SHBA: Arrestohet ish-konsulli i përgjithshëm serb në New York, Igor Millosheviç

Bilderberg

Anëtar i ri
SHBA: Arrestohet ish-konsulli i përgjithshëm serb në New York, Igor Millosheviç

Serbia do të këtë pasoja në se nuk e dorëzon Kovaçeviçin, 50 milion ndihmë pritet të bllokohen nga Senati Amerikan.


i poshter Sina
[email protected]


FotoNews_6846.jpg
4 Shtator 2008- Një grup prokurorësh amerikanë, nga New Yorku, morën sot në një seancë pyetjesh diplomatin serb i cili ndihmoi drejtpërdrejt, studentin serb të arratisej nga SHBA-së, me një pasaportë diplomatike. Ai ishte vënë në ndjekje nga policia amerikane, i akuzuar për rrahjen brutale të një studenti amerikan me origjinë hebreje

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit Publik, Tomo Zoric, tha se ish konsulli i përgjithshëm i Serbisë, në New York, Igor Millosheviq, akuzohet nga drejtësia amerikane se ‘pajisi me një dokument udhëtimi - pasaportë diplomatike Miladin Kovaqeviqin, i arrestuar dhe liruar për gjykim në gjendje të lirë, pas rrahu brutalisht duke e çuar deri në vdekje një student amerikan i quajtur Bryan Steinhuaer, më datën 4 maj 2008.’

. Ish- konsulli i përgjithshëm është arrestuar të martën në mbrëmje, dhe është marrë në pyetje sot në mëngjes. Flete-arresti është prerë për 48 orë, por ka gjasa të shtyhet sipas një vendimi që pritet të merret sot, duke u varur gjithçka nga periudha që do të pyetet dhe reagimi i tij.

Millosheviqi, i ka bërë thirrje nëpërmjet shërbimit diplomatik serb në SHBA-së, Kovaçeviqit, që të dorëzohet vetë pasi kjo do të jetë në të mirën e tij dhe në të kundërtën do të ndikojë shumë edhe në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Serbisë. "Uashingtoni, thotë se Beogradi do të ketë pasoja të mëdha nëse nuk lejon qe Kovaçeviç të gjykohet nga drejtësia amerikane, e cila premton një gjykim më se të drejtë," tha Senatori demokrat i New Yorkut, me origjinë hebreje.

Basketbollistit serb, Kovaçeviq, i ishte ngritur padia gjyqësore dhe pritej të dalë para gjyqit për t’u përballur me drejtësinë për këtë vepër kriminale, përderisa ai u lirua me kusht nga paraburgimi, duke depozituar shumën prej 100 mijë dollarësh amerikan, nga diplomati serb,(20 mijë dollare me kredit card dhe 80 mijë kesh). Sjellja e tij e vrazhdë nuk mbaroi me kaq.

FotoNews_6847.JPG
Ai që komprometoi konsullatën serbe në New York, la pranë vdekjes kolegun e tij Steinhauer, shkaktoi edhe incident ndërkombëtar kur u largua ilegalisht për në Serbi, me ndihmën e konsullit serb në New York, Igor Milosheviq.

Konsullata serbe në New York, zbuloi qe konsulli Millosheviq i kishte lëshuar një pasaportë Kovaçeviqit, që besohet të ishte diplomatike, me të cilën ai pa problem u largua drejt Serbisë. Zyrtarët e administratës amerikane por edhe Ambasada Amerikane në Beograd, po bëjnë presion të vazhdueshëm mbi qeverinë e Serbisë për kthimin e Kovaçeviqit para drejtësisë amerikane.

Fillimisht, qeveria e Serbisë kishte premtuar bashkëpunim, mirëpo deri më tani ata nuk kanë lëvizur asgjë në këtë drejtim. Senatori Charles E. Schumer, shpërndau sot, një deklarate pas arrestimit të diplomatit serb në New York, por nuk tha gjë nëse Kovaçeviçi do të sillet në SHBA-së, për gjykim apo jo. Megjithatë, tha ai në deklaratë se "Dorëzimi i Kovaçeviçit nga Serbia, autoriteteve të drejtësisë amerikane do të ishte gjëja më e mirë që do të bënte Beogradi, ndërsa në të kundërtën tha ai, "gjëja më e gabuar".

