Shpejtësia 160 km/orë vrau Atjon Zhitin, gjykata dënon 3 vjet burg autorin e aksident

Monique

With or Without u
atjon-zhiti14.jpg


Gjykata e Tiranës dënoi me 3 vjet burg autorin e aksidentit të ndodhur mëngjesin 20 dhjetorit 2014 në aksin Tiranë-Durrës, ku u vra Atjon Zhiti, djali 19 vjecar i shkrimtarit Visar Zhiti.
I akuzuari Serxho Martiniani, i cili ka mbetur i paralizuar në gjymtyrët e poshtme nga aksidenti, u deklarua i fajshëm për akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Aksidenti ndodhi në një segment të rrugës, ku për shkak të disa punimeve dy korsitë ngushtoheshin në një.
serxho.jpg


Sipas gjykatës, shkaku kryesor i aksidentit me pasojë vdekjen e djalit të shkrimtarit ka qenë shpejtësia e madhe e drejtimit të motorrit nga i pandehuri. Referuar akt-ekspetimeve, shpejtësia e lëvizjes në momentin e aksidentit ka qenë të paktën 160 km/h, tej normave të lejuara në atë segment.
Në të njëjtën kohë, në devijimin e rrugës përvec sinjalizimeve të tjera ka qenë vendosur një tabelë kufizimi shpejtësie në 20 km/h. Në vendimin e fajësisë, të shpallur pak ditë më parë nga një treshe e kryesuar nga Altin Abdiu dhe anëtare Migena Laska e Tereza Lani urdhërhet ndalimin i të pandehurit për të drejtuar mjete motorrike për një periudhë 5 vjecare.
Kjo çështje penale u regjistrua ne prokurori, pas referimit nga Komisariati Rajonal i Policise Rrugore Tirane, i ngjarjes se ndodhur në datën 20.12.2014, ne vendin e quajtur përballë fabrikës së miellit “Atlas” te ndodhur në autostradën Tiranë- Durrës, ku ndodhi nje aksident. Njoftimi ishte se i pandehuri Serxho Martiniani, duke drejtuar motorrin Yamaha me targë AI879, ngjyrë e bardhë, u përplas me sinjalistikën e përkohshme të rrugës, ku po kryheshin punime, humbi kontrollin, duke u rrezuar megjithë motorcikletë ne pjesën e karrexhatës përballë fabrikës së miellit. Si pasojë, gjeti vdekjen shtetasi Atjon Zhiti, i biri i Visar dhe i Edlira, i datelindjes 30.8.1995, pasagjer në këtë motorr dhe u dëmtua rënde dhe vetë drejtuesi i motorrit, i cili u dergua fillimitsht në spitalin ushtarak në reanimacion e më pas për kurime te mëtejshme jashtë shtetit.
Në vendin e ngjarjes, shkuan punonjesit e policisë të qarkullimit rrugor, Rozel Mihali dhe Bledi Merama, te cilët raportuan ngjarjen. Deshmitari Rozel Mihali dëshmoi në seancë, se sapo kishin marrë turnin dhe u njoftuan rreth ores 6.05 nga salla operative per nje aksident me motorr prane QTU shkuan ne vendngjarje, ku konstatuan nje motorr dhe dy persona të shtrire. Sipas deshmise dhe raportit te perpiluar prej tyre, ishte muzg dhe drita e diellit nuk kishte dale akoma. Feneret e sinjalistikes nuk pulsonin, ndersa sinjalistika fosforeshtente dallonte nga larg. Personave te demtuar ju dha dhe ndihma e pare, duke derguar fillimisht me ambulance ne spital te pandehurin që jepte shenja jete, ndersa vendi i ngjarjes u ruajt deri sa erdhi grupi hetimor per te bere veprimet.
