ dhe ‘tik’, një lloj insekti gjakpirës”, Gore Vidal


“Kur isha thjesht një djalosh më thanë se çdokush mund të bëhej president. Tani që jam rritur, po filloj ta besoj”, Clarence Darrow


“اdo burrë për qenë do të turpërohej nga qeveria që drejton vendin e tij”, H.L.Mencken

“ثshtë e rrezikshme të kesh të drejtë, kur qeveria është gabim”, Volteri


“Në kapitalizëm, njeriu shfrytëzon njeriun. Në komunizëm është thjesht e kundërta”, John Kenneth Galbraith

“Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, pas gjithë të tjerave”, Winston Churchill

“Nëse do t’i drejtoheshim Uashington, kur kishim për të mbjellë e për të korrur, shumë shpejt do kishim nevojë për bukë”, Thomas Jefferson


“اfarë është qeveria? Shumë thjesht, është një agjenci shtrëngimi. Sigurisht që ka dhe agjenci të tjera force, siç është mafia. Për të qenë më i saktë, qeveria është agjencia e forcës, e cila ka më shumë flamuj në zyrat e saj”, Harry Browne

“Nëse doni një fotografi të së ardhmes, imagjinoni një çizme që stampon fytyrën njerëzore përgjithmonë”, George Orwell

“Sa më i korruptuar të jetë shteti, aq më shumë ligje ka”, Cornelius Tacitus

“Një princ i mençur kërkon mjete, me anë të të cilëve subjektet e tij do të kenë gjithmonë dhe në çdo rrethanë nevojën për drejtimin e tij, e më pas ato do t’i jenë besnikë atij”, Machiavelli



Shkruar nga Blendina Cara

tiranaobserver.com.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top