SHBA, gjyshja 51-vjeçare mbyt mbesën e saj 8 vjeçe

cent

...Lontano
SHBA - Helen M. Ford, 51-vjeçe nga اikago është akuzuar për mbytjen e mbesës së saj 8-vjeçare, Gizzell. Sipas policisë mbi fëmijën është ushtruar dhunë sistematike prej muajsh.
70609.jpg

Fillimisht gjyshja u përpoq të mbronte veten, duke deklaruar se mbesa kishte kryer vetëvrasje, por policia ka gjetur trupin e fëmijës me shenja në fyt, si edhe djegie me cigare në disa pjesë të trupit.

Kur forcat e policisë mbërritën në shtëpinë ku kishte ndodhur krimi gjetën babanë e vajzës, i cili dergjej në shtrat si pasojë e një sëmundje të rëndë, e cila nuk e lejonte të lëvizte.

Sipas policisë trupi i pajetë i vajzës qëndronte prej ditësh në banesë. Më pas xhaxhai i vajzës deklaroi se nëna e tij e mbante gjithmonë larg nga Gizzell duke gjetur justifikime të ndryshme.
/BalkanWeb
 
Titulli: SHBA, gjyshja 51-vjeçare mbyt mbesën e saj 8 vjeçe

Cfare gjyshe kjo kanibale femer?

Egersi e pafund :drumepre::drumepre:
 
Titulli: SHBA, gjyshja 51-vjeçare mbyt mbesën e saj 8 vjeçe

Ngjarje te tilla nuk duhen komentuar!
 
Titulli: SHBA, gjyshja 51-vjeçare mbyt mbesën e saj 8 vjeçe

Allahu na ruajt mendjen e kokes
 
Titulli: SHBA, gjyshja 51-vjeçare mbyt mbesën e saj 8 vjeçe

Dhe te mendosh se sa dashuri kane gjysherit per mbesat e niperat :(
 
Back
Top