Sipas procesverbal “I kqyrjes se vendit te ngjarjes” i dt. 20.12.2014, rezulton se kqyrja eshte bere ne kushtet e ndriçimit natyral e shoqeruar me fotografi, kufoma e shtetasit Atjon Zhiti eshte ende ne vendin e ngjarjes ne momentin e këqyrjes se saj. Ne këqyrje përshkruhet edhe sinjalistika e pjesshme që egzistonte horizontale dhe vertikale, rruga nga dy korsi levizje, kthehet ne nje korsi dhe kjo behet me anë të disa paneleve vertikale, disa te fiksuara ne tabela te levizshme, te cilat kane fushe me vija te kuqe dhe te bardha dhe ne pjesen e siperme fener prej xhami ne forme rrethore, i cili ne momentin e këqyrjes nuk ishte i ndezur. Gjithashtu, në sipërfaqen e asfaltit ne korsinë e majtë ngjitur me trafik-ndaresin e rrugës ne menyre diagonale konstatohen panele fosforeshente te fiksuar me gomina ne asfalt, ku kjo distancë është me gjatësi rreth 30 m dhe pastaj ne këtë korsi ne menyre diagonale është e vendosur pjerrtas një bordure betoni e trafik-ndaresit. Karrexhata në kete pjese të rruges ka sinjalistike provizore, trafik-ndaresit jane te vendosur me hapesire ndermjet tyre dhe ne nje trafik-ndares te mesit eshte e vendosur nje tabele 20km/ore. Ne pjesen e karrexhates ku trafik-ndaresi eshte i vendosur diagonal, në korsine ngjitur me trafik-ndaresin ka nje hapesire mes te cilave behet komunikimi i karrexhatave me njera tjetren.
Ne procesverbalin e këqyrjes se vendit të ngjarjes dhe ne skicen që e shoqëron jane percaktuar edhe matjet e bera e distancat, gjurmët e lëna në vendin e ngjarjes nga motorri dhe sinjalistika, si dhe pozicioni i viktimës, Atjon Zhiti.
I pandehuri Serxho Martiniani eshte plagosur rëndë si pasoje e këtij aksidenti. Sipas Aktit mjekoligjor nr. 280, date 12.02.2015, rezultoi se tek ky shtetas është konstatuar gjak nga veshi i djathte, thyerje e kockës së kofshës së majtë dhe kercirit te majte, thyerje e kockes anësore te djathtë të kokës, hematoma nën cipën e fortë të trurit, shembje te dy pulmoneve dhe shok hemoragjik. Keto demtime janë shkaktuar me mekanizmin e goditje perplasjes dhe kanë qenë të rrezikshme për jetën ne çastin e shkaktimit, ndersa sot ai paraqitet ne gjendje te paralizuar.
Ne lidhje me shtetasin Atjon Zhiti eshte kryer Akti i ekspertimit mjekoligjor nr. 600, date 2.3.2015 për të përcaktuar demtimet dhe shkakun e vdekjes. Nga ky akt rezultoi se ne trupin e tij është konstatuar politraume me demtime te shumta, frakture e brinjeve dhe e klavikulave te shoqeruara me çarje te pulmoneve, gjak i lire ne kavitetin torako – abdominal ne sasi te konsiderueshme dhe demtime te organeve te brendshme, kontuzion i trurit dhe pulmoneve. Keto demtime janë shkaktuar me mekanizëm goditje perplasje, karakteristike e traumave automobilistike. Shkaku i vdekjes se shtetasit Atjon Zhiti ka qene shoku i rëndë traumatiko- hemoragjik.
Faktet para ngjarjes u dëshmuan nga deshmitari Tedi Kamba, i cili shpjegoi se atë natë ata kishin qene si shoqëri se bashku me Atjonin dhe Serxhon ne lokal, ku kishin konsumuar edhe alkool e më pas janë shpërndarë secili për në banesën e vet, ndersa Atjoni dhe Serxho janë larguar se bashku. Megjithëse ky deshmitar tha se kishin konsumuar edhe pije alkoolike, duhet pranuar se sipas Aktit te ekspertimit toksikologjik nr. 46 date 12.01.2015 ne gjakun e të pandehurit nuk u zbulua alkool, ashtu si edhe sipas Aktit te ekspertimit toksikologjik nr. 49, date 12.1.2015 edhe ne trupin e shtetasit Atjon Zhiti nuk u zbulua prania e alkoolit.
Ne momentet e para për këtë ngjarje u krye Akti i ekspertimit autoteknik datë 27.12.2014. Akti eshte perpiluar ne baze te te gjithë veprimeve hetimore te kryera deri në atë moment.
