SHBA, miratohet raporti “brutal” për CIA-n

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Komiteti për shërbimet sekrete në Senatin amerikan ka votuar për rekomandimin e deklasifikimit të një pjese të raportit të tij mbi metodat “brutale” të marrjes në pyetje, të përdorura nga CIA ndaj të dyshuarve për terrorizëm.

feinstein-senatore.jpg


Por autoritetet thonë se do të duhet pak kohë para se përmbledhja e raportit në fjalë të bëhet publik. Disa
pjesë të raportit që tashmë kanë dalë në dritë thonë se CIA shpesh herë ka keqinformuar qeverinë amerikane për metodat e marrjes në pyetje, kryesisht gjatë administratës Bush.

Agjencia Qendrore e Inteligjencës i kundërshton disa pjesë të raportit, duke thënë se ai përmban shumë gabime. Por kryetarja e komitetit, Dianne Feinstein deklaroi se votimi i raportit kishte qenë 11-3, për të deklasifikuar atë që e quajti rezultatin “shokues” të një hetimi.

“Raporti vë në dukje brutalitetin e përdorur që bie ndesh me vlerat tona si komb. Ai shënon një njollë në historinë tonë që nuk duhet lejuar të ndodhë sërish. Kjo nuk është ajo që bën Amerika”, deklaroi Feinstein.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare thonë se ndërsa disa anëtarë republikanë të komitetit votuan bashkë me demokratët në favor të deklasifikimit të raportit, ishte e qartë se mes panelit kishte ndasi të thella.

Senatori republikan Saxby Chambliss deklaroi se teksa votoi për deklasifikimin e raportit, e cilësoi procesin si “një humbje kohe”. Ndërsa deklarata e lëshuar nga senatorja Feinstein thotë se, raporti vë në dukje “problemet madhore” të bordit menaxhues të CIA-s me programin e saj sekret të burgimit dhe marrjes në pyetje, që përfshin mbi 100 të burgosur.

“Kjo është gjithashtu shumë shqetësuese dhe tregon përse mbikëqyrja e agjencive të inteligjencës në një vend demokratik është kaq e rëndësishme”, vijon deklarata e senatores republikane.
/ Top Channel
 
Back
Top