SHBA, rrihet për vdekje fëmija 9-vjeçar nga i dashuri i nënës së tij; i hëngri tortën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1436228457torta.jpg


Një ngjarje e rëndë është shënuar në Merilend të Shteteve të Bashkuara, ku një 9-vjeçar ka ndërruar jetë në spital pas dhunës barbare nga i dashuri i nënës së tij.

Mediat amerikane shkruajnë se Robert Wilson i ka lidhur duart 9-vjeçarit dhe më pas e ka keqtrajtuar atë. Djali qëndroi i shtruar në spital për 5 ditë me radhë, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Pasi kishte ushtruar dhunë ndaj fëmijës, 30-vjeçari kishte refuzuar ta dërgonte atë për ndihmë mjekësore dhe për 4 orë me radhë fëmija qëndroi në shtëpi derisa një tjetër person në banesë u detyrua të lajmëronte policinë.

Fillimisht, 30-vjeçari Robert Wilson u akuzua për sulm të shkallës së parë dhe abuzim ndaj fëmijëve, por pritet që policia të konsultohet me prokurorët për akuza të reja, pas lajmit të hidhur të vdekjes së 9-vjeçarit.

/ Top Channel
 
Titulli: SHBA, rrihet për vdekje fëmija 9-vjeçar nga i dashuri i nënës së tij; i hëng

Kurrre mos heksh torte.... helm tu beft o psikopat.... Sa gjynah, Allah ruana
 
Titulli: SHBA, rrihet për vdekje fëmija 9-vjeçar nga i dashuri i nënës së tij; i hëng

Ha m*t tashi kalbu ne burg plere qe rreh femin deri ne vdekje per nje tort. Legen mashkull
 
Titulli: SHBA, rrihet për vdekje fëmija 9-vjeçar nga i dashuri i nënës së tij; i hëng

Epo torta eshte torte.
 
Titulli: SHBA, rrihet për vdekje fëmija 9-vjeçar nga i dashuri i nënës së tij; i hëng

Ca jane keto mostra keshtu more...sjemi te vetmit ne jo me till probleme
 
Titulli: SHBA, rrihet për vdekje fëmija 9-vjeçar nga i dashuri i nënës së tij; i hëng

Eshte lloji i ketij arsyeja pse SHBA nuk e heq ligjin per denimin me vdekje.

Dhe mire ben qe nuk e heq.
 
Titulli: SHBA, rrihet për vdekje fëmija 9-vjeçar nga i dashuri i nënës së tij; i hëng

po ku ishte nena e femijes ?perbindsh
 
Titulli: SHBA, rrihet për vdekje fëmija 9-vjeçar nga i dashuri i nënës së tij; i hëng

Ky eshte krim jo kuriozitet :(
 
Back
Top