I pandehuri është i pajisur me leje drejtimi motorri me nr. TR217925/J50707076G, me kategorine A me nr. Prot, 68/A254, date 3.2.2014 dhe me kategorine B, me nr. 67/A1695, date 21.1.2014 nga Drejtoria Rajonale e Sherbimeve te Transportit Rrugor.
Pas aksidentit i pandehuri Serxho Martiniani ka qene disa jave ne koma. Aktualisht sipas vertetimit te paraqitur nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore dhe Librezes se Identitetit nr. 09349, i pandehuri rezulton invalid i grupit I (te pare) me diagnoze “Paraplegjia”, i paralizuar ne pjesen e kembeve. Ne seancat gjyqesore ai eshte paraqitur ne karroce, i shoqeruar nga familjaret e tij.
Ekzistenca e faktit penal, u vertetua me keto prova te marra dhe te verifikuara ne hetimin gjyqesor:
Deshmite e deshmitareve
1. Rozel Mihali, punonjes policie, i cili ne seancen gjyqesore te dates 01.10.2015 nder te tjera deshmoi se eshte njoftuar per aksidentin e dates 20.12.2014 nepermjet salles operative. Kur kane shkuar me punonjesiit e tjere te policies ne vendin e ngjarjes, kane gjetur dy persona te aksidentuar dhe nje motorr. Njeri prej te aksidentuarve kishte shenja jete, ndersa tjetri nuk kishte shenja jete. Ai shpjegoi se ka qene turni i pare dhe se ka shkuar ne vendngjarje rreth ores 06.00 te mengjesit. Kur kane shkuar ne vendngjarje kane bere rrethimin vendit te ngjarjes. Deshmitari shpjegoi se nuk kane gjetur sinjalistike me ndriçues ne vendngjarje. Menjehere sa kane shkuar ne vendngjarje kane njoftuar ambulancen e cila ka ardhur ne ato momente. Aksidenti ka ndodhur perpara fabrikes se miellit.
2. Tedi Kamba, shok i viktimes dhe i te pandehurit, i cili nder te tjera deshmoi se se bashku me viktimen Atjon Zhiti dhe te pandehurin Serxho Martiniani, ne nje grup shoqeror kane frekuentuar disa lokale te ndryshme naten e ngjarjes perpara se te ndodhte aksidenti dhe se kishin konsumuar pije alkoolike, por se nuk ishin dehur.
-Akti i ekspertimit autoteknik i dates 27.12.2014, ne te cilin përshkruhet se segmenti rrugor ku ka ndodhur ngjarja është rrugë interurbane kryesore, ku po kryhen punime dhe korsia e shpejtesise ishte e bllokuar pasi ishin zhvendosur “njuxhersit” prej betoni dhe keto punime shoqërohen me sinjalistike te perkohshme fosforeshente per te treguar pengesat rrugore. Në afërsi te vendit ku kryheshin punimet dhe ishte vendosur kjo sinjalistike, drejtuesi i motorrit nuk ka marre masa për te devijuar drejtimin dhe te rregullonte shpejtesine ne përputhje me pengesat rrugore për shkak të punimeve në rrugë, por ka hyrë ne kontakt me to dhe me elementet e levizshëm ne vend ngjarje. Gjatë tentativës se shmangies se kontaktit me trafik ndaresin e betonit, ka dale jashtë rruge ne anën lindore dhe kur futen ne tokën e punuar, motomjeti pengohet dhe pasagjeri, shtetasi Atjon Zhiti hidhet me katapult dhe pas renies ne toke me force rreshqet dhe perfundon ne vendin ku u gjet ne vendngjarje, e fiksuar me piketen nr.16, ndersa drejtuesi i motorrit ka përfunduar rreth 4-5 m larg nga motorri (kjo referuar deklarimeve te punonjesit te policise Rozel Mihali).
Ne bazë të distancave te krijuara pas aksidentit, ka rezultuar se shpejtesia minimale e levizjes së motorcikletes para aksidentit është 160 km/ore, vlere kjo e papajtueshme ne lidhje me sinjalistiken vertikale që është në këtë segment rrugor.
Sa me siper, nga drejtuesi i motorcikletes tip Yamaha me targe AI879, i pandehuri Serxho Martiniani ka shkelje te nenit 139, pika 1,2 dhe 3 te Kodit Rrugor dhe te nenit 140, pika 1 te Kodit Rrugor.
