Shkencëtarët pretendojnë se do t’i bëjnë njerëzit e pavdekshëm, të paktën...

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Shkencëtarët pretendojnë se do t’i bëjnë njerëzit e pavdekshëm, të paktën...​

-640-0-643506e71f997.jpg


Shkencëtarët duket se nuk kanë ndërmend të ndalen, madje po pretendojnë se do t’i bëjnë njerëzit e pavdekshëm, të paktën virtualisht. Dr Pratik Desai, një shkencëtar që ka punuar në themelimin e shumë startupe të Silicon Valley AI, tha se nëse njerëzit kanë video të të dashurve të tyre, mundësia që ata të jetojnë me ju përgjithmonë është në nivelin maksimal, 100%. Desai, i cili ka krijuar sistemin e tij të ngjashëm me ChatGPT, shkroi në Twitter:
Kjo duhet të jetë e mundur deri në fund të vitit.
Shumë shkencëtarë besojnë se përparimet e shpejta në inteligjencën artificiale, të cilat ChatGPT po i kryeson, janë gati të sjellin një epokë të re të artë për teknologjinë. Megjithatë, personat më me ndikim në botë janë të ndarë për teknologjinë. Elon Musk dhe qindra persona të tjerë kanë paralajmëruar se mund të shkatërrohet njerëzimi. Në anën tjetër, Bill Gates është një nga ata që mendon se inteligjenca artificiale do të përmirësojë jetën tonë.
Desai mendon njësoi si Bill Gates dhe beson se ne mund të rikrijojmë të dashurit tanë si “avatarë” që jetojnë në një kompjuter. Ky proces, të cilin as do ta kishin çuar në mend personat e varur pas teknologjisë para pak vitesh, do të përfshijë digjitalizimin e videove, regjistrimeve zanore, dokumenteve dhe fotove të personit, të cilat do të futen më pas në një sistem me inteligjencë artificiale, e cila mëson gjithçka mbi personin.

Më pas, përdoruesit mund të dizajnojnë një avatar specifik, i cili duket dhe vepron njësoj si i afërmi i tyre. Rikujtojmë, se një shtetas belg, baba i dy fëmijëve, ka vrarë veten pasi foli me një chatbot të Inteligjencës Artificiale për frikën e tij nga ngrohja globale. 30-vjeçari gjeti ngushëllim duke folur me chatbotin e AI të quajtur “Eliza” për shqetësimet e tij për botën. Ai e kishte përdorur robotin për disa vite, por gjashtë javë para vdekjes së tij filloi të angazhohej më shpesh me të.
B: gazeta shqip
 
  • Haha
Reactions: Zak
Po nese Adami,Abrahami&CO jetuan diku 900 vite, aq mjaftojne si definim pavdekshmerie..!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top