SHBA shton ndihmat për Jordaninë

LeVoyageur

Once upon a time...
اiftet të cilët në Facebook paraqiten në fotografi të përbashkëta, apo në statuse të përbashkëta - kanë interaksion më të shpeshtë dhe në jetën reale janë më të afërt se ata të cilët nuk bëjnë si ata, theksojnë studiuesit amerikanë. Dhe derisa ne mendojnë që ato veprime i bëjnë sepse nuk kanë çfarë bëjnë diçka më të mençur apo ato veprime i bëjnë për shkak të të tjerëve, hulumtimet tregojnë se ne e kemi gabim. Dhe tani na vjen përfundimi se kush vendos të tilla foto në Facebook apo ndonjë rrjet tjetër, ka një lidhje dashurie më romantike. Ky është rezultati që ka arritur Christopher Carpenter i departamentit të komunikimit në Western Illinois University. Studimi ka analizuar personat të cilët i janë përgjigjur pyetjeve të psikologëve mbi jetën personale dhe përdorimin e rrjeteve sociale. “Kush publikon shumë foto në çift zakonisht ka një marrëdhënie më të thellë dhe më romantike sepse këta çifte kanë tendencë të ndihen më të lidhur me partnerin”, shpjegon studiuesi. Vullneti për t’u rritur është motivimi thelbësor për këtë model. Bëhet fjalë për nevojë për të përhapur të dhëna për veten që vjen nga ndërlidhja me partnerit në marrëdhëniet sentimentale. Hulumtimet e mëparshme, “Facebook” e kanë konsideruar fajtorin kryesor për ndarjet në rritje të çifteve, pasi që tani tradhtitë po bëhen ‘online’, madje avokatët që aranzhojnë divorcet në Britani këshillojnë çiftet e prekura që të mos përdorin rrjetet sociale, në mënyrë që të shmangin kontaktet me njerëzit e rinj dhe me ish-të dashurit. “Facebook ofron një panoramë unike mbi shumë aspekte të marrëdhënies në çift. Edhe kur lidhja ka kohë që ka përfunduar gjurmët e saj mbeten në profilet tona”, ka përfunduar ai.
sot.com
 
SHBA shton ndihmat për Jordaninë

Presidenti amerikan Barack Obama beri me dije nje pakete te re ndihmash per Jordaninë, me rastin e takimit me Mbretin Abdullah II në Shtëpinë e Bardhë.

Obama deklaroi se ndihma amerikane do të kalojë një miliard dollarë në vit, kundrejt 660 milionë dollarë në vit që ishte aktualisht. Ai gjithashtu premtoi garanci të reja për huatë.

“Të gjitha këto ndihma synojnë të përforcojnë reformat politike dhe ekonomike që po kryhen në Jordani”, theksoi Obama.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se kjo ndihmë, që do të diskutohet në Kongres, dhe do të aplikohet në periudhën 2015-2017.

Duke kujtuar që Jordania ka pritur me mijëra refugjatë sirianë të shpërngulur për shkak të luftës civile nga vendi i tyre, Obama theksoi rëndësinë për të ndihmuar këtë vend që përballet gjithnjë me përgjegjësitë e veta.

Mbreti Abdullah II, një nga aleatët kryesorë në Lindjen e Mesme i SHBA-së, falënderoi Obamën për këtë ndihmë në një moment shumë të vështirë për Jordaninë ku refugjatët përfaqësojnë tashmë 20 për qind të popullsisë së vendit. /trt/
 
Back
Top