Shikimi i detit zbut stresin te njeriu

AnGeLiC

VIP
V.I.P
deti_1497987923-3827426.jpg

Pamja e oqeanit është e mirë për shpirtin, thotë një studim i ri. Hulumtuesit i krahasuan njerëzit që jetonin në zona të ndryshme të Wellingtonit në Zelandë të Re, dhe zbuluan se ata që kishin pamje në det çdo ditë kishin nivele më të ulëta të stresit, transmeton koha.net.
Kjo lidhje kishte mbetur edhe pasi që pasuria, mosha, gjinia dhe faktorët e tjerë të banorëve ishin marrë në konsideratë. Megjithatë, shikimi i hapësirave të gjelbra – si parqet dhe pyjet me bar – si duket nuk e sjellin të njëjtën dobi, sipas studimit të publikuar në numrin e majit të revistës “Health & Place”.

Kjo mund të jetë për shkak të faktit se studiuesit nuk kishin bërë dallim në mes të llojeve të hapësirave të gjelbra, tha bashkautorja e studimit Amber Pearson, asistente profesoreshë e gjeografisë shëndetësore në Universitetin Shtetëror të Michiganit.

“Kjo mund të jetë për shkak se hapësirat e kaltra ishin të gjitha natyrale, ndërsa hapësira e gjelbër përfshiu zona të krijuara prej njeriut, si fushat sportive dhe terrenet sportive, si dhe zonat natyrore si pyjet native”, tha ajo në një deklaratë për shtyp të universitetit.

“Ndoshta, nëse i shikojmë vetëm pyjet native mund të gjejmë diçka të ndryshme,” shtoi Pearson.

Gjetjet mund të rezultojnë të dobishme për planifikuesit e qyteteve. Për shembull, planifikimi i ndërtimit të një numri të caktuar të ndërtesave të larta ose shtëpive të përballueshme në qytetet bregdetare me pamje nga oqeani mund të përmirësojë shëndetin mendor, thanë studiuesit.

Hulumtimet e mëtejshme mund të përcaktojnë nëse shikimet në sipërfaqe të mëdha të ujit, si liqenet e mëdha, e kanë të njëjtin efekt si shikimet në oqean, tha Pearson, përgatiti Koha. Expres
 
Ndonjehere mendoj se jam aq shume e lidhur me detin...sa nese nuk e shoh shpesh me duket sikur me mungon dicka...

nuk ka qetesi..rehati...me te madhe..
 
Afer detiti afer mretit kane thane...
 
Është e vërtet mbaj mend në shkollë kur e kisha klasën me pamje ka deti shkoja më me qejf në mësim (pa shaka )
 
Është e vërtet mbaj mend në shkollë kur e kisha klasën me pamje ka deti shkoja më me qejf në mësim (pa shaka )
Jam me fat qe jetoj ne qytet bregdetar dhe cfare do qe mund te bej gjate dites sidomos ne dimer e gjej gjithmone kohen te rri me apo pa shoqeri qofte edhe pak minuta per tu relaksuar ose per te shfryre nervat .
 
Jam me fat qe jetoj ne qytet bregdetar dhe cfare do qe mund te bej gjate dites sidomos ne dimer e gjej gjithmone kohen te rri me apo pa shoqeri qofte edhe pak minuta per tu relaksuar ose per te shfryre nervat .
Të kuptoj ç'a dmth, edhe aroma ka një veti që të relakson.
Edhe kur është i trazuar (madje edhe më tepër atëherë se sikur zbraz shpirtin deti me kupto) është super i bukur.
 
po ne se nuk kemi det si t’ja bejm?mir se kemi lumej dhe drinin e bardh qe oshtima e tij te knaq shpirtin e te shurdhon veshin?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top