Shkencëtarët thonë: Lumturinë e sjell martesa dhe fëmijët , e jo paratë

Shkencëtarët thon: Lumturinë e sjell martesa dhe fëmijët , e jo paratë

Jeta e përbashkët kontribuon në lumturi, prandaj njerëzit të cilët janë të martuar tregojnë një shkallë më të lartë të kënaqësisë në krahasim me ata që jetojnë në marrëdhënie joformale

Studimet rreth gjërave që i bëjnë të lumtur njerëzit tregojnë se fëmijët janë busull e rëndësishme në udhëtimin jetësor, prandaj njerëzit e martuar janë më të lumtur se ata që ende nuk i kanë thënë "po" martesës.
Studimi i cili kishte për qëllim vlerësimin e kënaqësisë së kombit, i kryer në Britaninë e Madhe, tregon se roli prindëror u jep njerëzve kuptim shtesë në jetën e tyre. Kjo nuk do të thotë se fëmijët automatikisht e japin ndjenjën e lumturisë apo kënaqësisë më të madhe, por na ndihmon që më mirë ta shohim qëllimin e ekzistencës
ثshtë interesantë se jeta e përbashkët kontribuon në lumturi, prandaj njerëzit të cilët janë të martuar tregojnë një shkallë më të lartë të kënaqësisë në krahasim me ata që jetojnë në marrëdhënie joformale.
Në një studim, ku ishin përfshirë 80.000 persona, janë vendosur katër pyetje themelore: sa janë të kënaqur me jetën e tyre, sa e konsiderojnë të kuptimtë jetën e tyre, sa ishin të lumtur dje dhe a ishin të shqetësuar dje.
Rezultatet treguan se në pyetjen rreth kuptimit të jetës përgjigjet më pesimiste erdhën nga personat që nuk kanë pasardhës.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Shkencëtarët tonë: Lumturinë e sjell martesa dhe fëmijët , e jo paratë

ja fusin kot, lumturine e sjell dashuria, me besoni
 
Titulli: Shkencëtarët tonë: Lumturinë e sjell martesa dhe fëmijët , e jo paratë


Pse martesa dhe femijet behen pa dashuri :lol:
 
Titulli: Shkencëtarët tonë: Lumturinë e sjell martesa dhe fëmijët , e jo paratë

edhe pa martese mund te jesh i lumtur...bashkohem me yellow lumturine e sjell dashuria..dashuria qe jep e merr nga njerezit qe te rrethojne te ben te lumtur...
 
Titulli: Shkencëtarët tonë: Lumturinë e sjell martesa dhe fëmijët , e jo paratë

Tani kush eshte i lumtur : ai qe ka leke ( se punon deri ne 10 te nates e ska me jete shoqerore, ska miq, ska familje, ska asgje) apo ai qe ka nje familje ( plus bebushin) - edhe pse mund te kete veshtirsi ekonomike duke e krahsuar me te parin, sepse kushton te kesh bebe te vogel ose femije ne shkolle.

Besoj qe studimi me shume kapet tek jeta cift dhe tek vetmia, e normalisht qe aq kohe sa e ke te zgjidhur anen emocionale dhe te tjerat shkojne me mire.
 
Titulli: Shkencëtarët tonë: Lumturinë e sjell martesa dhe fëmijët , e jo paratë

jo gjithmone

Kete lumturi qe ti e quan pa martese dhe t'gjithe ata qe mendojne se jane te lumtur edhe pa u martuar, e kane thjeshte TRIP, qe themi ne kendej nga Kosova. Me fjale tjera, kenaqesi momentale, afat shkurter. per dallim me lumturine kur martohesh, huhhh ! Normale qe nuk e kuptojne ata qe s'jane martuar.
 
Titulli: Shkencëtarët tonë: Lumturinë e sjell martesa dhe fëmijët , e jo paratë

Martesa ta rrit dashurin dhe jo vetem per partnerin por edhe dashuria per familjen per femijet etj , kurse sot jan shpikur nga te pa moralshmit disa gjana te reja si BASHKJETESA ! kjo gje nuk te forcon lidhje dhe as nuk te sjell ndonje gje te mire.
Martesa te rrit dashurin , pastaj kur te behen femijet etj gjanat e jetes.
 
Titulli: Shkencëtarët tonë: Lumturinë e sjell martesa dhe fëmijët , e jo paratë

Kete lumturi qe ti e quan pa martese dhe t'gjithe ata qe mendojne se jane te lumtur edhe pa u martuar, e kane thjeshte TRIP, qe themi ne kendej nga Kosova. Me fjale tjera, kenaqesi momentale, afat shkurter. per dallim me lumturine kur martohesh, huhhh ! Normale qe nuk e kuptojne ata qe s'jane martuar.

E drejte, s'mund te flas per dicka qe se kam provuar dhe as nuk e mohova qe martesa te ben te lumtur poor doja te thoja dicka tjeter, ti e di shume mire sa martesa behen pa pasur nje shkendije dashurie mes personave, madje dhe pa deshiren e tyre... do thoja qe je vertet me fat
 
Titulli: Shkencëtarët thonë: Lumturinë e sjell martesa dhe fëmijët , e jo paratë

Yellow Redhead:

Edhe une ty te kuptova. Se ka persona t'cilet edhe pa u martuar, ndjehen te lumtur. Por ajo cfare une dua te them eshte se dallon lumturia para marteses me ate pas marteses (se duhur). Une mendoj se lumturia pa u martuar eshte gjysmake, kompletohet me martese dhe me femije. :)
 
Pe: Shkencëtarët thonë: Lumturinë e sjell martesa dhe fëmijët , e jo paratë

Se dija qe nje cope leter me dy emra e firma te jep lumturi:)
 
Titulli: Shkencëtarët thonë: Lumturinë e sjell martesa dhe fëmijët , e jo paratë

Martesa dhe femijet ta japin lumturin me te madhe, vertet....por nese nuk ke paran si do kujdesemi per ta, si do i rrisim. Behemi edhe xhandari i tyre nese nuk punojm e nuk sjellim para. Paraja ndoshta nuk ben lumturin sepse nuk mbush boshlleqet e tjera........Por pa para nuk jetohet, ndryshe nuk do punonim, nuk do kishim nevoje te shkolloheshim :)


Por bie dakort me studimin se nje person qe bashkjeton e ndan shume gjera si materiale dhe shpirterore me nje tjeter ka dicka qe nje person singel nuk e ka :)... I martuari ka vuajtjen dhe lumturin, njehere bie poshte e tre here ngrihet lart :)
eh beqari ka nje gjendje konstante shpirterore.... apatik :p ose rrotullohet ne ajer si nje qingj ne hell qe po pret o te piqe o te digjet se edhe keshtu i gjalle nuk haet :p LOL
 
Ne fakt duhet te jene pak te kombinuara se martesa pa nje minimum ekonomik te perditshem,veshtire te mbijetoj.
 
Ne te tjeret feeling miserable AF domethene? lool
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top