Shefja e FMN-së paralajmëron krizë “të pabarabartë” botërore

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shefja e FMN-së paralajmëron krizë “të pabarabartë” botërore

Ekonomi – Gjendja ekonomike në Bashkimin Europian dhe në SHBA po njeh përmirësim, megjithëse të vogël. Por shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar së fundmi për një valë të re krize financiare që do të përfshijë mbarë botën. Cilat janë, sipas saj, simptomat dhe parashikimet për rajonet apo shtetet, tendencat dhe sektorët që rrezikohen


situata-globale-ekonomike-2.jpg


Gjendja ekonomike në Bashkimin Europian dhe në SHBA po njeh përmirësim, sado të vogël. Mirëpo shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, ka paralajmëruar së fundmi për një valë të re krize financiare që do të përfshijë mbarë botën. “Rreziqet për stabilitetin financiar botëror po rriten”, tha francezja të enjten në Uashington. Probleme para së gjithash mund të shkaktonin përqindjet e ulëta apo dhe ato negative, si dhe luhatjet dramatike në kursin e këmbimit.

“Edhe ekonomia botërore po rritet gjithnjë e më me ngadalë”, tha Lagarde në një fjalim, duke mbajtur fokusin në takimin e radhës së FMN-së që do të zhvillohet javën e ardhshme. Produkti i Brendshëm Bruto në rang global këtë vit do të rritet po aq shpejt sa në 2014-n, kur plusi regjistrohej në nivelin e 3,4 përqindëshit. “Rritja ekonomike globale do të ecë përpara, por ajo do të njohë shtresa dhe rritje të pabarabartë të sektorëve.”

Rusia, Brazili dhe Lindja e Mesme, të rrezikuara

Ndërsa zhvillimi në ekonomitë e rëndësishme botërore si SHBA-ja dhe Britania e Madhe do të jetë i kënaqshëm, edhe Eurozona do të njohë rritje, por situata në disa vende në zhvillim dhe të zhvilluara, do të njohë “ditë të këqija”. Para së gjithash, Rusia, Brazili dhe shumë shtete të Lindjes së Mesme do të hasin probleme ekonomike. India, Kina dhe Afrika, rajonet në jug të Saharasë, do të kenë një gjendje më të stabilizuar.

“Politikat joshëse për të thithur para në Eurozonë dhe Japoni, do të jenë një ndihmë për zhvillimin ekonomik”, theksoi Lagarde, por sjell me vete edhe rreziqe. “Ajo kërkon më shumë tolerancë për investitorët. Kjo mund të çonte në bursa të mbinxehura.”

“Përqindjet e ulëta, përveç kësaj, mund të rrezikonin aftësinë paguese të siguracioneve të jetës dhe fondet e pensioneve me shuma të garantuara pagesash”, tha ajo.

Qeveritë duhet të mos i braktisin reformat

“Lëkundjet e forta në këmbimet valutore do të ishin përtej tyre edhe një rrezik më vete për ato vende që kanë borxhe në shuma të mëdha në valutë të huaj”, tha Lagarde. Para së gjithash vende në zhvillim, të cilët vuajnë nga çmimet e ulëta të lëndëve të para dhe duhet t’u frikësohen rritjeve të mundshme të përqindjeve për kreditë, mund të binin si pasojë në vështirësi.

“Rreziqet mund të trajtohen në mënyrë individuale, por ne duhet të jemi gati të hasim një prapsje strukturore të likuiditetit (pra, tërheqje të kapitalit)”, tha zonja Lagarde. Qeveritë për këtë arsye duhet të këmbëngulin për reforma të vazhdueshme dhe rregulla strikte për të tërhequr kapitale dhe të pengojnë gatishmërinë e tepruar të rrezikut ndaj investitorëve.

Ndër të tjera, shefja e FMN-së tha se “sot ajo që ne duhet të bëjmë është të shmangim që mediokriteti i ri të kthehet në ‘një realitet të ri’”. Zonja Lagarde tha gjatë fjalimit para organizimit të Këshillit të Atlantikut javën që vjen, që mbahet çdo gjashtë muaj mes FMN-së dhe Bankës Botërore se “e gjithë hapësira dhe nivelet politike duhen vënë në shfrytëzim”.

Ndërsa rritja globale mezi po njeh një mesatare rritjeje të krahasueshme me atë të tri dekadave të fundit, zonja Lagarde tha se nuk është e mjaftueshme të kapërcehen vetëm përqindjet e larta të papunësisë, barrierat nga borxhet e kreditë dhe stanjacioni në disa prej ekonomive më të mëdha të botës.

Për të ruajtur stabilitetin në terma afatgjatë të ekonomisë botërore, zonja Lagarde tha se fuqitë globale duhet të forcojnë forumet e politikave që bëjnë të mundur ndërtimin e arkitekturës financiare ndërkombëtare.

Dhe gjithashtu zonja Lagarde sinjalizoi se ajo mund të mbështeste përfshirjen e juanit kinez në koshin e rezervave valutore të FMN-së.

“Forcimi i elasticitetit të arkitekturës ndërkombëtare financiare, do të përfshinte edhe rritjen e rolit të valutës së këmbimit të FMN-së, si një aset rezervash globale dhe të thjeshtonte integrimin e tregjeve dinamike në rritje në ekonominë globale”, tha ajo.
g.shqip
 
Back
Top