Në nenin 139 te K.Rrugor, parashikohen detyrimet e drejtuesit te mjetit te rregullojë shpejtësine e mjetit per te menjanuar çdo rrezik për sigurine e njerezve, duke pasur parasysh karakteristikat, gjendjen dhe ngarkesen e mjetit, karakteristikat dhe gjendjen e rruges, trafikun, si dhe çdo rrethanë tjetër te çfaredo natyre qoftë. Gjithashtu, drejtuesi i mjetit duhet te ruajë gjithmonë kontrollin mjetit dhe te jetë në gjendje te kryeje të gjitha manovrat e nevojshme, veçanërisht frenimin e menjëhershëm te mjetit brenda kufijve te fushëpamjes dhe përpara çdo pengese te mundshme. Veçanërisht drejtuesi i mjetit duhet te rregullojë shpejtësine ne pjeset e rruges me fushëpamje te kufizuar, ne kthesa, ne kalime te ngushta ose te renduara, në orët e natës, në rastet e fushëpamjes së pamjaftueshme për shkak të kushteve atmosferike ose për shkaqe te tjera.
Bazuar ne nenin 140 të Kodit Rrugor, për të siguruar qarkullimin dhe mbrojtur jetën e njerezve, shpejtësia maksimale nuk mund te kalojë 110 km/ore për autostradat, 90 km/ore për rrugët interurbane kryesore, 80 km/ore për rrugët interurbane dytësore e rruget lokale interurbane dhe 40 km/ore për rruget ne qendrat e banuar.
Pra, duke gjykuar se aksidenti ka ndodhur ne kushte errësire, nga Akti i Ekpertimit rezultojnë shkelje për të pandehurin që kanë të bëjnë me shpejtësinë, duke mos rregulluar shpejtesine në kushtet e nje fushpamje te kufizuar dhe duke mos ruajtur kontrollin e mjetit, për të kryer manovrat e nevojshme, veçanerisht frenimin përpara çdo pengese te mundshme, ne rastin konkret sinjalistika e perkohshme dhe njuxhersi i vendosur në rruge. Veçanërisht kjo shpejtësi duhej rregulluar gjatë drejtimit te mjetit ne kushtet e natës, ndërkohë që shpejtesia rezultoi tej normave te parashikuara për rrugen ku ka ndodhur aksidenti e cila nuk mund ti kalonte 90 km/ore. Ne kushtet që nuk do te kishte pengese rrugore tejkalimi i shpejtësisë nga drejtuesi i mjetit Serxho Martiniani do te ishte (160-90)/90=0,78 =78 %, ndersa referuar kufizimeve te shpejtesisë deri tek pengesa rrugore, atehere tejkalimi i shpejtesise ka qene absolutisht i papajtueshem me kufizimin e shpejtësisë (160-20)/20=7,00=700 %.
Në Akt eshte konkluduar se edhe nga enti kontraktor, realizuesi i punimeve ka shkelje te neneve te Kodit Rrugor, e konkretisht te nenit 21, pika 3 për punimet, depozitimet e kantieret rrugore, ku thuhet se në aktet ne zbatim përcaktohen normat që kanë të bëjnë me mënyrat dhe mjetet për kufizimin dhe sinjalizimin e kantiereve, për sigurimin e dukshmërisë, si diten ashtu edhe natën të personelit punues, për rregullimin e trafikut dhe mënyrat e zhvillimit të punimeve në kantieret rrugore. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni ose te akteve në zbatim të tij, i nënshtrohet mases administrative me gjobë.
Per sa i perket sinjalistikes rrugore rezulton nga aktet e paraqitura, jane kryer punime nga firma “Curri & Geci” nga Qafa e Kasharit ne drejtim te Casa Italia, ku punimet kane filluar ne Tetor 2014 edhe është duke u bere trafikndaresi i ri, duke u zhvendosur sinjalistika sipas segmentit ku kryhen punimet. Per kete arsye janë marre masat paraprake që është plani i devijimit te trafikut me sinjalistikën perkatese te miratuar nga FSHZH (fondi shqiptar i zhvillimit), i cili është dhe investitori. Kjo e fundit ja ka derguar sinjalistiken dhe drejtorise se policise rrugore.
