Shaba - Nga Edison Ypi

Shaba ishte në shkollë të mesme, kur një mëngjes oborri i shtëpisë së tij u mbush me punëtorë me kazma e lopata, që bënë disa sheshime. Të nesërmen oborri u mbush me llaç e tulla. “Shteti”, pa pyetur askënd, në oborrin e shtëpisë së Shabës, kishte nisur të ndërtonte diçka që as Shaba dhe askush nuk mund ta dinte çfarë ishte sepse punëtorët dhe një teknik që mbante në dorë disa skica, nuk flisnin. Në oborrin e shtëpisë së Shabës nuk mund të ndërtoheshin gjëra për të cilat buçiste propaganda, fabrikë, uzinë, fermë bujqësore, hidrocentral. Mundësitë ishin dy; bunker për mbrojtjen e popullit nga sulmet e armiqve ziliqarë që mezi çprisnin t’i ngulnin Shqipërisë dhëmbët, ose pallat banimi për leckamanët. Hamendja se fjala ishte për bunker u hodh poshtë shpejt kur u pa se gërmimet nuk vajtën më thellë se 1 metër. Kështu që, me gjasa, fjala nuk ishte për tunele, por për themele, pra pallat banimi. Por edhe pallati u hodh shpejt poshtë për shkak të përmasave të kufizuara të oborrit. Vepër madhështore pesëvjeçari jo, pallat jo, tunel jo, çfarë po ndërtonin vallë në oborrin e Shabës?! Komitet partie? Rajon policie? Burg? Dhomë torturash? Zyrë e fshehtë e sigurimit?
Kur kishte kaluar nja një muaj, ja behu çudia tjetër. Këtë herë jo e hamendësuar por faktike;
Karabinaja e porsangritur, nga forma, madhësia, modeli i çatisë, s’të linte të dyshoje se mbi oborrin e shtëpisë së Shabës po ngrihej një Tyrbe.
U çudit i madh e i vogël. Nisën pëshpërimat.
Kishat dhe xhamitë kishin vite që ishin hedhur në erë nën brohorimat entuziaste të proletarëve surratshqyer. Priftërinjtë dhe hoxhallarët që mbetën pa u pushkatuar, varur në litar apo vdekur nëpër biruca nga rrahjet shtazarake, ishin tashmë nëpër burgje. اne kjo Tyrbe! Lagja mbajti frymën. Ndoshta kurvi ishte penduar për hedhjen në erë të kishave dhe xhamive, rrahjet dhe vdekjet e klerikëve, dhe me këtë Tyrbe në periferi të qytetit, po jepte një sinjal pendese që dukej sikur thoshte; Partia e bëri atë gabim, edhe partia gabon, por pranon dhe bën autokritikë, priftërinjtë dhe hoxhallarët e vdekur nuk i ngjallim dot, ama nga pësimet nxjerrim mësime, vetëkorrektohemi, bëjmë autokritikë, nën udhëheqjen e pagabuar të klasës punëtore me në krye shokun kurvi etj. etj.
Me plotësimin dita ditës të asaj që fillimisht pa të drejtë u quajt Tyrbe, më së fundi u muar vesh se në oborrin e shtëpisë së Shabës u ndërtua një Bibliotekë.
Shaba mori frymë thellë, dhe tha me vete; piruetat e kurvit, simbolikat e partisë, kthesat e stalinizmit, zigzaget e proletariatit, nuk më interesojnë aspak. Përderisa të dyja kanë si qëllim zbutjen e njeriut, Biblioteka dhe Tyrbja nuk dallojnë shumë nga njëra-tjetra. Shyqyr që nuk më ngritën në oborr ndonjë komitet, polici, dhomë torturash, zyrë sigurimi.
Shaba e priti pra me qejf ndërtimin e Bibliotekës. Jo për vete. Se Shaba i kishte lexuar ndërkohë praktikisht të gjithë librat shqip, si të lejuarit që i blinte nëpër librarira dhe të palejuarit që vinin nga Kosova. Lumturimi i Shabës ishte i një lloji tjetër, lumnim i pastër, i lartë, idealist, i brendshëm, i thellë, altruist, për të tjerët që të bëheshin njerëz. S’do mend që biblioteka do kishte librat e kurvit, librat për vështirësitë e revolucionit, luftën e klasave, çarjen e bllokadës së egër, egërsinë dhe rrezikshmërinë e armiqve të jashtëm dhe të brendshëm. Por do kishte edhe ndonjë libër tjetër, për shembull ndonjë roman të Balzakut, Hygoit, Tolstoit, që, n’atë tmerr e llaftarë mjaftonin për të mos i lënë shqiptarët të mos kafshëroheshin.
Kaluan vitet. Shaba hyri e doli me mijëra herë në Bibliotekën mbi oborrin e shtëpisë së vet, për t’i rekomanduar njërit e tjetrit libra të mirë.
Në ‘90-ën, nën sytë e përlotur të atyre për të cilët Biblioteka, falë Shabës, kishte qenë Tyrbe, banditët zhvatën orenditë dhe dogjën librat.
Por s’mund ta zhvatnin as digjnin shpirtin e Shabës, që sillej i pavdekshëm aty rrotull.
Pas zhvarjeve dhe djegieve materiale, vendi dhe Biblioteka bosh u shndërruan në vend të shenjtë, Vakëf.
Gjetën a s’gjetën gjë, s’u muar vesh. Megjithatë u shfaqën netëve si hije me metal detektor ndër duar, për të kërkuar flori nën themelet e Bibliotekës, që kishte qenë oborri i Shabës.
Kërkuesve të floririt nën Bibliotekën e rrënuar, Shaba u tha duke qeshur: Po lodheni kot. Floriri i oborrit tim ndodhet ku nuk mund ta merrni, në kokat e lexuesve që unë i shpëtova nga shtazërimi.
Lexuesi i paepur Shabë, Bibliotekën mbi truallin e tij, donte ta privatizonte, dhe pasi ta ndreqte të vazhdonte ta përdorte përsëri si Bibliotekë, por nuk mundi sepse e pengoi ligji.
Erdhën në ato vite plot njerëz që i thanë Shabës,
– Digje dhe privatizoje.
– Nuk jam shtazë që të djeg Biblioteka, jam Njeri.
– E djegim ne për ty.
– Para se të digjni Bibliotekën duhet të më digjni mua, para se të më digjni ju mua, ju djeg unë ju.
Shqiptarët vjedhin e zhvasin e vrasin, Shaba jo që jo, Bibliotekën Tyrbe mbi oborrin e vet, tashmë pa libra shndërruar në Vakëf, nuk e prek.

