...shija e lirise.

...tash qe koha po iken, ditet po na largojne krejt ngadale , pa rrebeshe fjalesh,tash qe duart e mbushura me kujtime shperndahen neper ajrin e shpirtit,tash, mundemi me qene te lire.
E di ate lirin e nje nate te qete me yje ne bregdet,apo te nje pikniku ne mengjes heret,ku zogjte kendojne , gjethet fershellejne...duke te dizenjuar abstraksione jeshilleku ,eshte aq e paqte , mbushur me jete.
Tash munde t"jemi krejt te lire,krejt te shkujdesur ne hapat qe po na largojne e diku ne nje abstraksion kohe shuhen.
Largohemi nga e djeshmja,largohemi nga nje mik,lagrohemi nga nje kujtim,largohemi edhe nga vuajtjet...por leme pas dhe caste lumturie...
Shpesh mendoj qe,cikli jone jetsor eshte largimi,largohemi nga cdo gje.
Ne fund vete jeta na largo ,me nje lot,ne ikje,e nje te qare ne fillim.
Tash mundemi me qene ma larg se asnjehere,por dhe me afer se asnjehere,mjafton te ndalosh nje dite,nje cast dhe ta dashurosh sic ne dashuronim dikur momentet tona.
Tash jena te lire,.....
Te lire pa njeri-tjetrin,pa kujtime...
Por asgje per trishtim,duke ikur gjithmone formojme nje "lindje te re momenti"...lufte apo paqje pak rendesi ka.
Me rendesi te rilind cikli ne vazhdimesi.....

31.Maji-2016~Athine!!

53461896_2490753917621011_1885894769301782528_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top