Shpërthen Ilir Meta: Rama e mbushi kupën, do të vendos unë për negociatat me Greqinë!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Shpërthen Ilir Meta: Rama e mbushi kupën, do të vendos unë për negociatat me Greqinë!​

-640-0-5fe9dfe871d37.jpg
Presidenti i Republikës ka hyrë fuqishëm në debatin që hapi opozita pas dekretit të presidentit grek për zgjerimin nga 6-12 milje detare.
Me anë të një deklaratë publike që e ka publikuar edhe në rrjetin social, Meta paralajmëron se do të marrë një vendim të fortë për çështjen e negociatave të detit me Greqinë, pasi sipas tij qeveria vijon të mos e informojë.
“Nuk do të lejoj për asnjë moment të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar. Sipas traditës së vendosur, pasi të vihet në dijeni të plotë të informacioneve të kërkuara zyrtarisht, do të bëj plotësisht transparent vlerësimet dhe qëndrimet e mia në lidhje me të gjitha zhvillimet ndaj kësaj çështjeje”, deklaroi Meta.
Postimi i Plotë

Duke mirëkuptuar ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik shqiptar mbi aktin më të fundit të nxjerrë nga autoritetet më të larta të Republikës së Greqisë dhe pasojat e mundshme të tij ndaj vendit tonë, dëshiroj të evidentoj si vijon:
Në ushtrim të detyrave dhe përgjegjësive të mia dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese Nr.15/2010, kam autorizuar Plotfuqinë për Negocim Nr.733, në emër të Republikës së Shqipërisë, të ekipit negociator me përbërjen e 13 anëtarëve për negocimin e “'Projekt Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare', me qëllim saktësimin e Vijës Delimituese të Kufirit Shtetëror Detar dhe delimitimin e Shelfit Kontinental dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike midis të dy vendeve”, datë 19.03.2018.

Gjatë gjithë kohës, kam ofruar të gjithë bashkëpunimin në këtë proces, duke siguruar respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Deri në këto momente, nuk kam asnjë njoftim apo kërkesë zyrtare, që të sugjerojë ndërprerjen, pezullimin apo përfundimin e procesit të negociatave dypalëshe, nga ekipi negociator apo nga qeveria shqiptare.

Për çdo zhvillim, që lidhet drejtpërdrejt apo ndikon në procesin e negociatave për delimitimin e hapësirës detare ndërmjet dy vendeve, kam kërkuar informacion shterues dhe analizë të plotë të qeverisë shqiptare, sipas përgjegjësive, që i takojnë sipas ligjit.

I rikujtoj edhe një herë përfaqësuesve të institucioneve në të gjithë nivelin hierarkik shtetëror, detyrimin dhe përgjegjësinë për përputhshmërinë e plotë të veprimtarisë së tyre kushtetuese dhe ligjore, në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare.

I siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë se do të vijoj të ushtroj me përgjegjësinë maksimale shtetërore dhe kushtetuese detyrat e mia dhe se nuk do të lejoj për asnjë moment të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar.

Sipas traditës së vendosur, pasi të vihet në dijeni të plotë të informacioneve të kërkuara zyrtarisht, do të bëj plotësisht transparent vlerësimet dhe qëndrimet e mia në lidhje me të gjitha zhvillimet ndaj kësaj çështjeje.
g.shqip
 

Attachments

  • -640-0-5fe9dfe871d37.jpg
    -640-0-5fe9dfe871d37.jpg
    43.2 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5fe9dfe871d37.jpg
    -640-0-5fe9dfe871d37.jpg
    43.2 KB · Shikime: 0
Mbasi e vodhen Shqiperine me bllok ndore kane fillu me tezat patriotike tani lol

Harroi qe ka qene vete npushtet kur shitej deti ne 2009 dhe kur ndertoheshin varrezat greke deri ne Permet ?.

Ah se harrova merrnin dhe fazllicin ne tryezat e kshillit te ministrave. Yt u shke.rdhefsha robt te majte e te djathte, njesoj jeni gjithe.
 
Vetëm i gjo kom hall unë, mos na dal noj Niku dytë me parti sorrash prap ?
 

Marin Mema flet për çështjen e detit: “Ja pse hesht politika…”​

“Kufijtë nuk i vendos as politika as Haga”/ Marin Mema flet për çështjen e detit: Duhet transparencë, ja pse hesht politika shqiptare
Gazetari Marin Mema ka reaguar ashpër sa i takon kufijëve detar mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Për gazetarin, kufijtë nuk i vendos asnjë shtet, as politika apo Gjykata e Hagës, duke theksuar se për këtë çështje të ndjeshme për qytetarët duhet e plotë pa ngjyrime politike.

Në një postim në rrjetin social, Mema thekson se Greqia prej një kohe të gjatë e ka shtypur popullin shqiptar dhe për të politika shqiptare hesht sepse ka përfitime.

Kufijtë detarë të Shqipërisë nuk mund ti vendosë Greqia dhe as politika shqiptare, as “Haga” dhe “bijëzat” e saj. Duhet transparencë, transparencë e plotë e jo për politikë e përfitime sepse kombi nuk është politikë. Transparencën duhet ta bëjnë ekspertët, ata të vërtetët që nuk kanë lidhje me politikën, e që interesat kombëtare nuk i shesin për asgjë në botë.
Është fakt se Shqipëria po mbushet me varreza, e ne nuk mundemi as të ngremë një memorial jo larg Tepelenës për të përkujtuar 217 hormovitë të masakruar në 1914. Një projekt i mikut të nderuar Meçan Zotaj ende pret…

Shqiptarët e Çamërisë nuk kanë të drejtë as të derdhin një pikë lot në pragjet e shtëpive të tyre, as një pikë lot në ato toka ku lanë të parët e tyre. Asnjë pikë lot e jo më të kërkojnë memorialë. Kjo nuk është njerëzore e nuk ka aspak lidhje me nacionalizmin ekstrem e britmat që fshihen pas. Nuk është njerëzore.

Është e dhimbshme, është e pafalshme.

E kur vjen puna në këtë pikë të gjithë heshtin, politika greke e hesht politikën tonë sepse tek ne të gjithë janë të gatshëm të japin diçka nëse kjo u jep pushtet e përfitime. Kjo është e vërteta”, shkruan Marin Mema.
 
Kjo puna e dergimit te ceshtjes ne Hage ishte e turpshme dhe e pafalshme. Haga perfaqeson gjakun blu dhe si e tille Shqiperia smund te trajtohet asnjehere e barabarte me Greqine.

Precedenti 1913 me coptimin e trojeve tona eshte shembulli me shemtuar dhe i pabese sesa t'pabarabarte kane qene dhe jane me ne.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top