Shënohet sot Dita Ndërkombëtare e Holokaustit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Sot në mbarë botën shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore rreth gjashtë milionë njerëz u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për të shfarosjen e hebrenjve.

holokausti4.jpg


Hebrenj nga e gjithë Gjermania dhe vendet europiane të pushtuara prej saj, u grumbulluan në kampe përqendrimi, ku u helmuan me gaz, u qëlluan, u lanë të vdisnin urie.

Në kampin Auschwitz vdiqën më shumë se një milion njerëz, të vrarë në dhomën e gazit, të rraskapitur nga kushtet e pamundura të punës, ekzekutimet e shumta, rrahjet dhe torturat nga agjentët.
Viktimat ishin kryesisht hebrenj, rusë, polakë dhe romë.

Kampet e vdekjes, vendet e terrorit u çliruan më 27 janar 1945.

Në vitin 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që shpallte 27 janarin, si &#8234">8234;Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave &#8234">8234;të Holokaustit.

Kjo ditë përkujton miliona viktima të politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe përqendrohet në përpjekjet bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe antisemitizmit. /al beu.
 
Back
Top