-Eksperti Artur Sulçe, i cili ka pergatitur Aktin e ekspertimit autoteknik te dates 27.12.2014 per ngjarjen e mesiperme, per nje hetim te plote dhe te gjithanshem te kesaj çeshtje, konform nenit 363 te K.Pr.Penale, u pyet ne kete gjykim dhe nder te tjera dha keto shpjegime:
“Nuk kam qene ne vendngjarje. Kam studiuar vetem dokumentacionin qe me eshte vene ne dispozicion dhe kam punuar ne baze te dokumentave te paraqitura nga grupi hetimor. Referuar nenit 2 te Kodit Rrugor qe jep percaktimet dhe klasifikimet e ketij segmenti rrugor, ku rruga Tirane-Durres percaktohe si rruge interurbane, e ka shpejtesine maksimal te lejuar 90 km ne ore. Ne baze te nenit 21 te K. Rrugor qe e kam cituar edhe ne aktin e ekspertimit, kur ben punime ne nje rruge eshte i detyruar enti i cili punon, qe te vendosi sinjalistiken e perkohshme ne perputhje me normat e Kodit Rrugor. Qe te vendosej ky trafikndares prej betoni do te duhej qe sinjalistika te vendosej shume larg dhe te vendoseshin materiale te mbushura me plasike ose me uje per te zbutur aksidentt. Paneli prej betoni duhet te ishte plastik i cili mbushet me uje dhe jane fosforeshente dhe bejne nje zbutje te madhe te ashpersise se perplasjes.
Me pas eksperti shpjegoi se shpejtesia e motomjetit ne momentin e aksidenitit ka qene 160 km ne ore.
– Procesverbal i kqyrjes se vendit te ngjarjes dt. 20.12.2014, i shoqeruar me dy skica qe shoqerojne fotografite e vendit te ngjarjes (me permbajtje sipas pershkrimeve te mesiperme).
– Procesverbal i kqyrjes se kufomes shtetasit Atjon Zhiti.
– Procesverbal i sekuestrimit te motorrit dt 20.12.2014.
– Akti i Ekspertimit Mjeko Ligjor Nr. 600 dt. 02.03.2015, te shtetasit Atjon Zhiti.
– Akti i Ekspertimit Mjeko Ligjor Nr. 280 dt. 12.02.2015, per te pandehurin, Serxhio Martiniani.
– Akt Ekspertimi toksikologjik dt.20.12.2014 per te pandehurin Serxho Martiniani.
– Kartela klinike e te pandehurit Serxho Martiniani.
Nga mbrojtja e te pandehurit ne gjykim u pretendua fillimisht deklarimi i pafajshem i te pandehurit dhe u kerkua kryerja e nje Akti te ri ekspertimi per shkak te parregullsive te Aktit autoteknik te dates 27.12.2014. Per keto pretendime veç pyetjes se ekspertit Artur Sulçe ne kete gjykim, u pranua kerkesa e mbrojtjes per pyetjen e deshmitareve, Gazmir اollaku (mjek i urgjences), i cili ka transportuar te pandehurin dhe viktimen ne spital pas ndodhjes se aksidentit dhe Selim Kastrati punonjes ne nje pike karburanti prane vendit te ngjarjes, i cili deshmoi ne seance gjyqesore momentin kur kishte degjuar zhurmen e ndodhur si pasoje e aksidentit. Ai shpjegoi ne kete gjykim gjendjen e te pandehurit dhe te viktimes dhe veprimet qe kishte bere per njoftimin e policise.
Bazuar ne provat e marra dhe te verifikuara ne hetimin gjyqesor te çeshtjes si dhe ne pyetjen e ekspertit Agim Sulçe, i cili dha shpjegime ne lidhje me paqartesite dhe pretendimet e ngritura nga mbrojtja per Aktin e ekspertimit autoteknik, Gjykata ne seancen gjyqesore te dates 12.01.2016 ka vendosur rrezimin e kerkeses se mbrojtjes per kryerjen e nje Akti te ri ekspertimi autoteknik, per shkakun se Akti i ekspertimit autoteknik i dates 27.12.2014 rezultoi i plote, i qarte, i bazuar ne faktet dhe ne provat e marra ne kete gjykim.
