Shpatullat zbuluar, tendenca e këtij sezoni

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shpatullat zbuluar, tendenca e këtij sezoni

Ky model është përdorur që verën e kaluar, por tendenca konfirmohet me këtë sezon të ri. Që nga sfilatat deri tek veshjet në rrugë, deri tek kombinimi i përditshëm, këtë vit më trendi do të jenë shpatullat zbuluar.

Edhe në tapetin e kuq më prestigjioz janë përdorur bluzat e shkurtra, dhe veshjet me shpatulla zbuluar, duke i dhënë sensualitet dhe një veshjeje të thjeshtë.

Crop-top mund të kombinohet në mënyrë perfekte me funde të gjata, të gjerë apo të ngushtë, sido që të jetë. Edhe Emily Ratajkovvski nuk heq dorë nga ky model, të kombinuar me një fund me bel të lartë.

Alternativë për bluzën e shkurtër, crop-top? Bluzat rrjetë ose një miksim me bluzë të shkurtër me materiale që bëjnë kontrast. Por shpatullat zbuluar nuk janë vetëm për veshje të përditshme, por edhe për rrobat klasike.

Doni ti përdorni edhe me një palë xhinse? Provoni një bluzë asimetrike në shpatulla dhe pala që i japin volum. Ndërsa për ato që nuk dëshirojnë të zbulojnë shpatullat shërben si alternative bluzat që tregojnë vetëm shpinën.

Ju pëlqen efekti në lëvizje? Zgjidhni një veshje që tregon vetëm njërën shpatull, si ajo e viteve ’90. Mos harroni që ky trend do na shoqërojë dhe në verë.

/ Top Channel

1489486892_em-ly.jpg


1489486900_7.jpg


1489486907_6.jpg


1489486915_5.jpg


1489486922_4.jpg


1489486930_3.jpg


1489486939_2.jpg
 
Ketyre ja u ben hallall se vetem shpatullat zbulojne si dicka normale (sic eshte), po kur moda vjen ne al, sbulojne e shpatullat posht :p
 
Fly nga keto qe Kane zbuluar shpatullat (lart)
Cila te duket veshja me e bukur apo Dhe me e pershtatshme ?
 
E para dhe e parafundit me pelqen mua, jo me e pershtateshme por si preference
 
Pse jane te gjitha me shpatulla skilipece kto? I paskan lene pa ngrene te gjorat :p
 
Te bukura si veshje ...sensuale ...por kto cupat siper s'paskan fare gjoks te shkretat :p
 
Mu kujtua nje cast m dy goca dhe i them njeres...yyy sa shpatulla te gjera paske
Si Johny Bravo tha lol
 
Kete mode e kam sjell une vite me pare po thoni ju,joo o po s'mund te me merrni autoresine kot se s'me tregon askush neper webe e kanale :gjuhe:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top