Shitjet e automjeteve elektrike të Tesla-s i arritën pritshmëritë, por ritmi i rritjes po ngadalësohet

2dc0e067-1960x0-1.jpg

Shitjet e makinave sedan elektrike Model 3 dhe hatchbacks Y të prodhuara nga Tesla, u rritën në tremujorin e parë, duke ndihmuar prodhuesin e automjeteve Elon Musk të raportojë shifra, që tejkaluan pritshmëritë e analistëve, por që u rritën modestisht nga tremujori i mëparshëm.

Kompania tha se u dorëzoi 184.800 automjete klientëve në mbarë botën nga janari deri në mars, më shumë se dyfishi i shifrës së një viti më parë kur shpërthimi i Covid-19 ndaloi për pak kohë prodhimin në fabrikat e saj në Kaliforni dhe Shangai. Megjithatë, rritja nga tremujori i katërt i vitit 2020 ishte vetëm 2.2%. Kompania pritej të raportonte rreth 172,000 dorëzime të njësive, për shkak të faktorëve, duke përfshirë mungesën globale të çipave dhe përbërësve elektronikë që goditën industrinë e automjeteve këtë vit.

-“Fuqia e tremujorit ishte Modeli 3 / Y, i cili ishte suprizues dhe arriti në 182,780 dërgesa”,- tha analisti i kapitalit në Wedbush, Dan Ives në një artikull kërkimor.
Rritja e vazhdueshme e prodhimit dhe tremujorët e fundit fitimprurës tregojnë se Tesla ka arritur një qëndrueshmëri operacionale, një cilësi që i ka munguar kompanisë pjesën më të madhe të historisë së saj. Musk po nxit një zgjerim masiv të kapaciteteve me zgjerimin e vazhdueshëm të prodhimit në Kinë, një fabrikë e re që po përfundon në Berlin dhe vazhdimi i punëve në një Gigafactory të dytë në shkallë të gjerë në SHBA në Austin, Texas. Në të njëjtën kohë, kompania është gati të fillojë të përballet me një konkurrencë të gjerë në tregun e automjeteve elektrike, pasi gjigandët globalë të automjeteve, duke përfshirë General Motors, Ford, Volkswagen dhe Hyundai të gjithë po zgjerojnë ofertat dhe startup-et e tyre me bateri si Rivian, Lucid dhe produkte të gatshme Fisker që do të konkurrojnë drejtpërdrejt me shitësit më të mirë të Teslas.

Tesla nuk ka treguar shifrat e dorëzimit sipas vendit ose rajonit, duke e bërë të vështirë të kuptohet se ku është kërkesa më e lartë dhe ku është në rënie. Sidoqoftë, është thënë që fillimi i shitjeve të Modelit Y në Kinë ishte një faktor pozitiv.
“Ne jemi inkurajuar nga mirëpritja e fortë e Modelit Y në Kinë dhe po përparojmë shpejt drejt kapacitetit të plotë të prodhimit”,- tha kompania në një deklaratë. “Modeli i ri S dhe Modeli X gjithashtu janë pritur jashtëzakonisht mirë, me pajisjet e reja të instaluara dhe të testuara në Q1 dhe ne jemi në fazat e hershme të rritjes së prodhimit.”
Prodhimi në këtë tremujor arriti në 180,338 automjete, vetëm 0.3% nga tremujori i katërt i vitit 2020. Kompania do të nxjerrë rezultatet financiare tremujore në disa javë.

/BM
 
normal , parashikohet brenda 4-5 vitesh sdo kete me gaz por produkete alternative per transportin

ky po do ishte evolucion
 
E ardhmja e makinave jane makinat hibrid dhe elektriket. Shume brande te njohura makinash po e aplikojne kete teknologji ne prodhimet e reja.

Sot pashe tek Toyota ne Shqiperi nje teknologji te tille RAV4 2.5 HYBRID 4X4 (Petrol + Electro)

Kur makina elektrike te siguron 500-600 km, as e lodh me koken per me shume, te ngasesh 500 km kush eshte si ty, ben pushim te shplodhesh sa karikohet makina e pastaj vazhdon rrugen nqs ke distanca te medha.
Kurse per jeten e dite per ditshme, karikimi ne darke e gjate nates te mjafton. Rendesi ka te kesh prizen tek shtepia.
 
Teknologjia hybrid te mundeson qe makinen ta perdoresh dhe me benzine dhe me bateri qe karikohen ne momentin qe makina eshte duke ecur. Sa me shume te ecesh aq me shume karikohet.

Kurse makinat elektrike jane me plug in qe duhet ti fusesh spinen diku per ta karikuar.

Te dyja jane eco friendly :) plus qe bota nuk do behet me lemsh me luftera per arin e zi.
 
Po e kuptoj, por hybrid me duket etapa intermediare deri sa te instalohen plugs ne cdo cep rruge si jane benzinerite.
 
Po e kuptoj, por hybrid me duket etapa intermediare deri sa te instalohen plugs ne cdo cep rruge si jane benzinerite.
Jo vetem kjo por edhe per faktin qe benzina eshte version back up nese ka anomali me teknologjine e re mos ngelesh ne rruge.

Gjithesesi eshte ne faze testimi dhe njerezit jane skeptik, por ka rritje te shitjeve kjo eshte e rendesishme.
 
Ne München jane rrit ndjeshem keto makinat elektro .. dhe normal teknologjine me te re e blejne te pasurit.
Si rrjedhojne edhe kursejne .. clever.
 
Po patjeter qe jane skeptik sepse nqs ben distanca te gjata duhet te mendohesh mire per rrugen qe ben, e ku mund te ndalohesh te rikarikosh (sidomos nqs eshte sezon dimri ku fuqja mund te zbresi me shpejt nga e ftohta).
Por ne momentin qe pikat e rikarikimit do jene cdo 2 hapa, sbesoj qe do kete me shume pikepyetje.
Plus cmimi tani eshte ende ne qiell per makinat me autonomi te madhe, por duke u shtuar modelet dhe konkurenca, dhe cmimet do jene me atraktive.
Gjithsesi per 10 vjet, besoj qe nje pjese e madhe do kalojme ne elektrike.
 
Ne München jane rrit ndjeshem keto makinat elektro .. dhe normal teknologjine me te re e blejne te pasurit.
Si rrjedhojne edhe kursejne .. clever.
Po ne keto metropolat e medha as nuk ja vlen mos kesh makine elektrike per te levizur brenda e perbrenda se ke priza pothuajse gjithandej ne dispozicion. Problemi eshte kur jeton ne fshat :p ose do te ikesh distance te gjate
 
Epo jane te ndara gjera .. Metropole .. qera e larte rruge e shkurter tek puna.
Fshat .. qera e ulet po te duhet Auto 🚗 🤷‍♀️
 
Top