Gjithashtu ne fazen e konkluzioneve perfundimtare te mbrojtjes, Gjykata ka vendosur ne baze te nenit 378.5 te K.Pr.Penale, rrezimin e kerkeses se mbrojtjes per riçeljen e hetimit gjyqesor per te administruar ne cilesine e proves shkresore materialet e ekstraktit te botimit “Metodika e llogaritjes se aksidentit rrugor“, pergatitur nga ekspertet Artur Sulçe dhe Edmond Kazazi si dhe per ripyetjen e ekspertit Artur Sulçe, per shkakun se ekstrakti i botimit te mesiperm ne kuptim te ligjit procedurial penal nuk perben prove, ndersa ripyetja e ekspertit Artur Sulçe, nuk u çmua si e nevojshme, per shkakun se shpjegimet e dhena prej tij ne kete gjykim ishin te plota.
Përsa i përket cilësimit juridik të faktit penal.
Në nenin 290/3 të K.Penal me titull “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor”, është parashikuar se :
“Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor kur ka shkaktuar vdekjen e nje personi, dënohet me burgim nga dy deri ne dhjete vjet”.
Në këto kushte, Gjykata bazuar ne Aktin e Ekspertimit Autoteknik te datets 27.12.2014, ne shpjegimet e dhena nga eksperti Artur Sulçe ne kete gjykim, ne procesverbalin e kqyrjes se vendit te ngjarjes te dates 20.12.2014, arrin ne konkluzionin se megjithese ne aksin rrugor ku ka ndodhur aksidenti, rezultojne parregullsi persa i perket sinjalistikes se vendosur per kryerjen e punimeve te perkohshme, shkaku determinant qe ka shkaktuar aksidentin dhe ardhjen e pasojes, vdekjen e shtetasit Atjon Zhiti, jane shkeljet e kryera nga drejtuesi i motorrit, i pandehuri Serxho Martiniani, i cili ka levizur me nje shpejtesi tej normave te lejuara, konkretisht me 160 km ne ore.
Per sa me siper, Gjykata e gjen të drejte akuzen e ngritur nga prokuroria, sepse i pandehuri Serxho Martiniani me veprimet e kundraligjshme te kryera, ka konsumuar plotësisht elementët e figures së vepres penale “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e nje personi, parashikuar nga neni 290/3 i K.Penal, si me poshte:
– Objekt i kesaj vepre penale, jane marredheniet juridike te vendosura me ligj per te garantuar qarkullimin e rregullt rrugor te drejtuesve te automjeteve, funksionimin e rregullt te trafikut rrugor, mbrojtjen e jetes dhe shendetit te individit.
– Nga ana objektive, vepra penale eshte kryer nga i pandehuri nepermjet veprimeve te kundraligjshme, qe konsistojne ne drejtimin e motomjetit me shpejtesine 160 km ne ore, pra ne shkelje te detyrimeve te percaktuara ne Kodin Rrugor. Kjo shpejtesi ka sjelle per pasoje vdekjen e shtetasit Atjon Zhiti.
– I pandehuri eshte subjekt i vepres penale sepse, ka mbushur moshen per pergjegjesi penale dhe eshte i pergjegjshem perpara ligjit per veprimet e kryera.
– Nga ana subjektive vepra penale eshte kryer nga pakujdesia.
Në caktimin e llojit dhe të masës së dënimit, Gjykata ka parasysh:
Rrezikshmërinë e larte shoqërore të vepres penale.
Rrezikshmërinë e ulet shoqërore të te pandehurit, per te cilin rezulton se:
– i eshte caktuar masa e sigurimit “detyrim per paraqitje”,
– eshte i pa denuar,
– ka mbetur i plagosur rende nga aksidenti qe ka shkaktuar, eshte invalid i grupit I, i paralizuar ne pjesen e kembeve,
– eshte ne nje moshe te re, rezulton se ka qene 19 vjeç ne momentin e shkaktimit te aksidentit,
– I pandehuri, gjate gjithe gjykimin e deri ne perfundim te tij, mban qendrim mohues ne lidhje me per vepren penale te kryer prej tij, si dhe nuk shprehet i penduar dhe i keq-ardhur ne asnje moment per gjith sa ka ndoshur dhe eshte shkaktuar si pasoje e veprimeve te tij ne kundershtim me ligjin.
