Shokon ministrja norvegjeze: Emigrantë përshtatuni, ne hamë mish derri, pimë alkool

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Shokon ministrja norvegjeze: Emigrantë përshtatuni, ne hamë mish derri, pimë alkool dhe zhvishemi
high_tac6ce3c-678x381.jpg

Ministrja e Integrimit dhe Emigracionit në Norvegji ka shkaktuar një “furtunë” reagimesh me deklaratën e saj të fundit drejtuar emigrantëve të rinj në vend. Sylvi Listhaug, e cila vjen nga Partia e Progresit, është shprehur se të ardhurit duhet të përshtaten me mënyrën e jetesës së norvegjezëve, të cilët hanë mish derri dhe pinë alkool. Pas reagimeve të shumta, ajo është shprehur se kjo ishte një mënyrë për t’i ndihmuar emigrantët të integrohen.

“Mendoj se ata që vijnë në Norvegji duhet të përshtaten me shoqërinë tonë. Ne këtu hamë mish derri, pimë alkool dhe dalim me fytyrë zbuluar. Ju duhet të përshtateni me vlerat, ligjet dhe rregullat që ne kemi në Norvegji”, thuhet në një postim të politikanes së krahut të djathtë. Në pak kohë, postimi ka marrë 19 000 pëlqime dhe 4500 shpërndarje.

E pyetur në një emision në lidhje me këtë qëndrim, ministrja 38- vjeçare tha se emigrantët duhet të gjejnë mënyrën të adaptohen me shoqërinë norvegjeze dhe të mos bëhen kosto për të. “Nuk është detyra e shoqërisë tonë të përshtatemi me ta. Ka shumë rëndësi që ata të kuptojnë kriteret e pranimit. Thelbi është mësimi i gjuhës dhe gjetja e një pune që të mund të mbajnë veten”, tha ajo. /TemA TV
 
Titulli: Shokon ministrja norvegjeze: Emigrantë përshtatuni, ne hamë mish derri, pimë

Hahaha, që s'po kanë ata kamiona t'ua kthejnë bombat që i gjuani prapa,
pastaj edhe ju do të përshtateshit me rregullat njerëzore!
 
Titulli: Shokon ministrja norvegjeze: Emigrantë përshtatuni, ne hamë mish derri, pimë


Kënaqesi: as mish derri dhe as alkool.

 
Titulli: Shokon ministrja norvegjeze: Emigrantë përshtatuni, ne hamë mish derri, pimë

Kurse ne e rruajme mishin ne Shqiperi thoni.
Qe sot le te firmosin kontraktin e vellazerise.
 
Back
Top