Schumer: Serbia do të këtë pasoja në se nuk e dorëzon Kovaçeviçin, 50 milion ndihmë pritet të bllokohen nga Senati

Gjendja shëndetësore e Bryan Steinhauer, student i Universitetit të Binghamtonit, nuk është më e mirë as pas tre muajve, si pasojë e goditjeve të pamëshirshme që kishte marrë nga kolegu i tij, basketbollisti serb Milladin Kovaçeviq, gjatë një përleshje që kishte ndodhur më 4 maj të këtij viti në një bar afër stadiumit. Ai edhe më tej vazhdon të jetë në koma dhe pothuajse i palëvizshëm. Prindërit e tij, gjatë një konference për shtyp, thanë se Bryan ende qëndronte në gjendje kome dhe se ka shumë pak përmirësime për këta tre muaj me gjithë kujdesin e personelit mjekësor në spitalin e Rockland County. Babai i tij Richard tha se djali i tij ende qëndron pavetëdije, nuk mund të komunikojë, as të lëvizë pjesët e tij të trupit si dhe e ka shumë të vështirë për t’i njohur të afërmit. Kovaçeviq lëviz lirshëm në Serbi.

Ai konsiderohet si hero në vendin e tij të lindjes nga bashkëqytetarë t e tij dhe së fundi ka filluar trajnimet në një skuadër të basketbollit atje. Zyrtarët e qeverisë serbe por edhe vetë ministri i jashtëm, Vuk Jeremiq, gjatë një sesioni të OKB-së në New York, muajin e kaluar insistoi se kushtetuta e Serbisë nuk e lejon që Kovaçeviq t’i ekstradohet drejtësisë amerikane.

FotoNews_6845.JPG
Ai deklaroi se beson që Kovaçeviq më mirë është të kthehet në New York e të ballafaqohet me drejtësinë, por është punë e tij sesi ai do të veprojë. “Përndryshe, ai është i mbrojtur nga kushtetuta e vendit tonë”, ka thënë Jeremiq.

Pavarësisht prej këtyre deklarimeve, media amerikane pohon se Serbia nuk do ta kalojë lehtë këtë krim makaber pasi që senatorët nga New Yorku, Chuck Schumer dhe Hillary Clinton kanë kërkuar nga Kongresi Amerikan të bëjë ngrirjen e fondit pesëdhjetë milionësh që Kongresi i kishte ndarë sivjet Serbisë në kuadër të ndihmës së jashtme..

Afati i ngrirjes së këtij fondi ka skaduar që në fillim të gushtit dhe Schumer është zotuar se kësaj radhe nëse Serbia nuk vepron, Amerika do të pezullojë për një afat të papërcaktuar shumën 50 milionëshe.

Shumer gjatë një konference me gazetarë, ka thënë se po kërkon rrugë që këto ndihma të ndërpriten menjëherë këtë muaj (shtator), kur edhe do të mblidhet Senati për këtë çështje, dhe nëse i kërkuari nga drejtësia amerikane Kovaçeviq nuk kthehet në New York për t’u përballur me drejtësinë, ajo bllokohet përfundimisht dhe shfuqizohet nga Senati. “Ne do të fillojmë aksionin tonë kundër qeverisë së Serbisë nëse autoritetet e saj deri kur të mblidhet Senati, nuk e kthejnë të kërkuarin nga drejtësia amerikane Miladin Kovaçeviq”, tha Schumer për median amerikane në New York.

Ai ka kërkuar nga administrata amerikane dhe Banka Botërore që përmes një raporti special të rekomandohet ngrirja e ndihmave ndaj Serbisë dhe të shtohet edhe më tej presioni ndaj qeverisë së saj deri atëherë kur Kovaçeviq të arrijë i prangosur në New York.

Shifni videot: 7online.com: Serb diplomat investigated over NY student case 9/03/08
 
Duket qe ne fytyre ky...

Ja e gjeti shtepine.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top