Shmangni aromën e keqe të djersitjes

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shmangni aromën e keqe të djersitjes

Djersitja është një dukuri normale gjatë motit të nxehtë, është një proces natyror dhe është e pamundur të ndërpritet.Por, aromat e pakëndshme mund të eliminohen me lehtësi. Vetë djersa nuk kundërmon, por bakteret të cilat krijohen në vendet e djersitura, janë ata të cilat në kontakt me ajrin lëshojnë erë të pakëndshme.

Depilimi

Për këtë arsye, depilimi ose heqja e qimeve në vendet që djersiten, është hapi i parë në luftë ndaj erërave të pakëndshme. Largimi i qimeve pengon mbajtjen e djersës dhe ndryshimin e përbërjes së saj kimike.

Pastrimi

Pastrimi i rregullt, disa herë në ditë, po ashtu ndihmon shumë, por uji duhet të jetë i vakët, pasi që flladitja e sipërfaqes së lëkurës, krijon efekt të kundërt.

Nëse bëni dush me ujë të ftohtë, trupi tenton ta rikthejë sa më shpejt temperaturën, nxehet dhe atëherë sërish filloni të djersiteni.

Dezodorantët

Deodorantët është mirë të përdoren pas pastrimit, ndërsa shmangni parfumet e rënda, sidomos gjatë ditëve të nxehta të verës. telegrafi
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top