Mapo
 
Titulli: Shaba - Nga Edison Ypi

Po ironizon ndonje rast real Ypi apo si?
 
Titulli: Shaba - Nga Edison Ypi

Pa asnje ironi ajo qe ka shkruar Edisoni eshte e keqja e cila me se paku eshte dashur te na ndodhe ne keto vite tranzicioni qe ska fund. Ore kishim bibloteka e shkolle, me te mira se keto te sotmet, ne cdo maje mali ku kish tre shtepi.

Me thene te drejten keto vite jam rrugetare i rruges per ne pune, cdo dite pune jave, nga 1 ore vajtje ardhje. Kjo linje mbane shume studente. Per ti ikur rutines zakonisht kam lexuar dicka. Jo rralle jam ndjere keq nga pyetjet qe me kan be: Pse po lexon? Qa po te duhet pasi punon? A nuk po te pengon leximi? :liber::liber: Ajo me e tmerrshmja qe m'ka nodhe ka qene kjo:

Une jam i fiksuar qe kur kap nje autor, he them t'ja lexoje disa vepra. Dhe ato kompleti i veprave zakonisht kane nje format dhe nje ngjyre. Njeri nje dite me tha: Ouuuuu kete liber ka muaj qe e mba :gjyshe::qan::vriveten:Edhe ai student i rregullt ne bus :bleta:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top