– Pasoja e rende e ardhur, humbja e jetes se nje shtetasi, ne nje moshe teper te re; djale i vetem i nje familje, i dy prinderve te cilet kane humbur perfundimisht kuptimin e jetes se tyre, dashurine me te madhe ne jete;
– Viktima, ka qene i shoqeruar dhe udhetonte mbi motorrin te cilin drejtonte i pandehuri; at ate dy kane qene shoke/ miq mes tyre, dhe si rregull i pandehuri vec te tjerash ka humbur nje person te dashur, per humbjen dhe vdekjen e te cilit, nuk rezulton te kete shprehur per asnje moment keq-ardhje, dhe packa nga mungese e elementit dashje, te merrte persiper dhe te kerkonte ndjese, pendese dhe meshire, per pasojen dhe humbjen e shkaktuar.
– Se fundmi, Gjykata thekson faktin se, packa nga gjendja
shendetesore qe paraqet aktualisht i pandehuri, bazuar ne ligjin per Nr. 8328, datë 16.4.1998 PثR Tث DREJTAT DHE TRAJTIMIN E Tث
DثNUARVE ME BURGIM DHE Tث PARABURGOSURVE – I përditësuar.
ne keto istitucione te vuajtjes se denimeve penale, ekzistojne kushte dhe rrethana posacme per akomodimin e pershtatshem te personave te denuar ne
gjendjen shendetesore te njejte me ate te te pandehurit ne kete rast.
Nisur nga rrezikshmeria shoqerore e vepres penale dhe e pandehurit, shkalla e fajit, Gjykata çmon se ai duhet denuar me 3 vjet burgim.
Gjithashtu, referuar natyres se vepres penale, Gjykata bazuar ne nenin 37 te K.Penal, çmon se ne rastin konkret ndaj te pandehurit Serxho Martiniani duhet te caktohet denimi plotesues “Ndalimi per te drejtuar motomjete” per nje periudhe 5 (pese) vjeçare. Zbatimi i ketij denimi plotesues te filloje pas vuajtjes se denimit me burgim.
Prova materiale nje motorr “Yamaha” me targe AI879, ne zbatim te nenit 190/1 pg. ç, duhet ti kthehet te pandehurit.
Meqenese i pandehuri rezultoi fajtor per vepren per te cilen akuzohet, ne zbatim te neneve 393 dhe 485 te K.Pr.Penale, ai duhet te ngarkohet per pagimin e shpenzimeve procedurale.
 
Titulli: Shpejtësia 160 km/orë vrau Atjon Zhitin, gjykata dënon 3 vjet burg autorin e

Serxho u denua se kerkoi drejtesi per vete dhe per shokun,
Serxho u denua qe te mos cenohej firma e ndertimit te rrugeve,
Serxho u denua se nuk u terhoq kur i kerkuan gjykim te shkurtuar ( duke pranuar fajin mbi vete dhe duke perfituar 1/3 ten e denimit),
Serxho u denua per te perkedhelur sedren e babait te Atjonit, i cili pranoi ti hidhnin hi syve duke i servirur postin ne Vatikan, duke i vene nje rruge emrin e te birit e plot privilegje te tjera.
Sinjalistika e cila duhej vendosur 700 m para ka qen vetem 30m nga blloku i betonit.
Rruga nuk ka pasur ndricim, nuk ka pasur as drita pulsuese. Nuk ka pasur shmagie te motorit, por perplasje me betonin, gje qe tregon se as nuk eshte perceptuar si rrezik nga ana e drejtuesit te mjetit.- ” Ai aksident do te ndodhte dhe me 90 km/h” shprehet eksperti, dhe – “Aksidenti nuk do ishte fatal sikur edhe me 160km/h te ishte mjeti, po te ishte sic i ka bota( prej plastike i mbushur me uje)”. Ajo qe nuk u pranua nga gjykata dhe qe e rrezonte kete ceshtje, ishte se sipas nje ekspertize te sakte, te bere sipas cdo rregulli, pa njeanshmeri, mjeti del me 80km/h. Ata djem i vrane, po i vrisni akoma dhe po mbillni te keqen per nje favor a nje grusht parash!
Turp ...dhe keqardhje
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top